gazeta nacional 168
Transkript
nacional BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI IV BOTIMIT NR. 168 7-14 TETOR 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazetë javore, letrare, kulturore, politike Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected] Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Tetova përgatitet për mbajtjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” Komuna Bujan e Tropojës i akordoi patriotit Sejdi Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi”, pas vdekjes Portat humane të poezisë botërore Nderim për figurat e shquara nacionaliste Re po rt az h nngga ND UE U KA J Repo port rtaz azh NDU UK Re po rt az h nngga MUJË BUÇPAPAJ Repo port rtaz azh faqe 3 E D I T O R I AL Ngujimi i shndërron fëmijët në qenie të deformuara Nga FRAN GJOKA G jakmarrja është një nga fenomenet sociale, që jo vetëm është shumë shqetësuese nga pikëpamja politike dhe qytetare, por dhe nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Duke qenë se dukuria e hakmarrjes dhe gjakmarrjes ka marrë përmasa serioze dhe duke vlerësuar efektet dhe kundërefektet që ajo ka në shoqërinë shqiptare, është detyrë e rëndësishme e politikës... Faqe 20 faqe 18 Si e shkrova parathënjen e librit në greqisht të A. Podrimjes, “Harta e grisur” Podrimja, poeti i dhembjes universale Esse nga DINO KUBATIS faqe 14-15 Në Poetë bashkëkohorë grekë Përktheu TON P A PL EKA eu:: AN ANT PA faqe 6-7 Harrohet 80-vjetori i lindjes së Sten Dragotit Dymbëdhjetë frymë Poezi nngga AIDA B O DE BO Nga NOVRUZ SHEHU faqe 9 S www.radionacional.al ten Asllan Drag oti është një vigan i kinematografisë botërore dhe vetëm cinikë të përmasave botërore mund të harrojnë jo pa qëllim, festimin, sado modest që të ishte 80 vjetorit të ditëlindjes së tij. Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor 1933 në New York në një familje me prindër nga Shqipëria (Tepelena). Babai i tij Asllani dhe Xhaxhai i tij Miftari kanë... Faqe 15 Kthimi faqe 4-5 Tregim nngga SU LEJMAN MA TO SUL MAT Për poemën “E dashur mos vdis!” e Moikom Zeqos Faqe 10-11 faqe 8 Të jesh grua, hënë e plotë në zemër të ullirit faqe 21 “JATA” PJESË KËMBIMI ORIGJINALE GJERMANE DHE TË PËRDORURA Safeti: +355 693258926 +355 682090719 faqe 2 Re po rt az ERISH A Repo port rtaz azhh nngga SE SEJJ D I B BE Muri i vdekjes faqe 5, 17 Murati: +355 682090718 +355 683911124 ADRESA: Kthesa e Kamzës (tek treshi eshi pranë shinave të trenit) Nga PPrrofof.. Dr X HA dhe SE Dr.. SH SHEEFQ ET HO HOX SEJJD I PE PEKKA Udhëtim nëpër Rrafsh të Dukagjinit...! Nga origjinali kroatisht shqipëroi: MUSTAFA SPAHIU AUTO Esse nngga VASIL V ASILI VA In memoriam për dijetarin Sami Ferizi Nga MARINA KLJAJO-RADIÇ (Mostar) faqe 16-17 CMYK BRENDËSI faqe 7-19 Treg im nngga GA NI M E H M ETA J GAN ME Treg im nngga : RO LAND G ROL GJJ O Z A d he P IR RO D OLLANI DO Treg im nngga : FL U TURA M U S TA FA , A FLU MU ALL I A L ID E M A J, N U H I IISS M A JL I, S H K ËL Z E N NU Z A L L I dhe JO NU Z FE TA H A J FET nacional REPORTAZH 2/ E Diel, 7 tetor 2012 Njoftimi i llojit të veçantë përbrenda kombit, përbrenda atdheut... Udhëtimi i Shqipërisë dhe i Kosovës nëpër Rrafsh të Dukagjinit...! Nga SEJDI BERISHA sherrit ndoshta e jetës të secilit njeri. Duke e “provuar” edhe nga një gotë verë e dikush edhe birrë, sikur na ikën minutat e ditës, dhe tani kishim dëshirë që të kthenim pak edhe tek Burimi i Drinit të Bardhë në Radac, që tani ishte krejtësisht në anën tjetër të qytetit të Pejës. Sërish përgjatë rrugës nuk pushonim së biseduari për Kosovën dhe Shqipërinë, për hallet e njeriut tonë, për traditat, politikën, ndasitë, për bujarinë, për të arriturat, për Rrugën e Kombit, për Tunelin e Kalimashit, edhe për tunelet tjerë... D ashuria e përkushtimi për atdheun dhe për kombin, që bashkërisht, më kurrë të mos tkurrën por të ecin normal dhe të zhvillohen rrjedhshëm e lirshëm... Pra, në këtë përvjetor, i cili u shënua edhe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke folur për historikun e kësaj shoqate, u theksuan dhe u veçuan edhe shumë data e rrjedha historike që i jepnin peshë dhe vlerë këtij tubimi, në të cilin, me Çmimin “Hasan Prishtina” u nderua Ambasadori amerikan, z. Frank G. Wisner, për kontributin që ka dhënë në ecjen përpara të çështjes aktuale historike të Kosovës. Në këtë tubim, përveç figurave të shquara publike, politike dhe kulturore pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë edhe përfaqësues të fushave të kulturës dhe arsimit, siç ishin edhe Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof. dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq Buka, të gjithë nga Tirana. Dhe, deshi rasti që të nesërmen, me këta të kalojmë disa orë ose një ditë së bashku, duke vizituar qytetin e Pejës me karakteristikat e veta të veçanta kulturore dhe historike, bukuritë e trembëdhjetë fshatrave të Rugovës dhe ato të Burimit të Drinit Bardhë dhe të Radacit. Mirëpo, nuk ishte vetëm kjo e veçanta, apo kryesorja që realizuam atë ditë. Ishte diçka krejt tjetër. Ishte biseda dhe komentimet për tema e fusha të ndryshme, të cilat na i provokonin bukuritë mahnitëse duke na nxjerrë shumë pyetje e pastaj edhe përgjigje dhe debate, që e kishin peshën dhe rëndësinë e vetë shumëdimensionale. Në mëngjes takohemi me Reshat Nurbojën (Drejtor i Administratës Komunale të Pejës dhe veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare), i cili i shoqëronte dhe me Besim Kajabegollin (udhëheqës në Drejtoratin e urbanizmit të Pejës), i cili edhe ai ishte pjesë e “ekspeditës” sonë, dhe menjëherë marrim rrugën për në Rugovë, më saktësisht për në fshatin Bogë, i cili pothuaj se tanimë është duke u shndërruar në themel fillestar të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë anë, nga e cila, për shkak kushteve të vështira dikur për jetesë, fshatrat e këtushme thuaja se të tërat janë boshatisur. Mësoj se bashkudhëtarët tanë, respektivisht mysafirët-profesorë nga Tirana, përbri këtyre shkrepave ku gjarpëronte rruga e asfaltuar, ishte hera e parë që e vizitojnë këtë madhështi natyrore, kulturore dhe historike të Rugovës kreshnike, të një krahine të lashtë të trojeve dhe të tokës arbërore. Dhe, kuptohet. Kureshtja, prej momenti në moment merrte hovin dhe pasonin pyetje të pareshtura, të cilave përpiqeshim që t’u gjejmë përgjigjen adekuate dhe të saktë. Kjo mori “zjarrmi”, kur diku afër kilometrit të trembëdhjetë që kishim kaluar, makinat morën drejtimin në të djathtë dhe u ndalem tek një restorant i ndërtuar pothuaj se i tëri nga druri pishe dhe nga bredhi. Reshati, i cili përpiqej që mysafirët të ndiheshim sa më komod, ishte i interesuar që për fillim, përgjatë rrugës, t’i gostiste me një ushqim autokton-burimor, me një leqenik i cili gatuhet me miell misri dhe me mazë ose siç thanë profesorët e nderuar, me kajmak. Titulli i librit “Shpërputhje kohe”, sikur plotësisht puthitet edhe me realitetin dhe me rrjedhat e tanishme në shoqëri...! Ulemi dhe së pari freskohemi me nga një gotë uji që del nga burimi i këtyre anëve, pastaj, nuk vonon e na vjen edhe leqeniku, i cili në një mënyrë edhe hapë debatin. Mirëpo, unë, siç e kam shprehi, miqtë i “gostisë” me libra, andaj, për një çast ika deri tek makina dhe i mora disa ekzemplarë të disa nga veprat e mia dhe ua dhurova. E, po kjo pastaj nxiti debatin. Prof. dr. Petraq Buka, merr njërin nga librat e mi dhe e intrigon titulli “Shpërputhje kohe”. Tani e komentojmë këtë titull, dhe sikur të gjithë pajtohen se edhe tash, në këtë kohë, sikur ky titull plotësisht puthitet me realitetin dhe me rrjedhat në shoqëri! Atëherë, të gjithë kyçemi në debat dhe bisedojmë për gjëra të ndryshme, të cilat nuk na anashkalojnë pa biseduar edhe për gjuhën, edhe për shprehjet, edhe për fjalorin. Kjo ishte shumë me rëndësi të veçantë, sepse, profesorët Petriti dhe Petraqi, me prejardhje vinin nga Gjirokastra, kurse, profesor Eduarti nga Korça. Andaj, në këtë aspekt, “sqaroheshin” shumë shprehje e fjalë, të cilat, kuptohet, ishin shqip, por që dallojnë nga veriu, mesi e jugu. Dhe, kujtoj se ishte mirë të bisedohej edhe më thellë për gjuhën, sepse, sinonimet janë të rëndësisë së veçantë për begatinë e gjuhëve, kurse, gjuhës sonë, ato bukur shumë i mungojnë, apo edhe sikur nuk ia vëmë veshin apo nuk duam që ta begatojmë shqipen me sinonime. Prandaj, këtu tani flasim për gjuhën e cila flitet këtu në Pejë, respektivisht në Rugovë, por bisedën e zgjerojmë edhe në nivel të Kosovës, edhe të Shqipërisë... Ishte mirë, sepse, shumë gjëra bëheshin pjesë e re e njohurive, të cilat forcojnë themelin e unitetit dhe të arsyeshmërisë të njëjtësimit kombëtar. Duke ngrënë nga pak leqenik, vazhdojmë bisedën e cila thellon mendimet dhe arsyen e bën pjesë të pakontestueshme të intelektit por edhe të kulturës individuale mbase edhe kolektive. Dhe, tani: leqeniku, maza, gurra, kumshti, hirra, drani, tinari e shumë shprehje të tjera, bëhen “lule” të reja në kopshtin e gjuhës dhe të të shprehurit shqip. Gjatë kësaj kohe, duke biseduar për këto vise malore dhe madhore të Rugovës, bisedojmë edhe për poezinë, e cila është nxitëse e zgjimit të synimeve krijuese dhe e shoqërimit të muzave, të cilat edhe kur ne nuk i hetojmë, ato qëndrojnë pranë nesh dhe na provokojnë për të thurur ndonjë varg, bile edhe ata që kurrë nuk kanë shkruar dhe as nuk do të shkruajnë, por vetëm u mbetët si këndim dashurie në shpirt. Për poezinë, ka dëshirë më shumë të “provokoj” profesor Eduarti. Bile ai, duke shfletuar librin tim me poezi “Fjalë e pathënë” i zë në “flagrancë” shumë vargje të cilat i shkojnë për shtati por edhe neve na pëlqejnë. Dhe, kështu kjo ditë bëhet gjithnjë e më e begatë dhe e paharruar. Fshati Kuçishtë, histori e veçantë e Rugovës dhe e Kosovës Tani, mbyllim librat dhe ikim nga restoranti. Vazhdojmë rrugës gjarpërore për në Bogë. Nxitojmë rrugës gjarpërore, e cila me bukuritë për anash na lë “borxh” për pyetjet dhe përgjigjet. Nuk vonojmë shumë dhe arrijmë në fshatin Kuqishtë, i cili ka një histori të veçantë për krahinën e Rugovës, si në aspektin e peshës së vendbanimeve të këtushme, ashtu edhe në aspektin e rrjedhave shoqërore dhe historike. Përpiqem që të shpjegoj “historinë” e këtij vendbanimi, dhe u flas për kafenenë, që dikur ishte këtu, e të cilës tani i kanë ngelur vetëm muret, të cilat, vërtetë dëshmojnë për të kaluarën e këtushme, dhe sikur ende kanë edhe vesh edhe sy, mirëpo asgjë thua se akoma nuk tre- gojnë ashtu si duhet e sa duhet. Shpjegoj, se pak më larg, në bërrylin duke u kthyer në të majtë të rrugës që shpie për në Çakor, qafëmaje kjo e cila dëshmon për kufirin me Malin e Zi, por edhe për historinë e luftërave jo të pakta që janë zhvilluar këtupari gjatë decenieve e shekujve. Por, rrugëtimi me makinë nuk na mundëson shumë kohë për të biseduar për këtë, sepse, tani rruga merr në të djathë për në Bogë, që na sjellë një pamje tjetër nga ajo që kaluam deri atëherë. Tani, rruga e paasfaltuar, rruga makadam na mundëson të ndjehemi tamam si në bjeshkë, si në malet që janë begati e krahinës së Pejës, e Rrafshit të Dukagjinit, e Kosovës, e Shqipërisë... Nuk vonuam dhe arritëm në fshatin Haxhaj. Edhe tani, profesorëve P. Nathanaili, E. Koruni dhe P. Buka, përpiqem t’ua shpjegoj pakëz historinë e këtushme. U flas për objektin e shkollës, i cili tani ka ngelur pa asnjë nxënës, e që dikur këtu zhurmonin muri dhe oborri nga shpirti dhe fryma e vogëlushëve. Pastaj, ua tregoj edhe objektin e ambulancës shëndetësore, i cili, po ashtu ka ngelur i boshatisur, sepse, këtu nuk ka banorë! Të gjitha këto, janë edhe të dhembshme, por janë edhe një dëshmi e cila sikur thotë shumëçka dhe për gjithçka për jetën në këtë trevë. Por, nejse. Ndoshta për këtë do të debatohet, apo edhe do të ketë nevojë patjetër për t’u debatuar... Por, gjatë udhëtimit, na gëzon fakti se kudo shiheshin eskavadorët dhe makinat tjera që punonin në zgjerimin e rrugës, që tregon për faktin se kjo trevë sërish do të merr veten dhe do të gjallërohet pas asfaltimit të shpejtë të kësaj rruge prej afro tetë kilometrash, bile do të shndërrohet në qendër të njohur turistike dhe hoteliere me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Pak para se të arrijmë, kërshërinë e mysafirëve ua zbardhi duke iu shpjeguar edhe për bukuritë e kësaj pjese të Rugovës. -Ja!...- u them, dhe bëj me gisht kah Qendra rekreative Rugova-Relax, e cila është pronë e Ahmet Nimanit, i cili pothuaj se ndër të parët i ka dhënë pamje turistike kësaj ane. Ngjitemi edhe më lartë dhe kur arritëm në Bogë, u ndaluam tek objektet turistike të vëllezërve Rudi. Aty u ndalem për një kohë më të gjatë dhe duke pirë kafe, bisedojmë tani për bukuritë e kësaj ane,... bisedojmë edhe për historinë, por për ta “begatuar” bisedën, e zëmë në gojë ndonjëherë edhe “llafin” e botës femërore, ose, më mirë të them, këtë unë ua lehtësoja duke përmendur apo duke u përkujtuar me ndonjë varg poezie. Meqë Petraqi dhe Eduardi janë profesor të gjuhës angleze, nga pak i ngacmoj edhe me vargjet e Omer Khajamit. Kjo e begaton bisedën, dhe “marrim” guximin që pak më lirshëm të flasim edhe për botën femërore, gjë kjo e cila në kohën e regjimit monist, ishte edhe mollë e ndaluar, por edhe mollë e Fuqia e Drinit të Bardhë që lagë dhe lidhë tokat shqiptare dhe bukuritë e Shpellës së Radacit... Prapë kaluam përmes qytetit të Pejës, dhe sërish dot nuk na “shmangët” biseda për historikun e Pejës, për qytetin e Haxhi Zekës, që edhe tash na imponoheshin “rrëfimet” historike por edhe tradita dhe zhvillimi shoqëror e ekonomik, edhe zhvillimi i tanishëm... Sa ora arritëm në rrethrrotullimin tek Arbneshi dhe “shpejtojmë” për tek restoranti “Ujëvara” afër Burimit të Drinit Bardhë. “Akomodohemi” në pjesën e poshtme të restorantit, buzë lumit dhe ujit të pastër. Gjithë ajo bukuri na mahnitë dhe sikur për një çast na ndërprenë edhe bisedën. Vetëm komentojmë bukuritë e Burimit të Drinit Bardhë, kurse unë, profesorëve nga Tirana ua shpjegoj se pranë burimit të lumit është edhe Shpella e Radacit, njëra ndër më të bukurat jo vetëm në Kosovë, e cila ende nuk është eksploruar as dhjetë për qind. Ndoshta, një gjendje e tillë mund të reflektojë edhe pasqyrën e një mangësie të angazhimit për vlerat madhore të kësaj pjese të atdheut. Por, duke shikuar menynë për të drekuar, në të njëjtën kohë edhe shtrojmë bisedën për kombin. Tash, prekim edhe një temë e cila ka peshën e vetë madhore në zhvillimin e vendit dhe të kombit. Bisedojmë për fenë, dhe dakordohemi dhe i njëjtësojmë mendimet për këtë çështje, me të cilën gjë edhe jo rrallë kanë tentuar të na krijojnë destabilizim dhe trazim shpirtëror brenda kombit. Mirëpo, asnjëherë deri më tani nuk ia kanë arritur. Krahas kësaj, bisedojmë edhe për gjakmarrjen e hakmarrjen, ligatinë kjo e cila, kombit tonë i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë në të gjitha aspektet. Profesorëve u thashë se gjakmarrja është një sëmundje, e cila edhe sot e kësaj dite është aktuale si problem dhe sikur ka nevojë për një angazhim më këmbëngulës për ta çrrënjosur njëherë e përgjithmonë. Edhe kjo temë ishte brengosëse dhe sikur na la disi duke ngritur supet pa folur asnjë fjalë. Këtë bisedë na ndërpreu kamerieri, i cili na solli drekën. Kishim porositur peshk trofte në skarë e dikush edhe skënderbeg, ky një ushqim karakteristik dhe me mish cilësor që përgatitet në Pejë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Ushqimi shtesë: sallatat, specat e djegës, kosi dhe buka e përgatitur nga “shtëpia”, ishin të shijshme sa që zgjuan debat për ushqimin kosovar mbase edhe shqiptar. Gjatë drekimit, bisedat sërish begatoheshin me “mëlmesën” e vargjeve kushtuar dashurisë, andaj nuk mungojnë edhe vargjet e Khajamit: “...Dhe natën kur flinja/Më tha shpirti pi/Në gjumë dhe në varr nuk ka lumturi/Zbras kupa e puth çupa/Ka shekuj të flesh në qetësi”. Profesorëve nga Tirana që i shoqëronim, u thashë: këto vargje nuk intrigojnë thjeshtë vetëm për dashuri...! Dhe, si pa dashtë, në mendje më përftoi Peja dhe Tirana. Nuk e di se pse?!!... Kur deshëm ta përmbyllim këtë rrugëtim miqësie por edhe të “përthurjes” së mendjes, si pa lidhje me zë i recitova dy vargje të një poezie, të cilën e kisha shkruar para disa ditësh: “...Kërkoj kripën/Etjen për ta shuar...”! Prof. dr. Petrit Nathanaili, Prof. dr. Eduart Koruni dhe Prof. dr. Petraq Buka, i përqafuan aq bukur këto vargje, të cilat i ngjanë edhe falënderimit për ditën që kaluam së bashku duke udhëtuar me Shqipërinë dhe me Kosovën nëpër Pejë, Rugovë, tek Burimi i Drinit të Bardhë në Radac dhe nëpër Rrafsh të Dukagjinit. Ishte një prezantim dhe një njoftim i llojit të veçantë përbrenda kombit, përbrenda atdheut...! 3/ E Diel, INFO 7 tetor 2012 nacional Tetova përgatitet për mbajtjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” Portat humane të poezisë “Naimi i besonte dritës së qiriut. Ai i besonte faktit se një qiri i vogël, duhej të ndriçojë, duhej të digjej, që të triumfojë ndaj territ të madh. Naimi i besonte asaj drite që rrezaton dhe këtë dritë, si iluminist që ishte, kërkonte ta vinte në ballë të çdo aktiviteti. Pikërisht këtij fanari, i beson edhe Shaip Emërllahu, i cili, tash e afro dy dekada me Drejtorinë e këtij festivali, mbledh në Tetovë, poetë, shkrimtarë, kritikë të letërsisë, aktorë të skenës, piktorë nga e gjithë bota, që të rrezatojnë mirësinë e Qiriut të Naimit, atij qiriu që kuptimësinë e vet e gjen, vetëm kur shkrihet për të tjerët, kur bëhet dritërrëfyese, me dëshirën që të ndriçojë nëpërmjet letërsisë. Kjo kohë, e cila ngarend pas gjërave materiale, egoizmit, vuan kaq shumë për ngrohtësinë e qiriut poetik, e mirësisë poetike, për të bukurën, për estetikën dhe ndjeshmërinë humane.” Nga NDUE UKAJ K ur përmendim termin letërsi, zakonisht mendja na shkon tek ajo formë e shkrim it, që i referohet shkrimit imagjinativ. Ky shpjegim i thjesht, vjen e komplikohet, sa herë shtrohen pyejtet komplekse, pse lexojmë, çfarë është letërsia, cili është roli i poezisë në domenin e letërsisë, së këndejmi, a ka mision letërsia dhe cili është misioni i saj në bashkësinë njerëzore? Këto pyetje, bashkëjetojnë me letërsinë, që nga zanafilla, ashtu sikurse edhe përgjigjet për to, mbeten gjithmonë të paplota. Një nga shpjegimet domethënëse, që prek në thelb interesimet tona për letërsinë dhe që na ndihmon të kuptojmë më mirë letërsinë në universin tonë, në thellësinë ontologjike, është përkufizimi që i bën shkrimtari i mirënjohur italian Cesare Pavese, kur shkruan: “letërsia është mburojë prej sulmeve të jetës”. Letërsia, është mburojë prej sulmeve të jetës dhe jo vetëm kaq, ajo është udhërrëfyese, që ndihmon hapjen e portave të humanizmit, duke e ndjekur funksionin dhe misionin e katharsisit aristotelian. Shkrimtari dhe dijetari i letërsisë, T. S. Eliot në librin Për kritikën, duke diskutuar për poezinë, dhe duke përthith botëkuptimet e disa poetëve dhe kulturorlogëve pararendës, do të shkruan: “poezia është forma më e lartë e aktivitetit intelektual”.Letërsia, nëpërmjet poezisë, si forma më e lashtë dhe më e lartë e komunikimit estetik, arrin të ngritët në piedestalin e lartësive olimpike dhe bëhet komunikim estetik universal, si kundërvënie ndaj të keqes, si reflektim dhe rikonstruktim i realitetit estetik, nëpërmjet një gjuhe orakujsh, që zbret në thellësi të shekujve dhe mbledh nektarin e thesareve të përbotshme, për të sfiduar kështu një botë të trazuar. Në këtë mënyrë, poezia bëhet një shprehje profetike, që ndjek aspiratat e individit, në labirintet e shkrirjes së tij me kolektiven.Qiriu poetik i Naimit, ky fanar i pashuar i shpirtit të poetit iluminist shqiptar, që digjej për të ndriçuar të tjerët, në një kohë të errët, siç ishte koha kur jetoi dhe krijoi ai, është përjetësuar në një formë tjetër, në Tetovë, nëpërmjet Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, që tashmë disa vite rrezaton dhe ndriçon, në rrethana tjera dhe me funksione tjera. Naimi i besonte dritës së qiriut. Ai i besonte faktit se një qiri i vogël, duhej të ndriçojë, duhej të digjej, që të triumfojë ndaj territ të madh. Naimi i besonte asaj drite që rrezaton dhe këtë dritë, si iluminist që ishte, kërkonte ta vinte në ballë të çdo aktiviteti. Pikërisht këtij fanari, i beson edhe Shaip Emërllahu, i cili, tash e afro dy dekada me Drejtorinë e këtij festivali, mbledh në Tetovë, poetë, shkrimtarë, kritikë të letërsisë, aktorë të skenës, piktorë nga e gjithë bota, që të rrezatojnë mirësinë e Qiriut të Naimit, atij qiriu që kuptimësinë e vet e gjen, vetëm kur shkrihet për të tjerët, kur bëhet dritërrëfyese, me dëshirën që të ndriçojë nëpërmjet letërsisë. Kjo kohë, e cila ngarend pas gjërave materiale, egoizmit, vuan kaq shumë për ngrohtësinë e qiriut poetik, e mirësisë poetike, për të bukurën, për estetikën dhe ndjeshmërinë humane. “Ditët e Naimit”, është një institucion letrar dhe kulturor, që tubon shkrimtarë dhe dashamirë të artit e poezisë, duke u bë një formë e veçantë e ndërkomunikimit kulturor, e afrimit të kulturave dhe shkrirjes së tyre, në detin e madh të letërsisë së përbotshme, të së bukurës së përbotshme, për të cilën gjë ndjejmë nevojë të gjithë, ashtu sikurse ndjejmë nevojë për ajrin. Ne gjithë kemi nevojë të njohim botën më mirë, por edhe vetveten, prandaj në këtë njohje, poezia është një nga portat më të sigurta, për të kaluar barrierat e ndryshme. Në këtë mënyrë, poezia në Tetovë, e ngrit flamurin e mirësisë, përballë flamujve tjerë, që shpeshherë janë shndërruar apo dinë të shndërrohen në tragjedi për njerëzimin, e sidomos për këto pjesë të trazuara të Evropës. Poezia, në shekullin e ri, kur globalizmi ka arritur fazën kulminante, gjithnjë e më shumë priret nga ky qëllim: ndërgjegjësimi para tallazeve të jetës, thirrjen për liri, përballë jolirisë. Poetët, janë ato qenie, që si orakuj, përpiqen të ruajnë ekuilibrat e nevojshme humane, në një kohë të zorshme, siç është kjo jona. Në të vërtet, poezia nuk ka qëllim praktik në vete dhe është një mënyrë profetike”- shkruan Harold Bloom. Ç’është e vërteta, poezia është më shumë se kaq, ajo është kurora e të bukurës, është shpirti më fisnik i njerëzimit, prandaj të vëmë këtë kurorë në kokën e njerëzimit, sot, është të ngrehim flamurin e mirësisë, si kundërvënie ndaj të keqes.Çfarë e bën letërsinë kaq të fisme në hierarkinë e vlerave njerëzore, në mos një thirrje e saj e përhershme për lirinë e ndërgjegjes, për triumfin e së bukurës, për sendërtimin e një raporti human, mes qenies dhe subjektit, mes idesë dhe realizmit të saj në logosin e fjalës. Poezia në çdo kohë dhe në çdo shoqëri, ka ushtruar ndikim në transformimin e bashkësisë njerëzore dhe ngritjen e vetëdijës qytetëruese. Në historinë e kulturës shqiptare, prijësit dhe etërit e kombit i kemi shkrimtarë, të cilët, përveç pasionit për letërsinë, kthehet në misionar të kombit, për ta shpëtuar atë. Mirëpo, nëse shkojmë më tutje dhe gjurmojmë thesare te vlerave të përbotshme, pa njerëzit e artit, bota do të ishte me shumë boshllëqe, boshe dhe shumë e varfër. Poezia, që të luaj rolin e saj, duhet të ndërkomunikojë me lexuesin, audiencën dhe kritikën letrare. Këtë funksion, tash e disa vite, e luan në mënyrë të jashtëzakonshme, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, “Ditët e Naimit”, duke botuar Shaip Emërllahu shkrimtarët shkruajnë me qëllime parësore estetike, për të krijuar kënaqësi, mirëpo kjo nuk është krejt esenca e letërsisë. Në substratin e vet, arti dhe poezia, që nga zanafilla, kanë misione të shumëfishta në shoqëri dhe poetët janë ata që dinë t’iu përgjigjen sfidave të shoqërisë, duke dhënë përgjigje të ndryshme e profetike, për dilemat e përhershme që lidhen me jetën, metafizikën, Zotin, dashurinë, përjetësinë, moralin, njerëzimin, vendin tonë në kozmos, dilemat e mëdha për lirinë etj. Poetët, duke krijuar në një formë të veçantë, me një gjuhë të veçantë, me një gjuhë orakujsh, luajnë rolin e një “navigatorë” për njerëzimin. Arti dhe letërsia, kësisoj kanë pasur gjithmonë funksione të shumëfishta në edukimin e njeriut, sidomos në edukimin estetik të tij dhe e ushqejnë njeriun, duke e pri nga idetë e bukura dhe sublime, sepse, siç do të thoshte studiuesi i ditur shqiptar Arshi Pipa: “Arti asht kulturë e si i tillë rolin edukativ e ka në vehte...” Ky festival i poezisë, që mbahet tash sa vite në Tetovë, është bërë një tribunë kulturore, që ofron kultura dhe shuan dallime, që bashkon poetë të gjuhëve të ndryshme dhe ul flamujt e ndarjeve. “Poezia është kurora e letërsisë imagjinative, sepse ajo antologjinë e poezisë së poetëve pjesëmarrës të Festivalit, duke përkthyer poetë nga gjitha vendet e botës dhe anasjelltas, si dhe duke organizuar takime poetike, tribuna diskutimesh, promovime, prezantime etj. Sivjet, ky festival, mbahet në prag të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, të çlirimit të shqiptarëve nga Perandoria Otomane. Historia e kombit shqiptar, është një histori krajatash dhe përpjekjeve të pareshtura për liri. Në këtë betejë, prinë gjithmonë shkrimtarët, duke qenë fanari i vetëm i pashuar, jo vetëm i ruajtjes së shkrimit shqip, por edhe protagonistë të drejtpërdrejtë të ideve kombëtare. Kujtojmë këtu, se idetë e rilindjes, që rezultuan me formimin e shtetit shqiptar, u formësuan brenda një shtrati të begatshëm kulturor. Prandaj, manifestimi i sivjetshëm, ka një përmasë më të madhe shtesë në këtë vit jubilar për shqiptarët. Çfarë e karakterizon poezinë e laureatës së sivjetshme të festivalit “Ditët e Naimit” Tua Forsstrôm? Ajo është poete e kohës, që ndjen dhe bashkëndjen me gjitha drithërimat e bashkohësisë, prandaj në poezinë e saj, hasim tensionet e kohës, trazimet e shekullit dhe depërtimin ontologjike e të thellë në psiken ekzistenciale të njeriut të kohës. Ajo shkruan një poezi, që ngërthen në vete ambivalenca, ambiguitet, tension, ironi, paradokse, thirrje. Poetja evokon, nëpërmjet një gjuhë të kondenzuar, ku mendimet latohen dhe përplotësohen me shtresa semantike e stilistike. Poezinë e saj, e karakterizon një dinamikë e veçantë shprehëse, ndërkaq sistemi i saj poetik, priret nga tipi i poezisë narrative, ku subjekti krijues rrëfen, si një orakull. Poetja poezinë e koncepton në tërësinë e saj, e realizon nëpërmjet një poetike të përpunuar mjeshtërisht, ku metaforat luajnë rol të rëndësishëm në konstruktimin e idesë dhe imazheve, mendimit dhe fjalës, e ku fjala rrjedh si në një lum i qetë, për t’u derdhur prajshëm në një det të madh. Ajo shkruan një poezi që të rrëmben, që të cyt në labirintin e një botë specifike, ku ajo ndjen çdo ditë, me imazhet e natyrës, me referencat e mëdha të letërsisë. Tua Forsström (1947), është zë specifik i letërsisë dhe një nga poetët ma të rëndësishëm të Finlandës, e cila i përket minoritetit suedez atje dhe shkruan në suedisht. Ajo projekton një botë të ndërgjegjes, përballë asaj që e rrethon. Krijimtaria e saj letrare, ka një shtrirje të gjerë dhe ajo ka fituar çmimet të rëndësishme poetike në vendlindjen e saj dhe vepra e saj u përkthye në danisht, gjermanisht, anglisht, italisht, finlandisht, frëngjisht, holandisht dhe shqip. Poezia e Tua Forsström-it shquhet për mendimin konciz dhe imazhet e shumta, që sjellin referencat e mëdha të letërsisë, duke dëshmuar letërsinë si një libër të madh. Poezia e saj, e realizuar me një dramacitet të thellë human, shquhet po ashtu për një humor të këndshëm. Libri me poezi, “Efter att ha tillbringat en natt bland hästar” (1997) “Pas kalimit të një nate në mes të kuajve” (2000), fitoi çmimin më prestigjioz letrar skandinav dhe u përkthye pastaj në danisht, anglisht dhe holandisht. Poezia e Tua Forsström, evokon dhe komunikon. Ajo është një shkarkim, një thirrje, një britmë, një psherëtimë, një apel, një revoltë dhe një dritërrëfim. Kështu, ajo synon të realizoj aspiratën e saj poetike, duke iu ba ballë, me ndjeshmëri poetike dhe dimension human, tallazeve dhe sfidave të kohës. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili e ruan vazhdimësinë, tashmë disa vite, është bërë një vendtakim poezie, ku aterojnë poetë të njohur nga e gjithë bota dhe lexojnë, performojnë, përkthehen, lexojnë dhe komunikojnë. Deri më tani, në këtë festival të bukur, ku kam pasur fatin të marrë pjesë edhe unë si poet, janë lauruar ndër të tjerë, këta autorë të njohur, si: Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Drazhen Katunariq (Kroaci), Moon Cnuhg Hee (Kore e Jugut) Erik Stinus (Danimarke) Diti Ronen (Izrael) etj. Po ashtu, në këtë festival, kanë defiluar dhe përfaqësuar në antologji, poetë të shquar mbarëshqiptarë, si Fatos Arapi, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Abdylaziz Islami, Rudolf Marku, Besnik Mustafaj, Basri Çapriqi, Milazim Krasniqi, Sadik Bejko, Abdullah Konushevci, Agron Tufa, Ervin Hatibi, Mario Belici, Kujtim Shala etj. Në këtë mënyrë dhe me këtë nivel të lartë të përfaqësimit, ky festival, po ndërton ura komunikimi mes poezisë të krijuar në gjuhë të ndryshme dhe brenda kulturave të ndryshme dhe po shndërrohet në një mozaik të bukur të aureolës së poezisë shqipe, duke u bë një qiri që ndriçon. nacional PROZË Kthimi Tregim nga SULEJMAN MATO M ersel Haxhia, shtatshkurtër, me bark të kërcyer, faqekuq e sy të zbardhël lyer, anëtar i Akademisë së Shkencave, kishte tre vjet që ishte shkëputur nga puna e tij shkencore rreth bimëve e dobishme mesdhetare dhe ishte mbyllur në apartamentin e vet të ri te “Kodra e Diellit”, për shkak të një tumori në veshka, i cili ishte shfaqur papritur. Gjithë jeta e këtij shkencëtari kishte kaluar si një ëndërr, me libra e mbi libra. E shoqja e tij, Hedija, ishte një grua e heshtur e nga një fis i mirë. Ajo u shqetësua shumë kur mori vesh sëmundjen e të shoqit dhe u përpoq ta bindte për t’u operuar. Lajmëroi dy vajzat, Laurën dhe Sarën, që i kishte larg, në Amerikë, në të njëjtin qytet, në Boston, dhe të birin, Arbrin, që jetonte në Athinë, me gjithë familje. Me ndërhyrjen e të gjithëve nga pak, Merseli pranoi të operohej. “Ne bëmë tonën, - i tha Hedijes mjeku pas operacionit, - Zoti le të bëjë të vetën.” E zbehtë si meiti e me drithërimë në zemër, ajo vendosi të mos i tregonte të shoqit se çfarë fshihej pas këtyre fjalëve. Pas ditëve të operacionit Merseli u mbyll në apartamentin e vet. Hedija tregonte kujdes për shëndetin e tij,çdo mëngjes i kujtonte ilaçet dhe librat ia hiqte nga dora si me lezet. Gjatë ditës ai e ndiente veten mirë, netëve e bezdisnin dhembjet dhe pagjumësia. Në ëndrra kishte nisur t’i shfaqej fëmijëria. Dy ditë më parë pa në ëndërr shtëpinë e tij në fshat. Bëhej dasmë.Nëna e tij, e re dhe e bukur vërtitej rreth dasmorëve me tabaka në duar. Përshëndeste të ftuarit. Gjëmonte labçja. Harbohej vallja në oborr... Ishin mbledhur të gjithë të vdekurit e fisit të tij: gjyshi nga nëna, i ri e hollak, me mustaqe të gjata. Hyseni, dy dajat, hallë Elmazia, Mevlani, xha Sulua, dy vëllezërit e tij të vdekur... i ati, Halua, halla e babait, Sherifeja e veshur me xhup të kuq dhe fustan të gjatë ngjyrë ulliri. I doli gjumi. Trurin ia përshkoi një ndjesi malli. Vetëm në ëndrra i takojmë të vdekurit. E zuri sërish gjumi dhe sërish pa në ëndërr fshatin, por të rrënuar e të braktisur. Kësaj here ai ishte një mysafir i largët dhe i vonuar. Qëndroi pak çaste para portës së vjetër. S’pipëtinte frymë njeriu. Në korridor grumbuj këpucësh. Kuzhina ishte e zymtë. Pranë vatrës rrinte shtrirë i ati. Nëna i qëndronte mbi kokë. -Ç’ka? –e pyeti. -Është pa qejf,- i tha nëna, që nuk u gëzua kur e pa. Jetojnë akoma? Nuk ishte fort i vetëdijshëm nëse përjetimi ndodhte në ëndërr. Kur i doli gjumi vrau mendjen për kuptimin e asaj ëndrre. Kishte lexuar në një libër se asnjë ëndërr nuk është pa kuptim. Ç’tregon shtëpia e varfër..? Po babai i sëmurë? Të kishte lidhje me gjendjen e tij? Edhe pse i thanë që operacioni doli me sukses, në vetëdijen e tij gjallonte një dyshim i fshehtë. Do të iki ca ditë në fshat. E vendosi. Po. po. Edhe nëse nuk të dojë Hedija do nisem vetëm. *** Në javën e parë të prillit gjendja e tij shëndetësore u rëndua seriozisht. Nuk kishte oreks, po e linin fuqitë. Lëvizte nëpër dhoma sikur thyente vezë. I pëlqente dhoma e tij e gjumit, me ato orenditë e vjetra. Në një cep të dhomës ish- te tavolina e kompjuterit, në të djathtë të krevatit nxinte Lap-topi që i kishin dërguar vajzat nga Amerika. Më 16 shtator Mersel Haxhia mbushte 73 vjeç. Ka disa intelektualë që në pleqërinë e vonë u kthehen librave filozofikë dhe krenohen me lashtësinë e gjuhës shqipe. Te profesori i bimëve të egra kishin ndodhur të dyja. Kishte blerë dy libra për filozofinë budiste që mbante mbi tavolinë, së bashku me poemat homerike, “Iliadën “ dhe “Odisenë “ si dhe studimin e Spiro Kondës “Problemi pelazgjik dhe lashtësia e gjuhës shqipe”. Gjatë ditës nuk ndiente dhembje, por natën, te vendi ku dikur kishte veshkën e majtë, ndiente ca pickime të forta e të njëtrajtshme. Çfarë është jeta? Një ëndërr, një vegim. Rritëm fëmijë, i çuam nëpër shkolla. Kaluam net pa gjumë. Ndërkohë koha rrodhi. Zogjtë lëshuan krahë, fluturuan. Pas operacionit në mendjen e tij po piqej ideja se e vetmja zgjidhje ishte kthimi në vendlindje. Kishte hyrë prilli. Pemët kishin hedhur fletë. Duhej rregulluar çatia, duheshin krasitur pemët... Sikur dhe vetëm të ndizte zjarrin në vatër dhe fshatarët të shikonin oxhakun e Haxhiajve duke nxjerrë tym e ta kuptonin që Haxhiajt ishin gjallë. “Vetëm për ca ditë, për të ndryshuar ambient”, - i tha së shoqes. Fillimisht ajo kundërshtoi prerë , por kur një fshatari i tyre ,Xheladin Zhapa, , ish-shofer i një anëtari të qeverisë, e mori në telefon dhe i tha se po nisej për në fshat Merselit i hipën xixat. Rast më i mirë nuk bëhej. Futi gjërat më të domosdoshme në një çantë të madhe ushqime, veshmbathje, pa harruar të merrte dhe librat e tij të preferuar. U nisën një të shtunë, herët në mëngjes dhe mbërritën në fshat në orën katër pas dite. E lanë makinën poshtë shtëpisë së Zhapajve, mbuluar me plloça guri. Dy fëmijë kureshtarë se nga mbërritën aty duke i parë me çudi. Xheladini e ftoi Merselin të ngjitej te shtëpia e vëllai të tij për të pirë një dhallë, por në atë çast Merseli e kishte hedhur shikimin te bregorja, në anën tjetër të fshatit, ku dremiste shtëpia e Haxhiajve, nën rrezet e pjerrëta të diellit. Donte ta shijonte në vetmi këtë kthim të papritur. I pëlqente zhurma e këpucëve mbi zhavorrin e rrugës, i pëlqente të thithte me gjithë forcën e mushkërive erën e malit e të dëgjonte zilet e bagëtive në largësi. Dy gra që vinin në drejtim të tij, nuse të reja, edhe pse i përshëndeti me një lëkundje koke, nuk i njihte. Te qafa e Mehmete, kur u var poshtë, nën rrugën automobilistike, përshëndeti një plak me bastun që ishte ulur në sofat të derës . Plaku nuk e njohu. Picërroi sytë e nuk ia shqiti as kur Merseli humbi në kthesë. Kur doli tek ulliri dhe pa shtëpinë e tij ndjeu një ngazëllim të madh. Porta e jashtme iu duk e mbyllur me lloz, e shtyu me bërryl ajo u çel pa vështirësi. Fiku ishte mbushur me kokrra aguridhe, kumbulla ishte mbushur me fletë, pllakat e oborrit ishin ende nën pushtetin e fletëve të verdha të vjeshtës së shkuar. Binte erë dhe i lagët. Shkoi te dera, nxori çelësin nga çanta, me dy rrotullime të shpejta ajo iu bind të zotit. Korridori ishte mbushur me rrjeta merimangash. “Ja, të erdha”-, i foli shtëpisë së tij me zë, sikur t’i fliste shpirtit të saj. Sa hyri në oda nxitoi të hapte dritaret, ngaqë ajri ishte mbytës. Kudo binte erë dheu. Krevati i hekurt i të atit i kujtoi kohën e shkollës. Ja dhe tavolina, tashmë e brejtur nga mizat me rimeso të nxirë, mbuluar me centron që e kishte thurur me grep nëna e tij. Provoi të ndizte dritën. U shqetësua shumë kur ajo nuk u ndez. Doli në oborr dhe vuri re që mungonte kablloja që lidhte sahatin elektrik me shtyllën e rrugës. I iku e gjithë kënaqësia e çastit të parë. Doje fshatin? Ja fshati. Rri sonte pa drita. Bisedo me të vdekurit. Ndërkohë i zunë sytë një qiri të djegur 4/ E Diel, 7 tetor 2012 përgjysmë, në një taketuke cigaresh. Më mirë kështu,mendoi. Drita e zbehtë e qiririt i shkonte atij mjedisi të shkretë e të vetmuar, pasi i kujtonte fëmijërinë. Nxori nga çanta ushqimet, çarçafët, librat. Mori librin e Osho-së,”Unë jam pragu”, mbushur me nënvizime e shënime, e kishte përthyer te faqja shtatëdhjetë e tre. Ç’të bënte në atë çast vetmie, prag muzgu, i kthyer si nga një botë tjetër në shtëpinë e tij të lindjes? Nisi të lexojë atje ku e kishte lënë: ”Nuk ka krijues dhe nuk ka krijim.-Për mua Zoti është ajo që ndodh. “Zot” do të thotë ajo që vijon të ndodhë përjetësisht. Gjithçka që ndodh është Zot....Për sa kohë Zoti është tjetri, për sa kohë që ai është diçka e ndarë prej teje, ti je ende.”Edhe pse i pëlqeu një konceptim i tillë mendimi iu duk i errët. Në një nga faqet e më poshtme nënvizoi, siç e kishte zakon, një paragraf që i shkonte gjendjes së tij shpirtërore pas atij operacioni të sikletshëm: ”Gjithçka që ka për të ndodhur do të ndodhë...” Diçka profetike, si një sure Kur’ani. Më pas vijonte: ”Unë nuk do të jem shkaku, as urdhëruesi....Unë pres. Gjërat që do të ndodhin do t’i pranoj. E nëse nuk ndodhin, unë do ta pranoj jo ndodhinë dhe do të vazhdoj të pres. Kjo pritje më shndërron në mjet, në përçues të fuqive hyjnore të ekzistencës”. Një mendim errët, i cili merrte kuptim nën dritën e zbehtë të qiririt, në shtëpinë e gjenezës. Qëndroi gjatë mbi disa paragrafë të atij libri, gjersa ndjeu që drita e ditës iu dorëzua përfundimisht dritës së qiririt. Në një çast trokiti dera. Hapi derën dhe nën dritën e hënës shqoi një fëmijë me një boçe në dorë. “Më dërgoi mami”, - tha duke i zgjatur boçën. Dukej sikur kishte ardhur me urgjencë, pasi i merrej fryma tek fliste. Nuk mori as kart monedhën mijëshe që i zgjati Merseli, por ia shkeli vrapit si ta priste dikush, pas gardhit. E shoqja e vëllait të Xhelos i kishte dërguar me djalin një shishe qumësht, pak bukë dhe një kavanoz me mjaltë. Merselit nuk i hahej. I mbështolli me kujdes dhe i vendosi në sergjen, pranë buharisë. Iu kthye sërish leximit. Pas pak i pëlqeu një frazë që bënte fjalë për unitetin e njeriut me kozmosin dhe e nënvizoi. Për një njeri që ishte marrë tërë jetën me studime rreth florës mesdhetare e që pak njohuri kishte për filozofinë budiane, mendime të tilla i dukeshin shumë interesante. ”Unë ndihem në unitet me njerëzit e me tërë kozmosin....”Një ide e tillë i qartësohej vetëm duke qëndruar pranë asaj dritareje të ndriçuar zbehtë nga shkëlqimi i panumërt i yjeve të largët....” Duhet të presësh ndodhinë me shumë durim. Është e panjohur, paparashikueshme. Askush nuk e di sa afër mund të jetë çasti i ndodhur...Zbrit në thellësi, në domethënien e heshtjes”...Çdo të thotë kjo? Ajo mbrëmje edhe atij i dukej si një zbritje në domethënien e heshtjes. Ndiente një këndellje të paparë duke menduar se pas operacionit kishte marrë guximin të kthehej i vetëm në origjinë. “Duhet ta presësh ndodhinë me durim...” dhe ai ashtu e kishte pritur ndodhinë e tij. Libra të tillë të japin forcë, mendoi. Ndërkohë ndjeu një pickim të fortë lart veshkave, në zemër ose në mushkëri. Mund të jetë dhe spondelio artroza, tha me vete. *** Nuk kishte zbardhur ende plotësisht kur në gjysmë dremitje ndjeu cicërimat e gëzuara të dallëndysheve që vinin nga larg. -Janë ditët e para të prillit, është koha e kthimit të tyre në foletë e vjetra, mendoi dhe e kaploi një gëzim i befasishëm. Veç t’i dëgjoje...Lëshonin ca cicërima llastuese, sikur ta kishim marrë vesh që edhe i zoti i shtëpisë ishte kthyer në folenë e tij. Vinin me turr, çuçurisnin me njëra-tjetrën dhe largoheshin. Ktheheshin sërish dhe fërgëllonin krahët në xhama. Merseli nuk priti të zbardhte, u ngrit dhe doli në verandë me mbathje e kanotierë. -Si e mbajnë mend çerdhen e tyre të vjetër? 5/ E Diel, 7 tetor 2012 Profesori kishte lexuar diku se bromuri i magnezit që kishin dallëndyshet në sqep ishte sekreti që i orientonte ato drejt çerdhes së tyre të vjetër. Ç’ka bërë natyra... Nga mali frynte një fllad i tingullt. Dy gjela fshati bisedonin në mugëtirë , njeri pyeste për diçka me zë të hollë, tjetri ia shpjegonte me zë më të trashë. Qëndroi disa sekonda pa lëvizur, si të ishte dhe ai pjesë e kozmosit, si të ishte dhe ai në harmoni me erën malore, me këngën e gjelave dhe dallëndyshet e gëzuara. I gëzohej kthimit në origjinën e tij organike. Mori frymë thellë. Sa e pa skaj qenka hapësira! Dallëndyshet mbërritën çift, në një fluturim të shpejtë dhe u futën në folenë e tyre të vjetër, në kënd të tavanit të verandës. Merselit i ndritën sytë, në një çast iu duk që grindeshin për shkak të mjedisit të vogël në të cilin u duhej të jetonin, duke u bërë vend edhe dy dallëndysheve të vogla. Nga u vinte gjithë ajo forcë e gjithë ai gëzim? Merseli kishte njohuri për gjithfarë lloje bimësh, të dobishme dhe të egra, por nuk e kishte vrarë mendjen të mësonte si jetojnë dallëndyshet, si riprodhohen, ku emigrojnë dhe çfarë instikti i kthen në vendin e tyre të origjinës. Në çast pati sërish një dhembje të fortë në gjoks. “S’e paksa bërë mirë krasitjen”, -mendoi ironikisht, duke sjellë ndër mend fytyrën entuziaste të kirurgut që e kishte operuar. *** Të parët që i trokitën në portë ishin Lulua me Anushen, me të cilët i kishin shtëpitë portë më portë. Anushja iu qep punëve të shtëpisë, pastroi dhomat, sistemoi ushqimet, i vendosi nëpër sergjen, më pas fshiu oborrin me një fshesë thrumesh. Merseli i kërkoi të nxirrte në verandë tavolinën dy karrige. Lulua nuk qëndroi gjatë, më vonë u kthye me elektriçistin e fshatit,i cili mbante në sup një rrotë kablloje. U desh një kohë goxha e gjatë për të sjellë rrymën elektrike. Edhe këta të fshatit pipëz i mbajnë veshët. Operacionin e tij e kishin marrë vesh të gjithë. Më pas bujti u duk te porta Muçua, zhurmëmadhi i fshatit, djali i tezes. Ishin moshatarë. I fryrë si cjap, me xhaketën hedhur krahëve: - Ku je o kusho... Ku na ke humbur ? - Eja, eja, - e ftoi në verandë Merseli duke u ngritur në këmbë në shenjë respekti. -Do vijmë posi.- ia ktheu në shumës ai. -Të të urojmë që dole nga spitali, shëndoshë e mirë. Anushja, që kishte marrë me gëzim rolin e zonjës së shtëpisë, u nxori para nga një gotë raki. -Lere moj shishen këtu, – i thirri ai kur ajo u ktheu krahët dhe po futej brenda. Atë vit edhe Muçua mbushte shtatëdhjetë e tre vjeç, sa Merseli. Ndryshe nga Merseli çobanit të rritur me kulloshtër i skuqte faqja. Kishte një zakon çobanësh, fliste me zë të lartë e me ton urdhërues. –Do na rrish ca ditë?- zgjatja dialektore e “ë”-së. - Shpresoj, -tha Merseli. –Rri, rri, se do të të ngjallim, do të bëjmë si viç, - i tha Muçua duke e rrëkëllyer me fund gotën e rakisë. -Këtu të ngjall vetë ajri. -Këtë vend e ka bekuar Zoti. Le që profesori e di, vetë Zoti në këto anë ka lindur. Kishte dëgjuar legjendën e Zoto Mollosit, që ishte përhapur në të gjithë fshatin, sikur Zeusi pas kishte lindur në stanet e Kretës. Çoban ishte Muçua, pa shkollë, po kureshtar i madh. E dinte legjendën e Kronit dhe stanet e Kretës ku ai kulloste bagëtinë....Kaq do fshatari, një koincidencë, pastaj e thur vetë, e bën çorap. Gjithë ajo paradite kaloi pa u ndier. Hapte një bisedë Merseli, hazër xhevap Muçua. Ta shihje në surrat gdhë e kaluar gdherit, ama të futeshe në bisedë me të e të guxoje t’i flisje për emra, ngjarje dhe data, kishte një kujtesë që të habiste. Hazër xhevap e kishe edhe kur binte fjala për bimët mjekësore. Vetë Merseli, kur mbrojti diplomën te Muçua u përplas. Doktor profesor njeri, çoban tjetri: nacional PROZË -Sa zogj lindin dallëndyshet?- e pyeti Merseli. -Dy, - tha Muçua, - po lindin dy herë, në gjashtë muaj. -Si i nxë ajo fole aq e vogël? -Ja, a derëzi...Siç flinim edhe ne dikur, kokë më kokë. Shtëpinë, të vogël ose të madhe e bën dashuria. E bëjnë frymët që rrojnë brenda. Aty ku ka dashuri shtëpia e vogël të duket e madhe. E që the ti, ka disa lloje dallëndyshesh. Në mal kam parë dhe dallëndyshe fare të bardha. Në fshatin tonë vijnë ca dallëndyshe kokë zeza, bojë ulliri e çelët, gushë portokalli. Ka dhe një lloj tjetër dallëndysheje, me sqep më të gjatë. Ka njohuri shejtani, mendoi Merseli, po nganjëherë edhe ia fut kot. Vitin e kaluar i kishte treguar Merselit se si në Meraj, një javë më vonë pasi kishte vdekur Dervish Merua dallëndyshet ishin larguar nga shtëpia e tyre të trembura nga vajet e grave. T’u besoje fjalëve të Muços të bënin për budalla. Muçua kishte një inat të madh me politikanët. I shikonte në televizor dhe i dukeshin njerëz të ligj. - More, s’të pyeta...Ç’bëjnë në Parlament ata faqezinjtë? - Kush? - Ata, deputetet tuaj. Në ke prej tyre ndonjë shok, thuaji të mos zihen më si qentë. Gotën e dytë të rakisë e thau me nervozizëm kur iu kujtuan politikanët e Tiranës. Ai fliste, Merseli qeshte në buzë. ...Muçon e mbante i gjithë fshati për qejfli femrash, dhe ai vetë nuk e fshihte. Operacionin e tij nuk e zunë në gojë. Pati një çast që Merseli e komplimetoi çobanin: “Me këtë mendje që ke ti nuk do vdesësh kurrë”. Gati jam.- ia ktheu ai, veç do t’i lutem Zotit që, kur të vijë të më marrë të më gjejë në gjumë. *** Gjithë atë paradite nuk reshti celulari. Ca e dinin që Merseli ndodhej në Tiranë, ca të tjerë e kishin marrë vesh me vonesë operacionin që kishte bërë dhe e merrnin për ta uruar. Një shoku i tij me të cilin dilnin shpesh nga liqeni, e mori në telefon vetëm për t’i thënë: E more...E more vesh për Grimcën e Zotit?E dhanë lajmet mbrëmë.” Vajzat e morën nga ora tre e mbas ditës, djali me nusen e morën më herët. Hedija ishte e treta herë që toroliste në telefon. Donte të dinte gjithçka: çfarë kishte ngrënë, si e kishte plagën, kush i kishte ardhur për vizitë...Herën e fundit, kur e pyeti se kur do të kthehej, zëri i Merselit iu duk si i këputur. Parandjeu diçka të keqe dhe u tremb. Pas një ore e mori sërish në celular. Mos lëviz , i tha prerë. Ikën njeriu. Fillimisht zhvendoset, nga qendra në periferi, si për t’u çlodhur , si për të ndërruar mjedis, si për të pushuar. Pas të ndjekin zërat. Të gjejnë edhe atje. S’ke si u largohesh zërave. Diçka e fortë ia tronditi gjoksin. E kapi një ndjenjë ankthi. Mishin me patate që ia kishte sjellë Anushja, nuk e preku fare, e la në verandë. U u shtri në krevat pa u zhveshur. Celularin e kishte lënë në verandë. Nisi të dërsijë. Iu zu fryma...Diçka e pambuktë po i ngjitej në fyt. Vuri pulqerin te pulsi...i rrihte si tokmak. Po i çahej koka. Pas pak u duk sikur u çlirua. Nën ndriçimin e llambës elektrike nisi të shfletojë pa vëmendje Osho-në. Nuk mbaroi dot asnjë faqe. Libri po i dukej i mërzitshëm, mendimet të zymta. Në muzg e ndjeu veten më qetë. I shtrirë në kurriz mendjen e kishte përqendruar te misteri i madh i yjeve. Ç’ka pas yjeve? Yje? Po pas zjeve? Sërish yje..yje...yje. Dhembja e madhe dhe fatale i erdhi papritur. Nisën t’i gumëzhijnë veshët, si mijëra gjinkalla...I përziheshin në vesh cinxuj, celularë e cicërima dallëndyshesh. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Hedija mbërriti në fshat vonë, kishte kaluar mesi i natës. E pa të shtrirë, në krevatin e hekurt që ndodhej pranë dritares. Iu afrua si një bishë... E tundi. Nuk lëvizi. Te qafa kishte një damar të nxirë. Dukej i qeshur, sikur të ishte nisur në një udhëtim të ri, tepër të këndshëm dhe këtë gjë duhet t’ua transmetonte të gjithë atyre që do t’i vinin për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Njëqind trëndafila të ngrirë Tregim nga ROLAND GJOZA A jo ishte siç e donte ai. E gjatë, e mishtorme, e qeshur, këpuste broçkulla. I pëlqente deti. Të jepej me gjithë shpirt. E ndieje nën vete si një balenë, rrëqethej e fërgëllonte, shqip tonte fjalë të pista, ta merrte mendjen e ta bënte dru. Me të të rrinte dru. Më lutej, qante si një fëmijë, më kërkonte diçka që s’bëhej. Kishte qenë lojtari im. 7-ta e famshme, që bënte gola të mrekullueshëm nga kornia. Shkëlqeu me Panathinaikosin një sezon. Pastaj ndodhi tragjedia, ose më mirë prototragjedia. Ka ulur kokën, ka mbuluar fytyrën me duar, qan pa zë. Ai bie shpesh në dëshpërim. Krizat e tij janë të shpeshta. Më tregon paratë. Bëje për mua, më lutet. Ti më fyen, i them. Edhe pse je katandisur në këtë gjendje, ti je prapë ylli im. S’më duhet, pëshpërit me pakënaqësi, më ndihmo, të lutem, më ndihmo. Kërkonte ta xhiroja në një skenë intime me një modele. Në pishinë. Jepte një shuk me para, një gol të UEFA - s nga kornia. I gjori, kërcëllinte dhëmbët nga zhgënjimi. Çudi, si kishte ndodhur aq shpejt. Po shpejtonte të blinte një tortë me luleshtrydhe për bukuroshkën e tij që e priste në motel në rrugën Aristofani.Vetëm ajo e kënaqte. Ishte krijuar enkas për të. Tani ishte zhveshur, kishte bërë dush, e mbështjellë me peshqir, me flokë të lagura që i varen poshtë krela-krela, shkel rëndë-rëndë në dyshemenë prej pishe që kërcet dhe flet kot për gjëra që s’kane lidhje dhe shkulet së qeshuri. Ai e merr tortën e madhe me luleshtrydhe dhe njëqind trëndafilë të ngrirë, e fut në bagazh dhe niset me shpejtësi të bjerë në krahët e saj. I rri dru. O zot, ç’është kjo femër që më tundon dhe në gjumë? E vendosi, nuk mund të takohej me të fshehtas nëpër motele, siç takohej rëndom me kurvat, donte ta kishte pranë, fare pranë, se kështu nuk po duronte dot më. Në një tregtizë mondane bleu unazën prej platini me diamant. Më në fund! Të dilte ku të dilte. Zoti qoftë me dashnorët. Unazën do t’ia vinte te pjata e tortës. Bleu qirinj dylli natyral, se ajo vdiste për qirinj. Një parfum të shtrenjtë, më të shtrenjtin. Iu dukën pak. Ç’t’i blinte tjetër? BM-së së tij i kërcitnin skapamentot, aq me shpejtësi po shkonte drejt saj. Ah, akulloret, akulloret me vanilje, ajo linte mendjen për akulloret me shkop që i lëpinte e i kafshonte me të qeshura e fjalë pa kuptim. Një tronditje e tmerrshme dhe humbi ndjenjat. Aksident i rëndë në mes të Athinës. Qëndroi në spital dy muaj. Tani qan në karrocën e paraplegjikut, qan me dënesë, sepse e do atë kuçkën me një dashuri prej të marri. Ajo e ka lëne, se atij nuk i punon më. Nuk është për asgjë. Ia ka thënë në telefon. Ajo është bërë më e mirë, pasi ia prishi gjithë paratë e Panathinaikosit dhe lindi një vajzë me të, për dreq është bërë më e mire. Shkon me të tjerë, bën jetën e vet. Po ai ka një të metë, se në pjesën më të madhe të kohës e mban veten 7-ta i dikurshëm, që bënte gola të famshëm nga kornia. Për atë bukuroshe gati sa nuk përfundoi në burg. Vodhi paratë e shoqatës së paraplegjikëve, se i kishin thënë që në Danimarkë të bënin një operacion në kolonë për atë punë. Ajo dreqkë i kishte thënë në telefon, se po të qëndroi përpjetë, eja, po t’u var poshtë, puthu me Milon. Më në fund e xhirova në pishinë duke u puthur me një modele shumë të bukur dhe lashë të kuptohej se po bënin dhe seks. S’ka më tmerr kur bie. Ai kishte rënë. E harrova yllin tim paraplegjik. Kisha shumë punë në atë kohë. I bija Shqipërisë kryq e tërthor. Dy herë qeshë në Itali dhe Greqi për të xhiruar filma dokumentarë për emigrantët. Ç’t’iu them; ai shtynte me duar karrocën nëpër sheshin Omonia. Ishte ligur e tretur, hante sanduiç, i përlyer me lyrë. I fola. E ftova në kafe. Ç’kemi miku im? Jam i lumtur, tha, ajo do të vijë të më marrë. Kësaj rradhe më kanë ndihmuar paraplegjikët grekë. Më nxorrën paratë e udhëtimit. Kur do të vijë? E pres që në mëngjes.Të kujtohet ajo unaza prej platini me diamant? Si s’më kujtohet. Do t’ia jap sot.Kur të vijë për të më marrë,te ajo tregtiza atje do t’i marr dhe tortën me luleshtrydhe e njëqind trëndafilë të ngrirë. Ajo vdes për tortat e ngrira. Nuk e di pse m’u duk gati e pabesueshme kjo gjë. Ai i lajthitur vazhdonte ta mbante veten për 7 -tën e famshëm të Panathinaikosit. Ç’bën ajo miku im? e pyes duke e parë drejt në sy. Nuk i ka ecur. Grave të bukura nuk u ecën. Të dy mashtrues. I treti, një grek i krimbur me para, një garderobë e vjetër e 40 - tës, i qëlloi homo, e la ajo. Bën punë nëpër motele. Sonte do të më marrë në dhomën e saj, unazën në gisht dhe pastaj na pret kisha. Ajo vdes për kishat. Bëri punë ai filmi? e pyes. E hëngri. Pas filmit më bëri telefon dhe më shau. Kujt ia hedh ti ato, më tha. Lidhe me një hu si ato që u venë pemëve për të qëndruar drejt. Flet broçkulla. Ku e keni lënë të takoheni? Këtu te Omonia, te ky vend afërsisht, rri atje, më tha, ku shiten gazetat shqiptare. U ndava me të pasi i dhashë darkë. Qofsh me fat miku im. Ika. Pas tri ditësh u ktheva përsëri atje. E gjeta në po atë vend. Më të ligur dhe më të tretur. Zhul,i krimbur në pisllëk. Ç’kemi? U takuat? Jo,ajo nuk më beson, më duket. Të thashë që e rregullova me paraplegjikët rumunë, ata bënin një gjilpërë në kolonë dhe e kishin dru për dy orë e ca. Ia kaluam mirë atje. Kam marrë me vete një kuti me shiringa dhe nja njëzetë flakone me ilaç. Po nuk po duket, nganjëherë më shkon mendja për keq. Çfarë përshembull? T’i gjej atë mut shtëpie ku e ka, t’i bëj zë dhe t’ia tregoj, pasi të kem bërë gjilpërën. Këto gjëra asaj i pëlqejnë. E di unë, ajo vdes për budallallëqe, po nuk e bëj dot, se jam i njohur, kam luajtur me Panathinaikosin, kështu ul prestigjin e skuadrës sime të dashur. Torta ka tri ditë në frigorifer. Vdes për tortë. Për unazën nuk i kam thënë asgjë. Dua t’ia bëj surprizë. Mbuloi fytyrën me duar dhe qau.Nuk kisha parë njeri më fatkeq.E ke numrin e saj të telefonit? Si se kam, po ajo s’përgjigjet, lërë mesazh, thotë. Të bëj një provë. Ia mora numrin dhe u futa në hotelin tim, Marriot me pesë yje. Më ndihmo, i thashë një maxhordomi,nga ata që shoqëronin miliarderët dhe u gjenin taksi, me të cilin pija nganjëherë uiski, merre këtë numur dhe ofroi punë. Gjithçka u rregullua për një gjysmë ore. Ajo erdhi në mbrëmje. Ishte vërtet një balenë e bukur me seks të bujshëm, po e telekosur, e vrarë nga jeta. Ecte pak si e çaplyer. Ai vërtet i ofroi punë, që ajo e pranoi me kënaqësi, duke bubulluar me një të qeshur pa cipë. I dhamë të pinte dhe ia mbushëm mendjen ta merrte në shtëpi Panathinaikosin. Atë të marrin, kam kohë unë të shtyjë karron e tij? Atë s’e ke për asgjë. Sa e ke një natë, e pyeta. Varet, me ju pershembull 2000, po meqenëse më gjetët goxha punë...Lëre, sa do t’i merrje atij? 1000. Ia numurova në dorë. Ajo pranoi. Ai sa nuk luajti nga trutë kur e pa, ajo u përkul dhe e puthi në buzë. A nuk është gruaja më e bukur në botë, të thashë që do të vinte? I përcolla. Kur u ktheva, ndalova në një bar të vogël dhe piva, piva për mikun tim, për yllin tim të fikur. E ç’është jeta? Një përqeshje, një tallje. Eh,sa dhimbje kishte Athina atë natë. E dija që të nesërmen do ta shikoja përsëri në sheshin Omonia duke pritur. Nuk më bënin këmbët të shkoja atje. Ai do të ishte tejet i dëshpëruar. Do ta kishte kuptuar më në fund se c’punë bënte ajo. Ai ma bëri me dorë nga larg. Ç’kemi? Kaluam një natë të mrekullueshme. Ia vura unazën në gisht,ndezëm qirinjtë me dyll natyral dhe hëngrëm tortën. S’ka si ajo! Si ishte Panathinaikosi në shtrat? e pyeta duke e ngacmuar. S’dolën gjë ato gjilpërat. Më lanë në baltë. Po ajo u soll mirë me mua. Sidomos ajo torta me luleshtrydhe dhe trëndafilë të ngrirë e kënaqi pa masë. Ai s’kishte kuptuar asgjë. Nju jork, 2012 nacional Constantin Cavafy, 1863-1933 POSIDONIATËT Gjuhën greke, posidoniatët E kishin harruar gjatë shekujve, duke u përzier Me tirrenas dhe latinë, me gjithfarë të huajsh. Gjithë ç’kishin ruajtur nga të parët e tyre, Ishte një festë greke, me rite madhështore, Me lira dhe me fyej, me konkurse dhe dafina. Ata e kishin zakon që në fund të festës Të kujtonin doket e tyre të lashta Dhe të përsëritnin fjalë greke Që tashti mezi i kuptonin disa veta. Përherë, festa shndërrohej në melankoli. Kjo ndodhte, sepse u kujtohej Që edhe ata ishin grekë, Meqë dikur kishin qenë italiotë; Dhe tash kishte ndodhur tjetërsimi: ata ishin aty, Por rronin dhe flisnin si barbarë, Të shkëputur nga bota greke, fatzinjtë! 6/ E Diel, POEZI 7 tetor 2012 Mendimi i përket zisë Poezi nga Greqia Përktheu: ANTON PAPLEKA Nga fillimi. Më duhet të ushtrohem Në këtë akrobaci të përkryer. Duke e rifilluar këtë lojë Sërish e sërish, Koka ime nuk duron më dhe vjen rrotull, Atë e pushton trallisja. Yorgos Seferis, 1900-1971 Çmimi Nobel më 1963 I VERBËR Disku i palëvizshëm i dyshemesë Sillet me vërtik Dhe zhduket Këmbimi i ngjyrave. I rëndë është gjumi në mëngjeset e dhjetorit I zi si ujërat e Akeronit, pa ëndrra, Pa kujtesë, pa as më të voglën gjethe dafine. Të ndenjurit zgjuar e çan harresën si lëkurën që e fshikullojnë Dhe shpirti i futur në rrugë të gabuar Duke dalë nga ujërat, ngre lart me kërcënim Mbetëzat e pikturave të ferrit, një valltare Me kastanjeta të kota, të cilës i dridhen Thembrat e lënduara nga përplasja e rëndë e këmbëve Në asamblenë e fundosur atje tej. Iluzion optik. Dhe si një fëmijë Që lojën ia prishën, Dhe si një fëmijë Që e humb durimin, Unë rend i dëshpëuar, Duke përplasur këmbët Te radhët e palvizshme të dyshemesë. Me shputën e këmbës i fshij Vijat që ndajnë Katrorët e bardhë dhe të zinj. I rëndë është gjumi në mëngjeset e dhjetorit. Çdo vit, në dhjetor është më keq. Së pari qe Parga, pastaj Sirakuza: Eshtrat e stërgjyshërve të zhvarrosur, gurore Plot me njerëz të rraskapitur, të gjymtuar, frymëprerë, Gjak i blerë, gjak i shitur, Gjak i shprishur si fëmijët e Edipit, Fëmijët e Edipit që vdiqën. Rrugë të zbrazëta, shtëpi me fytyra vrarëlie, Ikonathyes, ikonadhurues duke u vrarë me njëri-tjetrin gjithnjë natën, Kanate të shndërruara në barrikada. Në dhomë, Ajo dritë e pakët fshihej në skuta Si pëllumbi i verbër. Dhe ai Duke ecur verbazi Në livadhin e thellë Shihte hijen Prapa dritës. Dhjetor 1945 Yanis Ritsos, 1909-1990 ATA I SHKATËRRUAN TEMPUJT GREKË Ata i shkatërruan tempujt grekë. Të nesërmen në mëngjes, Ne u lutëm para një luleshqerre Shtrihem përtokë Dhe me kokën e turbulluar E lag me lot Shpresën time të dështuar. Nga gjithë këto prova, E ndiej veten të rraskapitur. Së paku, tashti mund të shoh qartë Se çfarë do të thotë Një dysheme që sillet. Ti ecën përpara dodekafonike Acaruese E rrufeshme E bukur Me një dallgë Karaibesh në palën e fustanit Dhe me perla të mëdha kaltërie të rrugës Pandrozé Rreth qafës Prani e ylbertë Idhull i mbrujtur Me dritën e një ylli të zhdukur Para shumë shekujsh Yorgos Varphopoulos, 1916 Ares Alexandrou, 1922-1978 Katrorë të vegjël, të bardhë e të zinj, Të vënë pesë e nga pesë, Të gjithë të shtruar për së kithi. Te kjo dysheme që përmenda, Luaj si kalama, Duke u përpjekur të eci Vetëm mbi pllakat e bardha. Ushtrim i vështirë. Akrobaci e rrezikshme. Nganjëherë humbas Drejtpeshimin e trupit. Nganjëherë humbet drejtpeshimin Mendja ime. Tashti unë të dua me dy përmasa Udhë Qumështi, o motër e ndritshme Atëherë i ngatërroj hapat e mi Dhe nga të hutuarit Gabimisht eci mbi katrorët e zinj. Si një figurë etruske Si një vizatim i Klee-së që sos në trajtë peshku O Zot, i vetmi fat që nuk e desha, Ishte që të m’i qëndisnin supet me spik. HIMN ME DY PËRMASA Tashti e di përse Ngjyrat bëjnë dashuri. DYSHEMEJA Atëherë pres vërshimin dhe kam frikë nga ti. Ndonëse ti mund të mos jesh e vetëdijshme (Asnjëherë Timonieri nuk di se ç’mision ka) Unë zbuloj nën zbehtësinë e kozmetikës sate Rrugën e pabesueshme që bëra Për të t’i thënë këto fjalë Odysseus Elytis, 1911-1996 Çmimi Nobel më 1979 ANTON PAPLEKA Gjithçka duhet ta nis MIDIS GURIÇKAVE Megjithatë unë nuk ia hoqa vetes. A keni parë deri sot ndonjë bredh Të zbresë vetë te sharrat e mprehta? Këtu është vendi ynë, te ky pyll Me degë të prera, me trungje gjysmë të djegura E me rrënjë të ngulura midis guriçkave. Dinos Christianopoulos, 1931 MARI-MAGDALENA Ai më bëri përshtypje, sapo e pashë për herë të parë, Shkoja me vrap në të gjitha predikimet e tij. Kisha një copë arë që ma kishte lënë emta ime Dhe unë e shita për t’i vajtur pas. 7/ E Diel, nacional POEZI 7 tetor 2012 Aromë nostalgjie Portrete të gjalla Nga ALI ALIDEMAJ Nga FLUTUR MUSTAFA* Dhe kur i shita të gjitha ato që pata, Atëherë vendosa të shisja trupin tim, Së pari, me karvanarët, pastaj me fermerët. Fjeta me romakët kokëshkëmb, sa u përket farisenjve, Nuk i njoh mirë… Por gjatë gjithë kësaj kohe, nuk më hiqeshin nga mendja Sytë e tij. Me muaj të tërë, për të kalërova nga Porti te Tempulli Dhe nga qyteti deri te Mali i Ullinjve. Zotëri parfumeshitës, të lutem ule pak çmimin për mua. Kjo enë alabastri është tepër e shtrenjtë Në krahasim me paratë që kam mundur të mbledh. Megjithatë më duhet kjo përzierje prej katër parfumesh. Me këto përfume, unë do të spërkat këmbët e tij, Me këto buzë, unë do t’i puth këmbët e tij Aq të bukura, aq të dëlira. E di, një parfum i tillë është i tepërt për pendimin, Po për dashurinë e tij është fare pak. Dhe në e përqafofsha një ditë fenë e tij, Këtë do ta bëj nga dashuria për Të. Dhe në u martirizofsha për Të, këtë ma ka frymëzuar Dashuria e tij. Zotëri, dëshira më ndez besimin, kurse dashuria, pendimin. Dhe pa dyshim, në shekuj, emri im do të jetë Simbol i atyre që shpëtuan, ngaqë dashuruan shumë. Yorgos Chronas, 1947 Të censuruara Kur udhëtarët e ngutur do të shkëmbejnë fluturimthi Vështrime të pabesueshme Pastaj unë do të ndërroj trenin i pari. III Mendoj për ditën kur ti nuk do të jesh më Favoriti i Hadrianit Dhe me valixhe në dorë do të nisesh drejt Nilit. Do të vdesësh midis xunkthave dhe kallamave. Ai u mbyt aty nga viti 130 pas Krishtit, Duke u hedhur me dashje në Nil. Për këtë do të shkruajnë gazetat. Andonis Fostieris, 1953 MENDIMI I PËRKET ZISË Përsëri e braktis heshtjen e shpirtit tim Për të hyrë në atelietë shurdhuese Të gravurës së hiçit. (Cilindra guri, mokra rrokjesh, Jepnani poemën tonë të përditshme.) Bukë e zezë dhe miell i zi : Vërtet, askush nuk e pyet veten Përse fjalët që shtypen në shtypshkronjë Janë të zeza? Cila prirje e lindur ka vendosur Që çdo mendim është një zi? Cili instinkt Ua vesh një shpullë çunave të parfumuar Të semiologjisë Që në mënyrë skandaloze Kanë lënë t’i shpëtojë syrit të tyre Kjo gjë që duket sheshit ? (Duke u shtirur shpesh se kisha emocione Ja ku u bëra i ndjeshëm. Sot e tutje, ç’duar do ta mbrujnë bukën, Me ç’kurajë do t’i shkosh deri në fund poemës?) ÇDO TË SHTUNË I Çdo të shtunë kam brenda vetes Ankthin e ndërtesave që i shkatërrojnë Të tramvajeve që i shkulin nga shinat Të torerove që mbeten në arenë pa pëlhurën e kuqe Çdo të shtunë kam brenda vetes ankthin E të vdekurve që nuk kanë të drejtë të ringjallen. II Ne do të shihemi edhe një herë në stacion Në kohën kur dalin gazetat e mesditës, Dimitris Huliaraqis, 1957 KUTIA E ZEZË Kutinë e zezë të jetës sonë Kush do ta gjejë në mbeturinat e djegura Kush do ta nxjerrë së andejmi me delikatesë Dhe kush do të përkulet mbi të fytyrëngrysur Për të studiuar shkaqet e tragjedisë? Dhe kur të bëhet kjo, ç’vlerë ka, Meqenëse ka ndodhur ajo që duhej të ndodhte Meqenëse dyllë të zbehtë do të kthehemi Tek aerodromi i bërë gropa-gropa I viteve kur qemë të rinj Pa njohur më njeri Pa kërkuar gjësend. Kështu, pra, është më mirë që të zhduket Kutia jonë e zezë Që ajo të kalbet diku në ara Që mbi të të rritet bari i heshtur Dhe ta mbulojë anembanë Duke lënë në truall një të ngritur të vogël Vetëm kaq. 1. Po të ishte gjallë Agim Ramadani Do të thoshte: Me penë e pushkë mbrohet vatani. 2. DO VIJ ME MUZGUN Me muzgun do vij errësiren do sjell. Mos e lini të më afrohet perseri. e hodha pas kraheve kujtimin e hidhur të ndjenjes budallaqe. Nuk dua ta rijetoj të njejtin Gabim Perseri. Le të më veshtrojë nga larg Hena le të rrezojë skenen time në sytë e mi të lexojë atë që kurrë nuk pati guxim ta degjonte nga goja ime. Mi mbyllni sytë, ne trekembesh me varni nga qenia ime nxirreni me cengele. Le të jem makthi i tij le të zgjohet mesnatave me emrin tim në gojë me aromen time në shtrat me hijen time. le ti behem torturë le ta kuptoje se pritja e ka një fund. Fytyra e tij e vuajtur le te jetë për mua trofe çmim i një jete të çuar dem shperblim, le të jetë panorame piktoreske relaks. Le ta ndjeje dhembjen time në çdo hap dyfish, trefish pa kufi ... Ai rreshti të ishte i imi Unë nuk isha kurre e tija. Me muzgun do vij erresiren do sjell. Mos e lini të më afrohet përseri. Ulqin, 2012 PA ZEMER Hapesië e Paanë... Boshllek ! Era Risjell kartolinat e pashkruara, të palexuarat i bart me vete ... aromë nostalgjie, malli e ankthi... E shtrirë perdhe ndjen Zemren e Tokes, Tenden kurrë nuk e ndjeu sado që në gjoksin tend për të fundit herë kishte fjetur ! Ulqin, 14.08.2012 *Gjimnaziste, Ulqin Po të ishte gjallë Latif Berisha Do të na mësonte një fjalë të urtë: Të rrokesh penën është sikur të shkosh në luftë. 3. Po të ishte Zahir Pajaziti gjallë Do të thoshte: Mos harroni gjakun e dëshmorëve o vëllëzër shqiptarë! PIRRO Pirro e fitoi Beteën në Itali Pastaj u kthye Në Epir Gati vetëmPa ushtri. TEUTA Mbreteresha Teutë E ashpër, e butë Tha një fjalë të mençur Që e kujton historia Ilirinë e shemben lufta dhe tradhtia SKËNDERBEU Bashkëluftëtarëve U thoshte në të Lezhës Kuvend: Armiku luftohet jo vetëm me shpatë, Por edhe me penë. SHOTE GALICA Është një lumë që rrjedh Nëpër zemër të Drenicës Ruan kujtime për Shote Galicën HAMËZ JASHARI Hamëz Jashari o Hamëz Jashari S’u dorëzove për se gjalli Derisa kullën E kaploi zjarri. FEHMI AGANI Sypatrembur në shtrëngatë Na e ndriçoi rrugën nëpër natë Nëpër zjarr nipper tym Mendjendrituri akademiku ynë. nacional ESSE 8/ E Diel, 7 tetor 2012 Shënime për poemën “E dashur mos vdis!” MOIKOM ZEQO Ka frikë mos i vdes dashuria në duar “E dashur mos vdis! ka lindur si klithmë e njeriut të ndërprerë. Të gjitha pamjet e jetës dhe të metaforave janë eufemizmi i kësaj klithme të fshehur në shendin e ditëve. Midis nesh, (zëthit hedonistik dhe krijuesit të tij, pra vetes time që e quaj zanafillë) të strukur në 174 cm lartësi të lëvizëshme, kishte moskuptim. Prandaj ata njerëz të korit, që po rrallohen në shkallët e amfiteatrit, po këqyr.” Nga VASIL VASILI E nde rravgoj të gjej shkruesin e vargut me ndriçim trishtimi :”E dashur mos vdis!”. Cituesi i famshëm Moikom Zeqo siguron gjithkënd: Është nga domeni i Pablo Nerudës, madje thotë se medalioni i poemës së tij është me lëndën e bryllët të këtij portreti tingujsh. Pjesa është tagri im. Me atë mund të përshkoj rrugë mesdite me zhguall të fortë. Jam nisur të kërkoj kush e shkroi vargun, “E dashur mos vdis!”, se besoj: me një dashuri mund të jesh tokësor në qenien tënde. Në rravgim përsiat. “Rravgim” e “përsiat” emërtojnë të njëjtën gjë në gjeografi të ndryshme prandaj s’janë e njëjta gjë. Ndjej se vargu që më mundon ka qënë gjithnjë. Moikomi citon me shumë mënyra apokrife edhe autorë që e kanë rikrijuar. Edhe ata mund të citonin paraardhësit e tyre. Krijuesi që është brenda njeriut të sotëm Moikom Zeqo i kujton me nderim të mëparshmit e pemës gjenealogjike të: “E dashur mos vdis!” Unë kapa të përgjithshmen: “E dashur mos vdis” ka qenë e shkruar dhe e folur, madje edhe e lojtur si rit sinkretit. Pastaj u bë ferment i kujtesës estetike. Krijuesit paraardhës ishin krijues me qenie të ndërprerë. Tani ata janë të amshimit. Një fat i tillë e pret edhe Moikom Zeqon. “E dashur mos vdis!”është kumt për të përgjithmonshmen Ekzistencializmin e tyre e këqyrr në rrugët që ndoqën për të mbrritur te: “E dashur mos vdis!” Ata janë kor etrish madhështor. Jam shumë larg vendit ku kori këndon Këngën e Jetës, por ua shquaj fytyrat gjithsecilit. Kjo këngë s’mbaron kurrë. Një çast Poetët bisedojnë në shoqërinë e të zgjedhurve të rastit. Më të shumtit janë vetmitarë mes shtrëngatave të tyre. Dua të sqaroj diçka të vështirë, tej mundësive të mija. Rrekem për fjalën e pashpjegueshme, “Poet”. Ndriçoj një të barasvlershme të saj librore: “kujtesë e përndezur”. Pastaj e kall këtë të barazvlershme librore, për më shumë qartësi dhe reliev, në shtratin e metaforës: “Kujtesë që ka marrë zjarr”. Besoj se në këtë metaforë është poeti. Po shquaj Her- aklitin e Efesit, të errtin. Pamjet që ka parë dhe mendimet që krijon nuk i mjaftojnë të ngujuara në kujtesë. Do që ti derdhë në një lumë që e quan kohë. Në atë lumë nuk u la dot dy herë. Gjithçka ndërpritet, madje edhe lumi ndërpritet, është metafora e të errtit. Ndërkoha ishin ditët e tij. Humbja e kohës ka qënë për të: “E dashur mos vdis!”. Ca të panjohur, të përbuzur, të varfëruar u kujtuan të krijonin me vegullime Krishtin Shpëtimtar. Eshtrat u janë bërë pluhur, ndërsa vegullia e tyre jeton ende. Me emrin e vegullimtarëve është paraqitur Ungjilli sipas Gjonit. Një burrë i vetmuar heq protezën e krahut të majtë. Mos është Servantesi që po shpie Don Kishotin te Dylqinja e Tabozës?S’pata mundësi t’ia shoh krahun cung se i mbiu flatër dhe flatrën ia gjallëroi piktori Jeronim Bosh. Pak më vonë agori i burrit mori trajtën e Vajzës me Flatra si në një tregim të Dino Buxatit. Trupi i shndrruar shfaqej me fuqinë e një mashkulli në zenit dhe me brishtësinë e kërcelltë të një femre me flokë të gjatë si nata. Ai trup që gjininë e këmbente sall për dukje të bukur sapo kishte kënduar: “E dashur mos vdis!” në një gjedh të ri. Ne,- qeliza, zanafilla, dashuria. Dyshi i dashurisë është - një, dy krahëza pikëlorë në buburezë. Disa burra me pelerina të plurosura, me sandale të ngrëna në themra nga jeta e gjatë dhe pesha e trupave të lartë, me nga një shkop në duar, në mesin e tyre - gra dardana -, lanë amfiteatrin dhe nisën një udhëtim biblik. Ishin pellazgët hy-j-n-o-r-ë të Homerit që, pasi kishin kënduar Këngën, sipas gjedhit të tyre parak, largoheshin. Ata që mbetën në shkallare, ndjenë se alfabeti i tyre u bë me më pak gërma. “E dashur mos vdis!” e h-y-j-n-o-r-ë-v-e këndohej: “Gjuhë mos vdis!”. Jo kush e ka shkruar, kush e ka ngjizur dhe me ç’lëndë. Shkruesi mund të jetë murg kopjues me zhgun të zbërdhylur në mëngë e në bryla, a një student me xhinse të grisura në gjunjë, që ndjek natën në disko muzikë të zhurmshme metalike. Kur është krijuar “E dashur mos vdis!”? - më pyet zëthi i brishtë i njeriut hedonistik të sotëm strukur brenda meje. Në Ditët e Jetës së Njeriut që janë Lotore (antike), i përgjigjem pa nerv. Kaq e thjeshtë paska qënë (kjo dituri)? Jo aq e thjeshtë se ditët shembëllejnë me kraharorë të zgavëruar burrash që brënda u ka rënë jeta. Zëthi hesht në plazmën e vet. Po të tregoj edhe pamjen e jetës. Ajo (jeta jonë) është si fytyrë me mise të prajtë femre që e gëlltit hija e ditëve. I lidh dot fjalët “jetë” dhe “ditë”? Jo? Ditët lidhen me ne të dy, mbase vetëm me ty. Ndërsa jeta nuk e di me kë lidhet. Dëgjo një kuptim ose një lidhje të tyre. Jetë (natyrë) në ditët e njeriut. Kjo është lidhja ideale. Dëgjo edhe një pamje tjetër të kësaj lidhje. Në natyrë kanë rënë ditët (tona) si pllanga boje. Ne bëjmë sikur nuk i shikojmë pllangat. Dikur jeta (natyra) i ndërpret ditët tona. E dashur mos vdis! ka lindur si klithmë e njeriut të ndërprerë. Të gjitha pamjet e jetës dhe të metaforave janë eufemizmi i kësaj klithme të fshehur në shendin e ditëve. Midis nesh, (zëthit hedonistik dhe krijuesit të tij, pra vetes time që e quaj zanafillë) të strukur në 174 cm lartësi të lëvizëshme, kishte moskuptim. Prandaj ata njerëz të korit, që po rrallohen në shkallët e amfiteatrit, po këqyrr. Po kërkoj poetin, kush është poeti? më shtyn të pyes në mënyrë të këtilltë një mitologji bashkohore individualiste. “Poeti është i Treti, mes Njeriut të Përkohshëm - dhe njeriut të Përjetshëm”, janë fjalë të krijuesit të zhdukur Moikom Zeqo. U bëra nga këto fjalë dëshirë që grish kujtesën. Një trumzë fluturash, një shoqëri zogjësh zbritën hijet e tyre mbi shkallët ku kishte kënduar kori dhe vetë s’ndaluan. Kjo çfaqje ishte një problem i vazhdueshëm për të errtin, (Heraklitin). M’u kujtua një emër. Edhe ai kishte folur për: “E dashur mos vdis!” Ca çaste më parë ndërmenda fjalë të purpurta të tij. Ai kishte qënë në atë kor. E gjeta atë që kishte mbrujtur dhe e lexova me zë, gjer në fund të saj. Fjalët mbaruan, por fara e tyre më pllenoi gjallesa në tru. Pastaj thashë, arrita në përfundim: Sipas poetit (“Kujtesë që ka marrë zjarr”) Moikom Zeqo do të thotë edhe sipas Pablo Zgjohu Druvar Nerudës që ka thënë “E dashur mos vdis!”; do të thotë edhe sipas Uollt Fije Bari Uitmanit që i këndoi trupit elektrik të mashkullit dhe të femrës; sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë edhe sipas Naim Frashërit që u dogj në Qiririn e Fjalës; do të thotë edhe sipas Simfonisë së Nëntë të Bethovenit që ka rënë si diell mbi netët; sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë edhe: “Të dy brenda Vdekjes - do ta vdesim vetë vdekjen,- e dashur mos vdis!” (zanafilla nuk rrikthehet në zanafillë, mbetet e tillë, më thotë vetja); sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë edhe sipas dhimbjes së Pol Elyarit që ia mori Galën e tij Salvador Dali; do të thotë edhe sipas erës së sotme që sjell fantazmën e mbretit Hamlet të dëshmojë, domethënë të lahet dy herë në lumin e të errtit Shekspir; do të thotë edhe sipas lumit Vjosë si Migjen i kaltër që është ngritur në qiell dhe kullon bula uji a fjalë të vagullta fatthënash; do të thotë edhe sipas “Helenës së Trojës që i shpiku Akejtë”; sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë që Moikom Zequa ka thithur burrnotin e Botës dhe ende s’tështin, (e mbrojnë fjalët që i ka bërë vegulli); sipas poetit Moikom Zeqo do të thotë: fjalët më tepër se kuptim janë kuptimi i vegullive; do të thotë edhe: ritmi zanafillor që ai e rrigjeti ia mban të lidhura fjalët. E dashur mos vdis! është himn? S’ka asnjë unazë dashurie të shkuar në gishtin e thatë të himnit. Je cinike, me këtë cilësor i shpalla luftën morale vetes. Po të kthehem te orgjina (jam e mbushur me orgjina) s’do të pranoja të isha himn. Si njeri bashkohor, po të them, se ti vetja ime, je një pjesëzë mohuese. Bashkohor...? pse më jep pezm të ri. Poetin e ke dëgjuar kur thotë: “s’ka kohë të përbashkët”? E cyta veten të dali nga errësira e fjalëve të saj. Enkas i thashë: unë kam rreth meje bashkohësit që thonë: “E dashur mos vdis!” është himn. Himn!? Himni është fundi..., heroi..., i rrethuari me mure, në natyrë kanë rënë ditët (tona) si pllanga boje. Ajo, me gjithë motërzimet është Zanafillë, Njeriu i Parë. Se Njeriu është gjithnjë Njeriu i Parë që mban brenda në parzëm një Njeri dhe, të Dy, brenda jetëvdekjes - rikrijohen. Mbetja e tyre është një këngë e përgjithmonshme. Njeriut të Parë ka frikë se mos i vdes Zoti në duar. Midis Zotit dhe njeriut që mban në parzëm njeriu nuk ka ndryshim. E dashur mos vdis! mohon vetiu pa qëllim himnin që s’e njeh dhe nxjerr zanafillën. Dëgjo fjalët e njeriut “Dhe mbase ky mermer - gëlon nga krimbat – kufoma të dekompozuara, - po dashuria jo – e dashur mos vdis!” Patra, 19 gusht 2012 9/ E Diel, nacional POEZI 7 tetor 2012 Pavarësia Nga AIDA BODE Dymbëdhjetë frymë MUTACION Kam vdekur. S’i sheh gjithë ato qeliza të ngordhura lëkura ka lëshuar në duart e tua? Gjithë ç’ke nga unë është aty - vdekje, asgjë më shumë. ZONJA E ARTË Në Korçë vjeshta hyn që nga Parku Rinia në qafë ka parfum pishash, përkunded me hiret e Moravës puthet me bliret që vdesin dhe këndon me zërin e guguçeve që përcjellin lejlekët në mërgim, prish takat mbi kalldrëme, dëgjon plakat që bisedojnë në oborr dhe bën gjoja sikur fshin ndërsa përgjon dyert që hapen e mbyllen. Në Korçë vjeshta vishet me gjethe serenatash që bien nga dritare të mbyllura, struket qosheve të errëta të rrugicave dhe pret të fshehë dashnorët tek vijnë të ngrohen me frymët e njëri-tjetrit I PANJOHURI Ai kujton të dashurat e vjetra dhe përpiqet t’i formojë të plota, në imazhe të rastësishme. Krahët i kujtojnë një balerinë, gjoksi një komshie që iu dha fshehtasi në errësirë, shalët një vizitore në shtëpinë e gjyshes e vithet një shoqe harruar në adoleshencë vetëm qafa, buzët, sytë dhe flokët s’i kujtonin askënd, kështu ai jetonte gjithë të kaluarën me fytyrën e së tashmes Dymbëdhjetë frymë U zbeh hëna, u bë Janar Hyjnitë kishin ftohtë dhe u mbështollën me Shkurt... Zgjata dorën të kapja erën, ajo më dha Marsin Filloi të bjerë Prill, i ujshëm, i rrëmbyeshëm, i papërmbajtshëm për gjelbërim. Maji mbante vesh që prapa hënës, aty ruante errësirën me sekretet e heshtjeve. Afërdita ishte me barrë, nuk rënkoi, por buzëqeshi dhe lindi Qershorin. Korriku u deh në Egje, ndërsa unë pashë Apokalipsin... Gushti fle me mua dhe yjet nuk i lë të bien Patat morën Shtatorin dhe u nisën drejt jugut Tetori mbajti frymën dhe ajri u bë i purpurt... Eja Dionis, eja më sill Nëntorin të zgjoj të dashurin Ç’i duhet urtësia Athinasë, kur ajo stoliset me Dhjetor? YING DHE YANG në qoshe të derës një enë me ujë të shenjtë, bekova pasigurinë ndërsa monedhen e mëkatit ia dhashe Çezarit që priste si lypsar në shkallët e kishës. UDHËTIME Nuk ka rrugë të drejta, dhe dritës i duhet të përthyhet, nuk ka as rreth të përsosur, hëna lodhet pas një nate plotësie E vërteta nuk bën udhëtime të gjata, ajo fillon dhe mbaron me çdo rrahje zemre. PËRSOSMËRI Ti je më i bukur se mëngjesi i së shtunës, më i dashur se kafeja e mbasdites dhe më i ëmbël se vallëzimi i Hirushes me princin para se ora të binte 12. Nga NUHI ISMAJLI Pavarësia domethënë t’i shtrish këmbët e mpira sa e ke jorganin të rrish drejt duke menduar se mund të lakohesh të kthehesh prapa po nuk mendove drejt me mend po nuk veprove se mund të lakohesh prapë nën barrën e huaj të shohësh me sytë e tu vetëm me sytë e tu nëse shikon t’i kesh të dy duart e lira po deshe t’i kesh të lira dhe vetëm për vete t’i lash sytë e tu me duart tua t’i lash të dëgjosh me veshët tu zërat e dashur të gjuhës së njohur nëse do nëse di mund të shpëtosh nga shurdhimi i gjuhës së largët të panjohur që të flet me dhuratën e tmerrit ta flasësh gjuhën tënde ta këndosh t’i ndjesh tingujt e bukur melodinë e bukur të saj NJË NATË NË ITAKË shiu varet nga retë si fill i shprishur nga një cohë e vjeter, të flasësh unë mendoj Penelopën dhe kuptoj që shiu s’është gjë tjetër veçse një shpërbërje penjsh thurrur për të shtyrë kohën... ta shkruash librin tënd historinë e faqes sate të ndritur pa të diktuar askush as huri e litari as shpata e turpi i mashtrimit a harresës të rritesh pa mallkimin të ndjesh gjuhën e zemrës sate e dheut të shuash etjen vetëm me ujin e burimit tënd të shuash urinë vetëm me bukën e fushave tua të lutesh në gjuhën tënde atë të dashurën të njohurën për ty edhe për Zotin tënd t’i lutesh vetëm Zotit tënd nga thellësia e Tokës nga Zemra e Fushës sate nga Maja e Maleve Tua t’i lutesh me gjithë fuqinë e zërit tënd ditën me diell pa altoparlant jo natën t’i mbrosh pleqtë nga sëmundja nga vdekja t’i trimërosh fëmijët jo t’i frikësosh me zërat e natës zëra vdekjesh t’i mbrosh gratë e reja që presin të ushqejnë e rrisin dhuratën e zemrës të ulesh në vatrën tënde ta shohësh jetën pavarësia si këngë kreshnike këngë e gjatë me kontraste qenka një test jetësor për të mirën e të keqen ……………………….?! a do të dimë të zgjedhim atë që është për ne nacional 10/ E Diel, POEZI 7 tetor 2012 Të jesh grua, hënë e plotë në zemër të ullirit Nga origjinali kroatisht: Shqipëroi: MUSTAFA SPAHIU Nga MARINA KLJAJO-RADIÇ (Mostar) IMAZH I DASHURISË E kuqërreme Lehtësi e vrenjtur Dhe mprehtësi drapëri E padukshme, E qëndrueshme E ndritshme Dhe bukuroshe MË PASTAJ... Pas shiut Pjelloria me bollëk Ofron paqe Pas dëborës Imazhi i parajsës Është më i qartë Pas thatësirës Të lodhur shpirtërisht Në kafshatën pendestare Pas dashurisë Lulet vyshken Të mbledhura. KOHA PËR NE Kusurin e jetës sime Do ta kaloj në mes ullinjve Në heshtjene e rënd, të blertë Do të mendoj për ne Në çajkën që ka marrë ngjyrë bjeshke Të përhimtë dhe të bardhë. Vetëkeqardhja është e pakuptimtë Po dhe vrushkulli Vetëm Lartësimi Në frut, në qiell Në gurin e fortë Mishërohet. Fishekzaret dhembin Spërkatë dhe afron çdo gjë Për murosje... në urë Në dyer të arta Për mëshirën e kohëshmërisë 15 dhjetor 2004 NDËRMJET Ndërmjet asaj që jam Dhe asaj që duhet të jem LULE PREJ KRIPE Ndonjëherë Kur mbi ty Deti i mbyll Krahët bojë qielli të mbyllët E kuqe, lule me amësime Në degën e ferrës Pret dorën kurajoze SHPLODHJE Vendkalim s’do të ketë Përpjekjet truprore Mospërfillëse Përcaktime joshëse Do të hudhem Në detin e shqetësuar Lule prej kripe Vizëpamje e paturpshme Pemët në lundra Detit të Edenit Fjalë nuk do ketë Vetëm pulëbardha Do krrokas nga dhembja 27 gusht 2005 Pa zhurmë flatrimi i çajkës Shfaq paptritur afsh dhe shpresë Pa fjalë Deti është i gjerë Mbi te varkat prej letre Dhe vigma e vetmuar e fjalëve Ju besoj ullinjve Shpritin e acartë ua njoh Koha për ne Ndërmjet asaj që jam Dhe asaj që duhet të jem Korçullë, 2005 Ulliri është i zi Me hënën e përflakur në zemër I pandalshëm lundrimi në qiell TË JESH GRUA Gur i shkëmbët Në fluturim të shtangur Ndal hapat e ngathët Në të tejkaluarit. Ramja s’guxon të ndodh As të ngrirë as të lagësht as të ngrohtë... Një grusht tokë të zezë E ndal të vithiset. Bucat i puthin lulet. Judeja! E pi shiun loti. Në sipërfaqen e qelqtë Askush se sheh plasaritjen Shuarja e lotve. Ndërmjet asaj që jam Dhe asaj që duhet të jem Hekuri i zjarrtë rrjedh Dorë e sigurtë E formëson metalin në kryq për kësmet Ndërmjet asaj që jam Dhe asaj që duhet të jem Do të doja të fshehem Dhe përsëri të bëhem Bukurezë në shkëmb Korçullë, 30. 08. 2005 DASHURI E PAVJELUR LUTJA E DETIT Hyjni Që mua Të parën më krijove Në shpirt Rri pezull Kthehu! Ma pastro rropullinë Dhe ringjalli peshqit Në reflektimin e qiellit Le të lundrojnë kurorëzat Prej varke. Dekalogu i humbur I harresës Të lëshuar natyrës Gëzim dhe kënaqësi Nëpër thirrjen e mëkatit Të stërgjyshit Korçullë, 19 gusht 2005 HËNA NË ULLINJ Gërshetuar Në degën më të lartë të ullirit Përdigjet Me zjarrin e vravashkave hyjnore HËNË E PLOTË NË ZEMËR TË ULLIRIT Djegur Për idealin e dritës së vlugut Në hënën e prushërimtë: Pamjet gjethësore rrugës së kryqit Pjesë e prushtë përvëluese Në vatrën e fikur Kërkon, gjakon, etjen Jetësisht për zemrën Korçullë, 2005 Në (pa)kalueshmërinë e hënës Do kumbojnë hapat e Zulmëmadhit Korçullë, 1 gusht 2005 11/ E Diel, nacional POEZI 7 tetor 2012 ULLIRI I MBUSHULLUAR ËNDRRËS MOS I SHKRUAJ LETËR ZOGTHI E morri Kafshatën e ushqimit Për te të caktuar Nga unë Sqepi Plot bukë Shtriu krahët Në vrullin e jetës Gjethet e begatshme Të puqura me tokën Krenari dhe shkrythtësi E bukurisë Plagët e fshehin Pjekurinë Nga JONUZ FETAHAJ, Luginë e Preshevës Në shkëndi fati E vuri në veprim Buzëqeshjen, shkelur në mes Nofullave të mia I lëmojnë rrudhat Shekujve Gjaku lirisht nxiton Arterieve Hapur dritarja E shpresës në gëzim Gëzim i dhuratës Era është e fundit Lehtë i prek Nga kraharori i saj Lundrojnë tregimet FRUSHULLIMA E JETËS 20 gusht 2005 PRUSH RËRE Në fëshfërimën e erës Dhe gurgullimin e lumit Dëgjoj: Frushullimën e jetës Rëra e përflakur Përcëllon Tabanët e mia Dhe trupin Në pyllin e ankthit Buçimtare e lodhur Në veshin: Zhurmë e Bukurisë së amshuar Në zjarrishtë bie në Të djegurit Prushnaja e vatrës Dhe gacat E fluturimit të zogut PRITJA Mos e mat harresën Me kuti Kur hija bëhet xhuxhe Korçullë, 2005 Në udhëkryqin pa shigjetë E humb numrin dhe adresën Edhe malli Nën këmishë Terrë e fut në dhomë Edhe këmisha e bardhë futë Natës nuk i shkurtoheshin këmbët As këmishës s’i duhej arna Uratë bëhej pasi shfaqej mëkati KËNGA Idhëtina e vrerit Derdhet Mbi etjen e djegur Lëkura e regjur E arushës E zbrazët dhe mbërthyer në kryq Frikëson Lumbardë, 5 gusht 2005 ISHULLI MLET Tharmi bimëson Pa njerëz I kuqëluar, i rrezitur Në bezdisje Dhe kryepicinguli I jetës E ngjashme me durim peshkatari Pres Ngjokje Fjalët Gërshetoj dhe çikrik mendime Ëmbëlsisht Dhe kapitje Shpirti I sëndisur dhe i përgjëruar Baba Fjalët Dhe lotët E ankoruar PO VJEN KËNGA Kërthnezët e vetmuar Dhe zgjohet me dy Sytët e floçkës I Vogli dhe i Madhi Vazhdon pa u trembur ngutthi në qiell Përlotur dhe njelmët Kuvend’ i Shën Mërisë I tëri nga plagët Ruan hyrje-daljet Në ishullin Mlet, 2005 BULKTHAT NË MLET Dëgjohet çukurnimi I kalorësve të apokalipsës Dhe vajtimi i dashurisë Së humbur Pjellake kodra Këlthasin kurrilat Shpirti ankohet Pas ballos Vdekjeprurëse KËNGA SOT Në botën e thatë Gruri i bukës Nuk po piqet Ylqeja dhe qiparisët Kapërderdhur Sokëllojnë për jetë Në thirrjen e tyre Çurlikojnë Linden përfituesit VARFËRIA Hapësira kumbon Guri copëzohet. Mlet, 21 gusht 2005 Guri ka lulëzuar Në diellin e verdhë Lakuriqësinë pjekur e ka Nga origjinali kroatisht Thellë paska rrëshqitur dita Në humbëtirën e pritjes Askush nuk sjell haber Pritja ç’u bë me njeriun Pse fishkëlloi e uluriti Nga inati që e pickoi në mbrëmje BIRIT TË DREQIT MOS I BESO Mos e nëpërkëmb vetveten As atëbotë kur të merr hilja Se – mëkati para teje ka lëshuar shtat Birit të dreqit kurrë mos i beso Nëse të zatet njëherë në rrugë Atëbotë të torturon heshtja Dhe gaca e fshehur THIKA Mos iu mat fjalës tri herë Se e merr frika I këputen rrokjet Pastaj, po pastaj ç’ndodhë Vdes fjala E thika përgjaket. BRENDA MUREVE E kërkove gjëllimin Edhe brenda mureve Kur të pickoi trishtimi Tuta lindi para njeriut Po njëherë vdiq para tij Kur në dyluftim doli Brenda katër mureve në ring Ik sa të mundesh në boshësi Për ta takuar mashtrimtarin Duke dhënë shpirt Ishte burg i zi në Mitrovicë Pas të nëntëdhjetave... Çfarë torture ndodhë Në mes fjalës dhe shikimit Ishte nana në mes të mesit Katër me katër anash ËNDRRËS MOS I SHKRUAJ LETËR Mos e mashtro vetveten Kur të prek dita në palcë Trurit i jep ilaç Për ta rikthyer ëndrrën Që ta shkurtoi tri herë gjumin Ëndrrës mos i shkruaj letër Se nuk ka adresë Merre vetëm hijen Dhe hapin e parë në ditë të re Në nafakë të re KËMISHA E NATËS Nuk e gjete sekretin e ëndrrës Kur duart u ngatërruan FOTOGRAFI E MALL Bojës i kishte humbur shkëlqimi Motet e kishin lëbardhë ngjyrën Nëna ishte shndërruar në hije Bardhezi e plot mall PAK MË VONË Në album radhitet heshtja Ofshama bën seancën e vet Kur zatetet me mallin Vera kalli vetveten Shirat zunë fundin e stinës Nëna mungonte në fotografi Pyetjet mbetën të nemitura Unë e motra shikimin dogjëm Loti hyri tinëz në kujtesë... Preshevë, 2008 pub ALTON nacional REKLAMË 12/ E Diel, 7 tetor 2012 2PPA012 AR R TTY Y NIIG N GH HTT ÇDO DITË ORA: 22:00 MUZIKË LIVE & DEEJAY PARTY Ju ftojmë të festojmë sëbashku në ambientet tona Programi: music live & të ftuar special & party Deejay nga më mirët ADRESA: BULEVARDI BLU KAMEZ • PERBALLE SHKOLLES SE MESME KAMEZ • CEL: 0685552577 CMYK 13/ E Diel, nacional INFO 7 tetor 2012 Për reklama në Gazetën & Radio TV online “Nacional” kontaktoni në nr. e telefonit 067 22 58 506 068 58 97 428 [email protected] Muzeu i Filmit do të jetë një gershetim mes artit si funksion komunikimi, por dhe ekspozitave, katalogjeve, fletë palosjeve, kritikave profesionale. Do të jetë një auditor arti për të gjithë. Do të jetë një ndermjetesim komunikimi i një potenciali kulturor të trasheguar në vite. Mesazhet e kultures që do të perçojë Muzeu i Filmit do te jene atraktive per te gjithe, dhe jo vetem per profesionistet. CMYK IDEJA THEMELORE Muzeu i Filmit bazohet në arkivat dhe në trashgiminë e pasur të ish Kinostudios "Shqipëria e Re". Sot Albafilm-i ndodhet në të njejten ndertese historike e dinjitoze të Korpusit Qendror, një akitekture që është një muze në vete. "Filmi në Vite", "Rrugetim në historine e Artit të Shtate", "Arti dhe Diktatura". Nderthurja në doza shkencore ndërmjet arshives dhe kulturës së kohës! Muzeu i Filmit, i pari i këtij IIoji në Shqiperi, do të ketë një përmbajtje sa artistike aq edhe shkencore. Në qender të projektit do të jete krijimi i një Muzeumi-Identitet -Krenari-Dialog Brezash-Teori-Praktike-Zhvillim projektesh kulturore shkencore. ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ PROJEKT - MUZEU I FILMIT www.radionacional.al ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ Frekuencat 93.6 mhz për Shqipërinë e mesme dhe Jugun 95.0 mhz për pjesën veriore nacional 14/ E Diel, ESSE 7 tetor 2012 Si e shkrova parathënjen e librit në greqisht të A. Podrimjes, “Harta e grisur” Podrimja poeti i dhimbjes së përbotshme “Poeti i mirënjohur në Shqipëri por edhe për lexuesin grek për shkak të botimit të poezive të tij në revistën e drejtuar nga zoti Kostas Valeta, zoti Mujo Buçpapaj, në gazetën e njohur letrare “Gazeta Nacional’’, shkroi me të drejtë se Ali Podrimja “ishte zëri autentik i poezisë shqiptare dhe asaj botërore. Ai i dha poezisë një formë të re, duke shprehur me një mënyrë të papërseritshme dhimbjen njerëzore, me frymën e fjalës mataforike në nivel botëror, e cila do të mbetet e përjetshme, ndërsa vet ai i qëndroi vdekjes pa asnjë lloj frike,” për të konkluduar se “vdekja e tij mallëngjeu gjithë popullin shqiptar, bashkësinë e madhe të poetëve, por edhe të gjithë njerëzit” të botës Të flasin për temat e rëndësishme mendore Frymën e Kosovës ka,për pak orë më parë, e humbi Porzia dhe kritika,sot do të mungojnë Nga shoqëria, sa flasin këtu brenda Për gjëra të rëndësishme mendore. Ata të dy në atdheun e tyre janë kthyer Tek shokët dhe të afërmit e tyre në Prishtinë Dhe Ne,fjalët e tyre dhe formën e tyre Do ruajmë në thellësi të zemrës tonë. Do të kemi të themi se duhet të jetë krenar Atdheu ku i lindi dhe i mban afër tij. Nga DINOS KUBATIS (GREQI) Shën Parashqevi-Mitilenë. E vërteta është se në Greqinë e sotme, ku fatkeqësisht të rinjtë nuk njohin as So lomonë dhe Pallamanë dhe as që kanë dëgjuar për Kalvon dhe Ragavinë, nuk është ndonjë gjë e veçantë që të mos njohin edhe shumë poetë të mëdhenj të vendeve të tjerë, të cilët gëzojnë njohje dhe nderim mbarëbotëror. Në shtetin e sotëm të vogël të Kosovës së pavarur, në të cilin, gjatë pushtimit gjerman, pa dritën e kësaj bote, më 28 Gusht 1942 Ali Podrimja,në qytetin e hijshëm të Gjakovës, të shkëputur me dhunë prej Nënës-Shqipëri, të cilën e adhuronte, ashtu siç adhuronte çdo pëllëmbë toke të atdheut të vet. Atë atdhe, të cilin poeti e jetoi me të gjithë shpirtin e vet dhe e himnizoi, ku kaloi së bashku me të, të gjithë ankthet, dëshmitë dhe dhimbjet e tij, pasi ai vuante nën zgjedhën e huaj, ndërsa vitet e fundit shpërtheu lufta për Pavarësi, në të cilën ai nga afër përballoi bombardimet dhe vrasjet, bile edhe të të afërmve të tij, ankthin e çlirimit të tokave të shenjta dhe pathosin e drejtë për Pavarësi. Në shërbim të Ushtrisë së Lirisë, si poet dhe si burrë-atdhetar, është ai, i cili do të pasqyrojë të gjithë tragjizmin e luftës dhe të vetëflijimit për vendin e vet, vetëm me dy vargje të tij: Kosovë, unë, biri yt .................................. E njoh gjakun tënd që vlon. Na duhet të kthehemi tridhjetepesë vjet pas, në një Kongres Poetik në Itali, kur ai si poet ishte ende shumë i ri, por i njohur në të gjithë Europën, bile edhe më herët, kohë kur atë e njohu nga afër dhe e vlerësoi veprën e tij poetike, shkrimtari i shquar grek, Kostas Valetas. Kostas Valetas vendosi i pari gurin, për ta njohur Ali Podrimjen në Greqi, gjë të cilën e solli botimi i librit të tj të fundit:"Harta e grisur", në gjuhën greke. Që atëhere kanë kaluar pothuajse tri dekada, gjatë së cilës Kostas Valetas kërkonte të vinte në kontakt me Podrimjen dhe së fundi edhe ta ftonte atë për të marrë pjesë në Kongresin Botëror Letrar, të cilin e organizon vetë ai, si President i degës greke të Lidhjes Botërore të Kritikëve të Letërsisë. Dua të them edhe unë se si e njoha këtë poet, edhe pse vitet e fundit e kisha drejtuar interesimin ndaj shkrimtarëve shqiptarë, me të cilët kisha krijuar edhe lidhje personale miqësore, si me më të vjetrit, ashtu edhe me më të rinjtë: Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa, Dritero Agolli, Iliaz Bobaj, Novruz Shehu, Moikom Zeqo, Kristaq Shabani dhe shumë të tjerë. Për këtë arsye dhe për shkak të martesës (Përktheu: Luljeta Nuraj-Kubati) LAJMI Shoqata Ndërkombëtare Kulturore e Salamines “Kafeneja e Ideve”organizon një dedikim për Podrimjen Kubatis do të jetë diskutanti kryesor me 7 tetor Dedikim per poetin e madh kosovar Ali Podrimja, do te behet te dielen ne 7 Tetor ne Greqi, organizuar nga SHoqata Nderkomtare Kulturore e Salamines “Kafene e Ideve”, ne kuader te 28 -te te Simpoziumit Nderkombetar te Poezise dhe te Letersise.Diskutanti kryesor do te jete z. DINOS KUBATIS, mik personal i poetit dhe aktori shqiptar z.Anastas Nika do te recitoj poezi te poetit Ali Podrimja, kryesisht ngavellimi poetik i tij i fundit “Harta e Grisur” i cili qarkulloi para nje viti ne Athine, e perkthyer nga z. Iliaz Bobaj. sime me fiziko-matematicienen Luljeta (Lili) Nuraj, nga Gjirokastra, botuesi i “Eolika Grammata”, më foli për poetin kosovar, duke më shfaqur edhe adhurimin e tij të madh për veprën e tij dhe më kërkoi, nëse ishte e mundur, të shkruaj edhe dy fjalë për të dhe ime shoqe të përkthente disa poezi të tij, (Shih botimin në "Eolika Grammata" nr. 239, Shtator-Tetor 2009, f.58-59) dhe paralelisht me këtë të gjeja edhe ndonjë mënyrë kontakti me të, me qëllim që edhe vetë poeti të pjesëmarrte në punimet e Kongresit Botëror të Letërsisë, të cilin e pati marrë përsipër vendi ynë, në qytetin e Shën Parashqevisë, në Mitilenë. Në Shtator të vitit 2009, Ali Podrimja, pas përpjekjeve të mia dhe me ndihmën e shkrim- tarit të njohur, Reshat Sahitaj, ishte së bashku me ne në Mitilenë, në qytetin vogël e të bukur të Shën Parashqevisë, ku u njohëm nga afër dhe që atëhere na lidhi një miqësi e ngushtë, ndërmjet kontakteve telefonike, e mail-eve, shkëmbimit të mendimeve dhe librave, por edhe tre takimeve të tjerë shumëditorë në Kosovë, (Prishtinë dhe Gjakovë) dhe në Athinë. ALIUT DHE RESHATIT Nga Dino Kubatis Është më e thjeshtë salla pa Aliun dhe Reshatin Seç u mblodhëm këtu njerzit e mënçur Në vitin 2010, ranë në ujdi së bashku me Iliaz Bobajn dhe Kosta Valetën, për të përkthyer librin e tij të fundit “Harta e grisur” në gjuhën greke. Përkthimin do ta bënte shkrimtari i veçantë Iliaz Bobaj. Për botimin e këtij libri në gjuhën greke, të cilin e botoi dhe e komentoi “Eolika Grammata”, Ali Podrimja më kërkoi të shkruaja parathënien (2), gjë e cila më nderonte veçanërisht dhe më krijoi një detyrim të plotë, dhe, me ndihmën e sime shoqeje dhe të mbesës sime, Ira Llangozi, të studioja të gjithë punën poetike të poetit. Në Mars të vitit 2011, libri u përpurua në Athinë, në një aktivitet komod, në të cilin merrnin pjesë: botuesi, përkthyesi dhe unë dhe në krah të të ftuarve ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi dhe shumë shqiptarë të tjerë dhe zyrtarë grekë, ndërmjet tyre edhe shumë njerëz të Letrave. Botimi shënoi sukses, por nuk mund të themi se bardi i poezisë së re të Kosovës e më gjerë, të Shqipërisë, u bë veçanërisht i njohur në Greqi. Ali Podrimja, në Greqi, u paraqit për herë të parë në revistën letrare "Eolika Grammata" të Kosta Valetës, për t’u ndjekur pas tre vjetësh me librin poetik "Harta e grisur". Ndërkaq duhet të bëjmë të ditur se, as vetë Ismail Kadare, i cili gjykohet si përfaqësuesi i prozës shqipe, nuk është shijuar në masën e gjerë të lexuesve të vendit tonë dhe njohja me të,ashtu si me Podrimjen, është privilegj i disa qindra njerëzve të botës Intelektuale, bile duhet të theksojmë se, përveç dy-tre romaneve të Kadaresë dhe disa poezive të Podrimjes,estetët dhe eseistët grekë, nuk janë marrë aspak me esencën dhe thellësinë e veprës së tyre,siç ka ndodhur me vende të tjerë. Veç kësaj, guxoj të them,se studimi im në botimin greqisht të “Hartës së grisur",është i vetmi shkrim eseist për veprën e Ali Podrimjes në gjuhën greke. SHKOLLA POETIKE PODRIMJA Ali Podrimja fitoi me meritë titullin e ripërtëritësit, jo vetëm të poezisë së Kosovës,por në përgjithësi të poezisë shqipe. Fëmijë i lindur në kohën e luftës, në një vend të mrekullueshëm, i cili kishte përballë kërcënimin e pushtimit gjerman, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare,ende nxënës në gjimnaz, boton në gazetën “Jeta e Re" poezinë e tij atdhetare “Epika" dhe dënohet prej regjimit serb me burgim trevjeçar. I guximshëm dhe atdhetar, përfundon fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës, punon fillimisht në gazetën “Rilindja" e mandej (1976) 15/ E Diel, ESSE 7 tetor 2012 në shtëpinë botuese me të njejtin emër, ku drejton botimin e veprave letrare shqiptare, letërsinë botërore dhe të shkrimtarëve të ish Jugosllavisë. Në vitin 2005, gazeta letrare italiane “Poezia”, në studimin e saj, e vendos atë ndërm jet katërqind “poetëve të zgjedhur botërore të shekullit të njëzetë". Personalitetet shqiptare të letrave,e vlerësonin si poetin më të madh të gjuhës së tyre dhe kososvarët ndjehen krenarë për këtë gjë. Jehona e poezisë së tij është mbarëbotërore dhe shtypi francez,për vdekjen e tij,thekson: “Iku një poet i madh i shekullit”! Ali Podrimja, jo vetëm shkroi, por edhe krijoi poezi. Krijoi Shkollën e tij Poetike Mbarëbotërore të shqetësimit bashkëkohor përmes devijimit të fjalëve,të cilat ndihmojnë për të shprehur çdo lloj ndjenje të poetit nëpërmjet metaforës dhe simbolikës.Ndjenja, si frika e luftës, por edhe kundërshtimi ndaj saj, nevoja për liri, dëshira absolute për të fluturuar në lartësi dhe rrjedhja e ndjenjave njerëzore,përplasen dhe plotësojnë shfaqjen poetike të Podrimjes. Në jetën e tij të përditshme personale, ai është herë-herë miqësor dhe herë-herë paksa i mënjanuar. Në thellësi të karakterit të tij, është veçanërisht i ndjeshëm. Marrëdhëniet e tij, në shumicën e rasteve tipike, thellohen në situata të veçanta dhe bëhen lidhje të fuqishme. Di të mbajë distancë, të jetë i gjakftohtë ndaj lajmeve dhe të shfaqet se qëndron përmbi ta, por në realitet duket se, me një qëndrim të tillë dëshiron të mbulojë përballë të tjerëve ndjesitë e veta.E ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe e fshehta e krijimit të kësaj shkolle të re, të “Shkollës Podrimja”, e cila idealizon ndjenjat prej simbolikës së kompromisit dhe konvencionalizmit, ndërkaq ndoshta beson se mbulimi i menjëhershëm dhe zhdukja, mund të befasojë, bile edhe të krijojë debate dhe kundërshti dhe të sjellë në dritë ndjenjat rrënjëthella të poetit. Poeti simbolist i shekullit të kaluar dhe i fillimit të shekullit tonë,"vulos" me mënyrën e re të të shprehurit të tij, jo vetëm kohën e vet, por edhe poezinë në kohën e vet dhe më gjerë, e cila, brenda shekujve lëviz nën trysninë politike dhe kërkon të shprehet me simbolizma dhe figura metaforike, me kuptime alegorike dhe ekuilibre të ndjeshëm, brenda një psikizmi, i cili frymon ndjenja atdhetare, ndjesi njerëzore dhe ripërtëritje vargu. Dy poezi karaktaristike të tij, janë dy të mëposhtmet, për atdhetë e tij, Kosovën dhe Shqipërinë. Një përmendje e veçantë duhet bërë ndërkaq për të edhe si poet i ndjenjave të prekshme,të cilat shpërfaqen veçanërisht gjatë kohës së sëmundjes së birit të tij tetëvjeçar, Lumit, vdekjes, por edhe kujtimit të tij, i cili nuk do të shuhet kurrën e kurrës në zemrën e poetit. Vdekja, e beftë dhe e papritur e poetit, krijoi mallëngjim botëror, ndërsa në Kosovë dhe në Shqipëri u nderua si hero kombëtar. Poeti i mirënjohur në Shqipëri por edhe në Greqi për shkak të botimit të poezive të tij në revistën e drejtuar nga zoti Kostas Valeta, pra zoti Mujo Buçpapaj, në gazetën e njohur letrare "Gazeta Nacional", shkroi me të drejtë se Ali Podrimja “ishte zëri autentik i poezisë shqiptare dhe asaj botërore. Ai i dha poezisë një formë të re, duke shprehur me një mënyrë të papërseritshme dhimbjen njerëzore, me frymën e fjalës mataforike në nje nivel botëror, e cila do të mbetet e përjetshme, ndërsa vet ai i qëndroi vdekjes pa asnjë lloj frike,” për të konkluduar se "vdekja e tij mallëngjeu gjithë popullin shqiptar, bashkësinë e madhe të poetëve, por edhe të gjithë njerëzit.” Ali Podrimja, me një kokën e vet të mbështetur mbi një gur, në një pyll të Monpeliesë së Francës, u nda nga jeta në 18 qershor 2012, thjesht, qetë, pa asnjë britmë! Britmat e dëshpërimit për atdheun, për të birin, për Njerinë, mbetën të skicuara në letër dhe prej tyre, pasi t’i lexojmë, do të frymëzohemi përherë, për një botë më të mirë, plot dashuri dhe ndjenja pavarësie. Përktheu: ILIAZ BOBAJ nacional Harrohet 80-vjetori i lindjes së Sten Asllan Dragotit Dragoti një artist i përmasave botërore Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor 1933 në New York në një familje me prindër nga Shqipëria (Tepelena). Babai i tij Asllani dhe Xhaxhai i tij Miftari kanë ikur nga Shqipëria në SHBA në vitin 1914 dhe kanë ushtruar,në shoqërinë Vatra, një aktivitet të gjërë patriotik dhe intelektual. Nga NOVRUZ SHEHU S ten Asllan Dragoti është një vigan i kinematografisë botërore dhe vetëm cinikë të përmasave botërore mund të harrojnë jo pa qëllim, festimin, sado modest që të ishte 80 vjetorit të ditëlindjes së tij. Sten Asllan Dragoti u lind më 4 tetor 1933 në New York në një familje me prindër nga Shqipëria (Tepelena). Babai i tij Asllani dhe Xhaxhai i tij Miftari kanë ikur nga Shqipëria në SHBA në vitin 1914 dhe kanë ushtruar,në shoqërinë Vatra, një aktivitet të gjërë patriotik dhe intelektual. Që në moshën 6 vjeç Steni merret me vizatime.Në moshën shtatë vjeç nis me këmbëngulje rrugën e artit. Mbaroi studimet në Universitetin COOPER UNION. Në periudhen e studimeve ka ndërrprerje gjatë luftës së Koresë, ku ka marrë pjesë deri sa përfundoi. Në vitin 1959 filloi punën në agjensinë Kinematografike si regjisor i filmave vizatimorë, duke u bërë drejtor i kësaj agjensie e duke punuar aty 15 vjet. Brënda kësaj periudhe realizoi 150 filma, një pjesë e madhe e të cilëve u vendos në Muzeun e arteve Moderrne në New York. Iu përkushtua fushës së reklamës në median televizive, duke u bërë një nga prodhuesit më të famshëm në botë.Mori çmimin TOMI, çmimi më i lartë televiziv amerikan për serinë e filmave “I live New York” si dhe çmimin MOLLA E ARTË (The golden apple) Shpëtimi nga një rrënim i plotë ekonomik,jo pak media amerikane i a dedikojnë Sten Dragotit duke e radhituar në intelektualët më progresiv të shekullit XX e XXI. Në vitin 1992 xhiroi filmin”Billi i Vogël i Ndyrë”dhe kthehet në televizion si drejtor i departamentit të arteve.Në vitin 1979 xhiroi filmin”Dashuri me shikim të parë”,në vitin 1980 “filmin “Ajo është jashtë kontrollit”,”Njeriu me këpucë të kuqe”etj. Në vitin 1998, me agjensinë e tij “Mass Dragoti”, bëri një fushatë të gjërë aktive me serinë e filmave “Stop vrasjeve në Kosovë”, duke sensibilizuar ndjeshëm luftën kundër krimeve të kryera nga forcat millosheviçiane. Ka qënë një betejë intelektuale jo e vogël, duke pasur parasysh që edhe shkrimtarë viganë si Shimborskaja dhe politi- kanë viganë si Mandela, qëndruan në anën e Sërbisë. Krahasimi i fotografive të Millosheviçit me të Hitlerit, si dhe i krimeve të tyre që ngjanin si dy pika uji, krijuan një reaksion nuklear në tërë botën e qytetëruar. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1996, kur edhe kam pasur nderin ta takoj me nje grup intelektualësh tepelenas. I dhurova, nëpërmjet vajzës time Suzana, një fotografi ku në një aktivitet ishin nëna dhe babai i tij. Ai nxorri një lupë, dhe mbasi shikoi me vëmëndje, pëshpëriti “Po, ata janë…” Dhe qau. Qau si fëmijë. Dhe nuk i fshinte lotët. Lotët mbretëror i jepnin një madhështi thuajse hyjnore. Në vitin 2008 erdhi sërish me një program për propogandimin e kulturës sonë kombëtare. Nuk di nëse u tërhoq apo nuk u mbështet. Janë realizuar dy filma dokumentarë për jetën dhe veprën e Sten Dragotit, nga TVSH. Është quajtur nga kritika amerikane Mbreti i Reklamave në botë Është shpallur Qytetar Nderi i Prishtinës dhe i Tepelenës. Në emër të një grupi intelektualësh, i jam drejtuar nëpërmjet ministrit të Kulturës Aldo Bumçi, Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, për tu vlerësuar me urdhërin “Flamuri i Skënderbeut” në kuadrin e 100 vjetorit të Pavaresise, duke pasur parasysh se lufta e tij intelektuale për ndërkmbëtarizimin e çështjes së Kosovës, në vitin 1998, është një luftë, që duhet vlerësuar.Një kombi që i mungon kujtesa, i mungon diçka e rëndësishme. Është e habitshme që dhe media elektronike dhe ajo e shkruar, nuk pati vëmëndjen t’i kushtonte dy shkronja mbretit të reklamës me veprën e tij madjore rrallë të krahasueshme me ndonje tjetër. Por dhe kjo ka një arsye, kur në çdo media, me qëllim apo pa qëllim, shkruhet e flitet për Enver Hoxhën dhe pashallarët e tjerë të Komunizmit për çdo ditë. PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQPIPËRISË Z. BUJAR NISHANI PËR DIJENI: Z. ALDO BUMÇI, MINISTRIT TË TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, TIRANË Shoqata kulturore Patriotike “Pjetër Arbënori” Tiranë KËRKESË Subjekti: Propozim për dhënien e titullit” Flamuri i Skënderbeut” zotit Sten Dragoti, regjisor dhe aktor SHBA, në kudrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në 80 vjetorin e lindjes së tij. Qëllimi: Vlerësimi i një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar,emblemë e inteligjencës përparimtare botërore dhe investitor i madh në Pavarësinë e Kosovës. Argumenti: Sten Asllan Dragoti, regjisor dhe aktor i Hollivudit, SHBA, ka lindur në New York më 4 tetor 1933. Nga një familje me origjinë shqiptare nga Dragoti i Tepelenës, larguar në vitin 1914 SHBA si emigrant ekonomik. Babai i tij Asllani dhe xhaxhai i tij Miftari kanë marrë pjesë aktive në Shoqërinë Vatra në SHBA, si publicist. Që në moshën 7 vjeç, Steni ka nisur rrugën e artit. Mbas mbarimit të studimeve arriti të realizojë 150 filma, pjesa më e madhe e madhe e të cilëve është vendosur në Muzeun e arteve moderrne në New York. Ju përkushtua fushës së reklamës dhe arriti të shpëtojë New Yorkun nga braktisja, në vitet 70-të. Për serinë e filmave “Të dua New York” mori çmimin më të lartë televiziv amerikan TONI si dhe Molla e Artë. Filmat e tij janë me famë botërore. Në vitin e 1988, me agjensinë e tij, bëri një fushatë të titulluar “Stop vrasjeve në Kosovë”. film që ndërkombtarizoi në mënyrë të ndjeshme ne të gjithë inteligjencën botërore çështjen e krimeve në Kosovë nga sërbët milloviçianë. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2007. Në Shqipëri janë realizuar për të dy filma dokumentarë nga TVSH. Kryetari Shoqatës Novruz Shehu, Studjues nacional PROZË 16/ E Diel, 7 tetor 2012 Nga GANI MEHMETAJ V etura rrëshqite më shpejtësi magjis trales gati të zbrazët, atë mëngjes qer shori. Qiellit të kthjellët, nuk ia zbehte kaltërinë ndonjë cukël resh. Rruga e gjerë, me lakesa deri në majën e malit sikur të joshte në aventurë të papritur. Adrenalina ngrihej me të parë rëniet e frikshme përtej mburojës, ndërsa dora më mbërthehej vetvetiu në ndërruesin e shpejtësive nga e katërta në të pestën, duke shkelur këmbëzën e ndërprerësit të shpejtësive me shikim të përqendruar para. Më bëhej sikur nuk kishin lidhje lëvizjet e njërës dorë apo të tjetrës, që mbante lehtas volanin, me kokën e drejtuar apo sytë e përqendruar. Megjithatë gjymtyrët kryenin punën sipas një komande të vetvetishme refleksesh. E ndjeja vetën mirë në rrugën e gjerë me disa shirita. Rrija i shkujdesur, i shkarkuar nga të gjitha brengat. Derisa ajri i freskët hynte me furi nga dritarja e hapur, ëndërrimet vinin vetiu. Rrugëtimet e gjata ndjellin edhe përftime. Ndonjëherë vetmia me ndjenjën e braktisjes të ngulfat përskaj vargmaleve që shpalosën deri në pakufi, herë më pjerrtësi të papritura, herë me lartësi të tilla që ta shtrembërojnë qafen, kur duhet ta shkelësh gazin për ta mbajtur shpejtësinë e njëjtë të pak minutave më parë. Muzika e lehtë në radion e veturës më shkëpuste tërësisht nga bota bezdisëse me strese. Përtej xhamave të makinës sytë ti përkëdhelte një botë reale, e vrazhdë, gati përrallore me peizazhin e vet; në të dy anët bjeshkë të zhveshura, poshtë lumi që gurgullonte me shpejtësi luginës së pjerrët me reflekse verbuese të rrezeve të diellit. Ktheja kokën të përqendrohesha në rrugë, por vetëtimthi më rrëshqisnin para sysh pamje nga më të ndryshmet: biseda, takime, banalitete të ditës, ngjarje politike, frymëzënëse e tragjikomike, borxhe, plasje sherri apo gjëra të tjera, të cilat zakonisht i ndrydhja edhe atëherë kur më paraqiteshin, në kotjën e pasdites. Imazhet më rrëshqisnin ende pa i kapur mirë, më iknin furishëm si t’i ndiqte dikush, ashtu si e ndjek ciflën e resë era e verës. Kur më kote gjumi pasditeve nuk përqendrohesha dot në asnjë imazh sa për të pas diç konkrete. Nuk përqendrohesha as në pamjet që më dilnin para tash derisa ngisja makinën me furi. Përshtypjet e rekapitullimit të problemeve të ditës më rrëshqisnin ende pa i dhënë karar njërit para tjetrit. Kjo me ndihmonte të ikja nga dita e lodhshme. Kur më joshte gjumi, duke më shkëputur si me magnet nga toka, ashtu sikurse shkëputët aeroplani a fluturakja e pa zhurmë, atëherë e ndjeja kënaqësinë e të qenit pupël. Ashtu më dukej vetja edhe tash: i papeshë, i lehtë, i shkarkuar nga vargonjtë e forcave që më tërhiqnin përposh, i gatshëm për aventura. Kabina e makinës vazhdonte të mbushej me ajër, muzika ushtonte. Shiriti i bardh që ndante asfaltin, më përftonte ende pa i shquar mirë. Imazhet ndillnin imazhe, duke lëvizur me shpejtësi filmike. Qartësia e habitshme e ngjarjeve, e njerëzve, të cilët s’i kisha takuar me vjet, apo nuk me kujtoheshin qe nga fëmijëria- parakalonin si MURI I VDEKJES në filmat bardh-zi. Derisa ngisja makinën, krah meje, përtej xhamit si në ekran rinte një fëmijë buçko, ndërsa në vesh me ushtonte rrjedha e fuqishme e lumit në muajin maj kur të joshte aq shumë. Buçko kridhej në ujë, mezi i shmangej valëve që e shpinin drejtë shtjellës. Zhurma e ujit të rrëmbyeshëm e mbushte gjithë ekranin në vend të rrugës së mërzitshme. Mahnitej me lumin që shkallmonte çdo gjë që i dilte para: një lis i madh, i shkulur më rrënjë si i pa kokë, një kasolle ende e pa shkallmuar ardhur nga ndonjë luginë bjeshke, përkundej nga një skaj në skajin tjetër të lumit. Asnjëherë nuk e kuptoi çuni buçko, edhe pasi u bë burrë- pati njerëz brenda në kasolle? I zuri në gjumë familjen fatkeqe bujana, kurse ata mendonin se po përkundeshin nga era e malit? Nuk dëgjoheshin klithma njerëzish, as zëra. Lumi mi kishte mbushur veshët e sytë, zhurma më kishte përpirë... Majat e gishtave mi përshkonte pushi i butë i mbështjellësit të volanit. Ngisja veturën pa parë asgjë. Makina përpinte lugina e male me rropulli të dala jashtë; u ngjitesha me të njëjtën shpejtësi kodrave a qafëmaleve të çara në dysh nga brisqet gjigante të reptilëve të çelikut; vazhdoja rrafshnaltës së sheshuar, për të bërë kthesë sipëri një ure që e kishte mbërthyer lumin poshtë. Ndërsa rrija shtrëngueshëm para volanit, më mbysnin pamjet e dikurshme: rrebeshi tashmë e kishte përmbytur gjithë horizontin, shiu më lante nga maja e kokës deri në thembra, dridhesha nga të ftohtit, ndonjëherë në mënyrë të vetvetishme zgjasja gjuhën dhe lëpija ujin gati të njelmët skajeve të gojës, i pandërgjegjshëm për këtë gjë. Vazhdoja të shihja turbullt dhe ecja me mendje tutje rrjedhës së furishme të lumit, duke kaluar katunde e qytete, lugina e qafa mali. Shkrihesha me çunin buçko, i cili vraponte krah meje. Vetiu shtypja me majat e gishtave të shputës këmbëzën e ndërruesit të shpejtësive, ndërsa me dorën e djathtë ndërroja marshin, pastaj po me ato lëvizje të pavullnetshme shkelja gazin. Vetura sa s’fluturonte. Lumi përposh meje me ngatërrohej në përftime me lumin e rrëmbyeshëm. Horizonti i murrëtyer lëshonte shi me rrëshek. Koha dhe vendi më dyzoheshin. Shkëputja e veturës nga toka dhe ndjenja tronditëse se po fluturoja, mu fanit në çastin kur një muzikë e lehtë filloi të mbushte me tingujt dinamik kabinën e makinës. Tingujt e muzikës elektronike, gati flurore vinin e bëheshin të forta e rraskapitëse, shpërndaheshin në gjithë hapësirën e papeshë, duke thyer të gjitha ligjet e natyrës. Edhe vetja më dukej i papeshë. Gomat e veturës për herë të parë nuk shkisnin në asfalt, as dridhej karroceria nga ndonjë e çuar e asfaltit në atë shpejtësi vrasëse. Makina rrinte pezull. Ndonjë makinë e rastit kalonte përbri meje, ende pa i shquar fytyrat brenda. Pak më vonë më qartësoheshin figurat e çuditura me sy të gapërruar. Më shihnin si të ndeshnin fantazmën. I habitur nuk e zbërtheja dot si mund të rrinin edhe makinat e tjera pezull në ajër. Nuk e di pse mendoja se në ajrin e freskët duhej të isha i vetëm me makinën dhe me mendimet e mia fluturake. Gravitacioni s’kishte asnjë ndikim mbi trupin tim dhe as mbi gëzhojën kaba të makinës. Tingujt e muzikës vazhdonin ta mbushnin kabinën. Veshët e kokën time e miklonte një ndjenjë e veçantë e pa përjetuar. Të qëndruarit pezull në ajër, e ndjeja edhe me majat e gishtërinjve të këmbës, rrymime drithëruese ma përshkonin trupin. Edhe në qiell më bëhej se kishte kthesa, prandaj krejt papritur mbështillja shtrëngueshëm volanin, sipas terrenit a ritmit të muzikës. Një palë ethe ma dridhnin trupin: imazhet ma kishin pushtuar trurin dhe lëviznin me shpejtësinë e dritës, sytë kot që i mbaja hapur, sepse edhe symbyllur shihja gjëra të pa rëndomta: fëmijëria, vitet e bezdisshme të adoleshencës, një mall i papërcaktuar më zinte grykën e kraharorin. Renditeshin përftimet herë të qarta, herë të turbullta, të gëzueshme, a të trishta, shpresëdhënëse apo dëshpëruese, të errëta a të ndritshme, të tejkohëshme apo konkrete. Fytyrat e njerëzve me afroheshin aq shumë sa e shmangja kokën të mos me shqisnin hundën. Ndonjëri ndalej në vend si i hipnotizuar, më shihte një kohë dhe zhdukej. Të tjerët shpejtonin hapin. Dikur vrapi i tyre bëhej aq marramenth sa që e kisha vështirë t’i ndiqja më sy. Iknin si të krisur. Vraponin në vija të imagjinuara, thua të qe vrapi i fundit në jetë. Ata ik- nin, bëheshin hi e pluhur, unë nxitoja t’i zija, t’u thosha diçka, mbase t’u hakërrohesha: “ ku vraponi si të pa kokë?” Por ndonjëri, mbetur ca prapa, më shihte i habitur. Kur e kapja rrëmbimthi për dore për ta pyetur diçka, ai i çoroditur më shikonte, pastaj kur e ndjente mbërthimin tim më hakërrohej më tërbim: “mu hiq qafe, more gomar. Bota iku, e ti rri si hu gardhi!”. Më shkëputej nga duart dhe shpejtonte hapin. Mua më dukej sikur ata para tij vazhdonin drejtë rrokullimës, apo bëheshin rrokopujë në theqafje... Tingujt e muzikës shungullonin kabinën, duke krijuar atmosferë të veçantë, të papërcaktuar. Çdo gjë zhvillohej me shpejtësi drite, ndërsa më bëhej se trurin e kisha aq të qartë, aq të kthjellët, që punonte me një intensitet që s’ më kishte ndodhur kurrë më parë. Më fanitej bota e pazakonshme, takoja njerëz të çuditshëm, në bebëzat e syve u ndriste shkëlqimi i pashpjegueshëm. Në këtë lëvizje të papërcaktuar e të pazakonshme, mu bë sikur lëvizja me shpejtësi dhiarëve të një maje mali nga e cila barkat poshtë dukeshin si zogj të vetmuar në detin e paanë. Herë shihja nga kabina e veturës, herë nga fluturakja me krah pëlhure detin e shkëlqimit lëbyrës. E zija vetën duke menduar: si do të dukej sikur me makinë të fluturoje nga maja e malit thikë përposh drejtë kaltërsive të detit. Grishja e natyrës ishte tunduese. Rrëqethesha kur ma përshkonte trurin tundimi i tillë. Herën tjetër kisha mbresën sikur nëpër trup dhe tëmtha më përshkonin rrymimet e fuqishme të ajrit, atëherë kur fluturoja nga kjo lartësi me fluturaken mekanike, drejtimin e të cilës e mbaja me duar dhe më një pedale në këmbë. Adrenalina mi shtypte tëmthat, shqetësimi ma ndrydhte kraharorin. Më vinte të klithja nga ngazëllimi sikur të isha i vetëm në gjithë hapësirën qiellore dhe ultësirën bregdetare. Fantazoja se si rrëshqisja qetë-qetë si në filmat e ngadalësuar nga pika më e lartë e malit në qetësinë shekullore të ujit të njelmët. Vetëm ndonjëherë vrik më shkëpuste nga kjo fantazi zhurma e pazakonshme e motorit të makinës, një ushtimë që vinte nga fundi i detit. Toka më largohej habitshëm, qielli më shpalosej si në përralla. Dhe këtu plasi një krisja brenda meje. 17/ E Diel, 7 tetor 2012 Para se të shpërtheja murin e çuditshëm që më afrohej herë si tyl i hollë, herë si mburojë drithëruese e një rrethi të zjarrtë, mu fanit pamja se si me shihnin më habi të afërmit. Sa më shumë i afrohesha murit aq më shumë hapnin sytë ata duke më parë me tmerr. Disa prej tyre filluan të hapin gojën, mbase më flisnin, por unë s’dëgjoja asgjë, veshët mu shurdhuan; disa ma bënin me dorë të kthehesha, të mos vazhdoja më tej, të këndellesha, të mos e prekja murin, është prekje fatale, më thoshte dikush brenda meje. Nuk e zbërtheja pse frikësoheshin, kur s’bëja asgjë të rrezikshme, fluturoja dhe kënaqesha. Përtej murit- qelq i tejdukshëm mu shpaluan fytyra të zbehta, me ngjyrim të pazakonshëm. Të mpirë më ndiqnin me habi, por pa entuziazëm. Lëviznin qetë-qetë, sikur s’u bëhej vonë për asgjë, shkonin njëri pas tjetrit, me një automatizëm roboti. Duke i shikuar nuk e di pse më mbërtheu një mall i pa treguar, me shtrëngoi diçka në fyt. Sidomos gati sa s’ia plasa vajit kur më dolën si në ekran ata që nuk i kisha parë me dhjetëra vjet, apo nga fëmijëria. Më të rrallë i shihja ëndërr, i kujtoja nga ndonjë dialog, buzëqeshje veçuese a nga çastet e fundit të jetës. Ata jo shumë larg meje, tej murit të tejdukshëm, me shkëlqim të argjend të zbërdhulur, ecnin pa cak. Më shikonin si të isha i huaj. Mbase s’ më njihnin. Doja t’i thërrisja, por s’ më tradhtoi zëri. Vetëm një herë në fraksion sekonde mu bë se dikush nga ta hapi sytë me tmerr, më përftoi para sysh sikur ma bëri me dorë, mbase përpiqej të më thoshte: ku shkon more i krisur?. Asnjërën nga këto fjalë nuk i shqiptoi, madje as e hapi gojën, e unë këtë mesazh e mora nga reagimi i tij, i kundërt me lëvizjen e pakmëparshme të ngadalësisë së përjetshme. Sa më shumë i afrohesha murit mashtrues, fillimit të një bote tjetër, sepse e dija se ajo është botë e përtejme, aq më fuqishëm më godiste mendimi: “Mbase s’duhej të nxitoja!”. Fluturoja si me flatra. Nuk doja ta humbisja këtë përparësi, por diç më thoshte se, duhej ta ktheja kokën prapa. Një zë tjetër i largët më pëshpëriste: ‘Mos u kthe!”. Pa dashje ktheva kokën nga kureshtja a nga frika, nuk e sqaroj dot. Në vend të rrugës në xhamin e prapmë dhe në retrovizor pash më qartësi biluri të afërmit e mi të gjallë që ma bënin me dorë, lëviznin më të gjitha gjymtyrët, më përgjëronin të kthehesha, të këndellesha, të mos kapërceja kufirin, të mos vazhdoja shkelja kufirin e mos kthimit. Sërish më vuri dikush në siklet. Jehona PROZË ma shtonte frikën, ndërsa ishte aq cytëse të shpërtheja murin e vdekjes. Digjesha t’i prekja ata që s’i kisha takuar me dhjetëvjetëshe. Më emociononte kjo afri. U stepa. Të përfillja ftesën e të gjallëve e të mos shpërtheja murin, apo ta çaja copë e grimë qelqin e murit. Diçka mi shtrëngonte gjymtyrët. Nuk e di kush më pëshpëriti në vesh se po e shpërtheva murin e vdekjes, s’do t’i shihja kurrë të gjallët. “Mos u mashtro”, mi përkëdhelte një zë veshët. Ngurrimin tim e forcoi klithma: “ Mos!”. Klithma më shtangu sërish, muri i tejdukshëm u thye copë e grimë. Në vesh me tingëllonin acarueshëm spirat e xhamave. Sytë sa s’ më dolën nga vendi: nuk isha duke fluturuar mbi shkrepa, as ecja nëpër retë e flashkëta të shprishura, por vrapoja në theqafje me makinë rrugës magjistrale me humnera të frikshme për anash. Më pushtoi frika. Nisa të shoh ku jam. Ende pa e pasur askënd para as prapa, sepse isha në një rrugë të hapur, sytë mu mbërthyen në treguesin e shpejtësisë. Kisha kaluar kufirin e të lejueshmes. Makina dridhej si në ethe. Shkela frenin, një herë më kujdes a më droje, mos ishte e kot, herën tjetër kur mu bë se këmbëza e frenit rezistonte, apo mbase unë e kisha shkelur fare pak, e ndrydha më më guxim. Shkela me tërë peshën e shputës. Vrulli i frenimit ishte i madh, apo frika ime e beftë ndikoi fuqishëm në këmbëzën e frenit të këmbës sa qe fishkëllimën e ashpër e gomave ulëriti si të dilte nga ndonjë bishë parahistorike. Vrragët e gomave duhet të kenë mbetur me qindra metra trup e tërthor asfaltit. Bëja leqe si i dehuri në trotuaret e qytetit, por në një hapësirë shumë më të madhe. Makina një herë mori hovë në të majtë, drejtë mburojave të skajit të rrugës, pastaj meqë gjithë kohën më shumë punoja me reflekse se sa me vetëdije, nga sjellja e vrullshme e volanit, mora kthesën në të djathtë, duke bërë një rrotullim të frikshëm të turirit të makinës. Nuk e shkela më këmbëzën e frenit, sepse mu duk se asgjë nuk ndihmonte t’ia prisja hovin e shpejtësinë bishës së metaltë që ulërinte edhe më tutje më kërcënim. Prapë e humba peshën. Çdo gjë sërish u bë flurore, e tejdukshme. Përtej murit u hapen perdet prej tyli. Njerëzit përtej murit më ndiqnin më indiferencë. Në të djathtë, të tjerët, mbanin kokat në duar dhe klithnin me tmerr. E di se në një çast mu ngulitë në rrashtë të kokës refreni: “nuk dua të vdes!”. Pastaj çdo gjë u shurdhua dhe u errësuar si të isha në fund të ndonjë shpelle të frikshme; nuk shihja, as nuk dëgjoja asgjë; u errësua edhe imazhi i murit të tejdukshëm, edhe ata që më shihnin prapa. Po rrëzohesha me ngadalësi filmi, gati i papeshë, ende era më përkëdhelte fytyrën dhe kraharorin e shpërthekuar. Para se të merrte makina rrokullimën nuk e di se si shpërtheva xhamin e përparmë dhe fluturova në ajër. Pastaj mu shqye imazhi, u bë errësirë e plotë... - Është gjallë, po merr frymë, - dëgjoja si një jehonë të largët dike që më fliste fare afër. Zëri se si më vinte si në ëndërr. - Mos e lëvizni aq shpejt, më ngadalë, - i thoshte tjetri, ndërsa disa zëra të tjerë seç shushuritnin diçka, sikur përpiqeshin të mos ma prishnin gjumin. Një zë sirene e thekshme dhe frikësuese, më bëri të këndellëm edhe më, por asnjë lëvizje s’mund të bëja, as mund të hapja sytë. Një përpjekje e flashkët duket u ra në sy. - Mos shpurdh, rri ashtu si je,- me kujtohet se me tha dikush në mënyrë urdhërore. As që kisha mundësi të bëja ndonjë shmangie gjymtyrësh. - Nuk ke gjë, pos disa kockave të thyera e gërvishtjeve, mos u brengos, - vazhdonte ai, që dikush i thoshte doktor, ndërsa mua për herë të parë nuk më bëhej vonë për asgjë, nuk e dija ku jam, pse më sollën këtu ku me flasin si një të sëmuri. S’e dija as pse përkujdeseshin më aq brengë, duke më këshilluar të bëjë kështu apo ashtu. Nuk e dija as se jetoja jetën e dytë... nacional Vdekja e nënës Tregim nga PIRRO DOLLANI I shte mesi i natës kur më njoftuan nga Shqipëria se nëna kishte ndërruar jetë. Në çast dora që mbante receptorin filloi të dridhej dhe më mbuluan djersët. Nuk më kujtohet çfarë thashë, por ula telefonin dhe shkova në dhomën e gjumit e qava me dënesë, pasi nuk doja t’u prishja gjumin fëmijëve që flinin të qetë. Përjetësi m’u dukën ato pak orë që kishin mbetur nga nata. Mezi prisja të vinte ora 8 e mëngjesit që t’i telefonoja agjencisë së fluturimeve, për të prerë një biletë për në Shqipëri, paçka se akoma s’më kishte ardhur nga Zyra e Emigracionit dokumenti i qëndrimit në Amerikë. Më në fund u lidha me agjencinë, por përgjigjja qe:”Për sot nuk ka bileta për në Shqipëri, por po të më lini numrin e telefonit, do të shikoj se mos gjej një biletë për ditën e nesërme.” Ndërkohë që mbarova bisedën, mora Zyrën e Emigracionit. Më thanë se duhej t’u faksoja certifikatën e vdekjes që të më jepnin një dokument udhëtimi për në Shqipëri. Pas pak ra zilja dhe nga agjencia më njoftuan se mund të më siguronin një biletë në klasin e parë. Asnjëherë në jetën time s’kisha fluturuar në klasin e parë, ndaj pyeta sa kushtonte. -Pesë mijë dollarë. - Sa?! - klitha i shokuar. Të ardhurat e mia mujore nuk e arrinin shumën 1000 dollarë. Më duhej të punoja 6 muaj për të blerë atë biletë. Dhe kur të arrija në Shqipëri, nëna do të kishte të paktën një ditë që ishte varrosur dhe unë do të rrija në dhomën e mbushur me tym duhani duke dëgjuar biseda për sportin, politikën e pakënaqësitë e farefisit. Ula receptorin dhe pothuaj i mpirë qëndrova disa çaste në heshtje. Pastaj mora në telefon departamentin e bibliotekës ku punoja si student prej një viti dhe njoftova Silvian, përgjegjësen, se nuk mund të shkoja në punë atë ditë. Pa mbaruar frazën dëgjova një “Oh sa keq!” dhe kërcitjen e telefonit që u mbyll. Të nesërmen, pas leksioneve, u nisa për në bibliotekë. Sapo ashensori ndaloi në katin ku punoja, u drejtova nga zyra e Silvias. Ajo, pothuaj pa e ngritur kokën, më tha të lija çantën në sirtarin tim dhe të merresha me vendosjen e librave nëpër rafte. Si të isha një somnambul, lashë çantën, mora karron e mbushur me libra dhe u futa mes radhëve të rafteve. U ula në një nga stolat që lexuesit e përdornin për të arritur sirtarët e sipërm dhe ndjeva që faqet m’u njomën. Pas pak ndjeva një dorë në sup. Ngrita kokën. Ishte Sllavina, një nga tre studentet e huaj, ish-kampione e Bullgarisë në not, që punonte me mua në bibliotekë. Ajo u ul në gjunjë dhe më përqafoi me të dyja duart. Menjëherë më kapi një ngashërimë, pasi m’u kujtua nëna që më shtrëngonte në gji atë ditë që u nisa për në Amerikë duke qarë e duke thënë: “Bir, nuk do të të shoh më”, ndërsa unë me qetësi i thosha: “Jo nënë, do të kthehem shumë shpejt”, paçka se e kisha vendosur të mos kthehesha më në atë vend, ku për 50 vjet kishte sunduar murtaja komuniste, ndërsa tani pushtetin e ashtuquajtur demokratik, e kishin pushtuar xhambazët, arrivistët e ish-spiunët e Sigurimit. Po vazhdoja të sistemoja librat nëpër rafte, kur më afrohet Adisa, një studente nga Afrika, që punonte së bashku me mua dhe Sllavinën në bibliotekë. Më shtrëngoi dorën fort duke thënë: “Mos u pikëllo kaq shumë. Nëna jote ndodhet në një vend më të mirë tani.” Gjatë punës ndeshesha edhe me punonjës të bibliotekës, amerikanë, që posa më afroheshin, nxirrnin një “Hej” dhe vazhdonin tutje duke më lënë një boshllëk në gjoks. Kur erdhi ora të shkoja në shtëpi, mora karron bosh dhe u drejtova drejt sportelit. Çuditërisht, atje ishin mbledhur pothuajse tërë punonjësit e deparmentit. Ndërsa i afrohesha sirtarit për të marrë çantën, dëgjoja copëra bisedash drejtuar Sllavinës: “Ç’kishe në kuletë? Je e sigurt që e kishe lënë në sirtar? Sa keq që të ndodhi ty!” Pranë Sllavinës ishin edhe dy policë të universitetit që i bënin pyetje. E dëgjova të thoshte se në kuletë kishte pasur kartën e identitetit dhe 20 dollarë, si edhe zërat e ndryshme të punonjësve që pëshpërisnin “Sa keq, sa keq”. Pothuajse m’u mor fryma kur kujtoja që askush nga këta punonjës nuk më kishte ngushëlluar për nënën. Zgjata dorën të marr çantën, kur syri më zuri një zarf. E hapa me nxitim. Brenda ishte një kartë ngushëllimi. Ngriva. Në të kishin lënë shënime pothuajse të gjithë punonjësit e departmentit. “Më vjen shumë keq për humbjen e njeriut më të dashur, Xhoni”. “Ngushëllime për nënën! Çellsi”. “Zoti qoftë me ju në këto çaste të vështira të jetës tënde! Xhenifer.”etj., etj. Sytë m’u mjegulluan dhe më pushtoi një ndjesi turpi që i kisha paragjykuar. Futa zarfin në çantë, thashë një “falemnderit” në ajër dhe u drejtova drejt ashensorit. Sapo hyra brenda, nxora kartën nga çanta dhe fillova ta rilexoj. Jo vetëm në stacionin e autobusit, por edhe gjatë rrugës për në shtëpi, rrija duke e lexuar dhe ndjeja turp. Sapo hyra në shtëpi, ia tregova gruas. Por në çast, sikur të më kishte goditur rrufeja, më lindi një pikëpyetje saqë ndërpreva tregimin dhe mora në celular Sllavinën. Mezi ç’prisja të gjeja përgjigjen e asaj pikëpyetjeje, por sapo dëgjova zërin e saj, u bllokova përnjëherësh dhe iu shmanga pyetjes që më goditi si rrufe. Në vend të saj, e pyeta për kuletën dhe e falënderova që m’u gjend aq afër dhe veçanërisht për fjalët e ngrohta që kishte shkruar në kartolinë. - Jo, mos më falëndero mua, por Adisën, - ma ktheu. - Asaj i lindi ideja që kartën e ngushëllimit që blemë për ty, t’ua çonim nëpër zyra edhe punonjësve të tjerë të departamentit, që të shkruanin edhe ata diçka. Ajo vazhdoi të fliste, ndërsa mua filloi të më dridhej në dorë receptori dhe më mbuluan djersët shumë më tepër se atë natë që më njoftuan për vdekjen e nënës, pasi përfytyroja Adisën me Sllavinën duke shkuar zyrë më zyrë që t’i nxisnin kolegët të shkruanin diçka në kartë. Pirro Dollani, një shqiptaro-amerikan i periudhës pas viteve ’90, është i njohur për lexuesin shqiptar falë përkthimit në shqip të një sërë romanesh të letërsisë amerikane. Lidhja e tij me letërsinë është e vjetër. Ai qe profesor i letërsisë në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” të Durrësit deri në vitin 1992 dhe drejtor i bibliotekës së këtij qyteti deri në vitin 1994, kur u largua drejt Amerikës. Aktualisht punon në Departamentin e Filmit të Universitetit të Las Vegasit dhe përkthimi mbetet aktiviteti i tij kryesor artistik. nacional INFO 18/ E Diel, 7 tetor 2012 Komuna Bujan e Tropojës i akordoi patriotit të njohur Sejdi Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi” i komunës, pas vdekjes T ë premten me 5 tetor komuna Bujan e Tropojës i ka akorduar patriotit dhe na cionalsitit të njohur antikomunist Sejdi Adullah Gjonaj titullin “Qyteta nderi” i komunës, pas vdekjes. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Hotel “Turizmi” në Bajram Curri, morën pjesë familjarë të zotit Gjonaj, shumë banorë të komunës Bujan dhe të komunave të tjera, autoritetet vendore, si dhe miq e të ftuar nga Tirana, Kukësi dhe Kosova. Kryetari i Komunës Bujan zotit Bujar Hasanpapaj, tha në fjalën e tij se në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë këshilli i komunës ka vendosur që të nderojë të gjitha përsonalitetet e kësaj treve të cilat kontribuan për lirinë, pavarësinë si dhe përparimin e kombit. Një prej këtyre figurave është edhe Sejdi Adullah Gjonaj të cilin këshilli i komunës ka vendosur të shpallë qytetar nderi me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë dhe qëndresën e vendosur bashkë me familjen e tij, kundër dikaturës komuniste.” Deputeti i Tropojës zoti Besnik Dushaj tha se familja Gjonaj është njëra prej familjeve të shquara të Tropojës e cila ka dhënë historikisht kontribute për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai e quajti fatkeqësi renjën e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, ku viktimat e para të këtij regjimi qënë familjet patriotike, nacionaliste të cilat ju kundrvunë regjimit komunist, për shkak të tradhëtisë që i bënë çeshtjes së kombëtare ne pergjithesi dhe çeshtjes së Kosovës në veçanti. Për këtë shkak nacionalisti Sejdi Adullah Gjonaj dhe vellai i tij Mustafa u denuan nga dikatura me disa vite burg ndërsa familja e madhe Gjonaj u Nderim për figurat nacionaliste Motivacioni: “Për kontributin e dhënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë dhe qëndresën e vendosur bashkë me familjen e tij, kundër dikaturës komuniste” ishte bërë babës së tyre Sejdi Adullah Gjonaj dhe krejt famijes Gjonaj, duke e shpallur atë qytetar nderi të komunës Bujan, një komunë me shumë ndikim dhe kontribute të konsiderueshme në historinë tonë komëbëtare. Ata thanë se “baba ynë vdiq pa e parë rënjen e regjimit komunist, por besojnë se shpirti i tij do të ndiejë këtë nderim që po i bëhet atij, si një homazh për vuajtjet e tij dhe të krejt famijes Gjonaj përgjatë 5 dekadave të dikaturës komuniste. “Familja Gjonaj shtroi më ketë rast një drekë për të parnishmit. M. Buçpapaj Sejdi Adullah Gjonaj përndoq dhe përsekutua përgjatë 50 vjetëve të dikaturës moniste. Në emër të familjes folën djemtë, Rifat Gjonaj dhe Skëndër Gjonaj, të cilët falenderuan komunën Bujan dhe kryetarin e kësaj komune zotin Bujar Hasanpapaj për nderin që i Biografia Sejdi Adullah Gjonaj lindi në Geghysen më 1900 dhe vdiq në Tpla në vitin 1985.Për 14-vjet, në periudhën e monarkisë së Mbretit Zog ai ka qenë kryeplak në fshatin Selimaj të Geghysenit. Ai sëbashku me familjen i është bashkuar Lëvizjes Nacionalçlirimtare ku Sejdi Adullah Gjonaj është zgjedhur për herë të parë anëtar i K.A.NÇl për Geghysenin. Ai ka qenë i angazhuar për zbatimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit bashkë me Sali Manin, Bajraktarin e Morinës, (babai i historianit Isuf Bajraktarit) dhe përsonalitet të tjera në Malësinë e Gjakovës dhe pjesën Veri-Perëndimore të Kosovës. Mbas emërimit si kryetar i Këshillit të fshatit Selimaj punë të cilin e ka kryer deri në vitin 1947, familja që jetonte në Geghysen është ndarë në dy pjesë, ku Sejdia bashkë me disa vellezër ka ardhur në fshatin Tpla të Krasniqes. Sejdi Adullah Gjonaj ka qenë kryetar i pajtimit të gjaqeve për Krasniqen 1945-1946, bashkë me Smajl Arifin e Kolgecaje, etj. Sejdi Adullah Gjonaj nuk ka qenë anëtar i P.K.SH-së dhe as i PPSH-së, po kështu edhe gjashtë vëllezërit e tij, të cilët nuk kanë pranuar të futen në partinë komuniste, megjithëse u është bërë thirrje si gjatë luftës ashtu edhe në vitet e para pas çlirimit. Është burgosur në vitin 1961 dhe është dënuar 5 vjet politikisht. Edhe vellai tjeter I Sejdise, Mustafë Abdullahi është burgosur në vitin 1952 dhe dënuar me 7 vjet heqje lirie. Pavarëisht përndjkejs së egër familja Gjonaj ruajti me fanatizëm dinjitein dhe integritetin, duke u bërë shembulliI mbijeteës në ato kohëra të veshtira. Vetem pas instalimit te demokraicë në vend edhe kesaj familje, si shume familjeve te tjera patriotike në Tropoje dhe vend ju njohen meritat në sherbim të vendit dhe kombit. Sejdi Adullah Gjonaj, mbetet një nga emrat e nderuar jo vetëm për Tplanin, Geghysenin dhe Bujanin, por për krejt Tropojën. Kur shkruajmë për nënat tona dhimbjet nuk kanë fund Në kujtim të Male Lepenicës “Në vitin 1958, bishat e egërsuara të Sigurimit të Shtetit erdhën një natë dhe arrestuan burrin e Males në sy të gjashtë fëmijëve të vegjël të llahtarisur. Ajo ishte vetëm 36 vjeç me siguri i ka thënë vetes: “Bëhu e fortë!” Nga MERI LALAJ H istorinë e kombit tonë gjatë viteve të diktaturës e kemi mësuar të përçudnuar. Tanimë prej vitesh historianëve, shkrimtarëve u ka dalë detyra e vështirë e ngjajshme me punën e atyre kërkuesve të arit, për të shkruar të vërtetën, sepse që të mbledhin fakte për ta është njësoj si të shoshitin rërën për të nxjerrë grimcat e vogla të floririt. Kam lexuar gjatë këtyre viteve libra të vërtetë me të vërteta për popullin tim shkruar nga njerëz të vërtetë. Një ndër këto libra është edhe “Kthimi i borxhit të madh” prej autorit Enver Lepenica. Në atë gjysmë shekulli të zi të asaj diktature aq të egër një peshë shumë të madhe mbajtën mbi supet e tyre të brishta dhe femrat shqiptare, të cilat i ndoqën bijtë, vëllezërit, bashkëshortët e tyre me çanta në shpinë nëpër burgje, në kampet e internimi, maleve, fushave, kënetave. Vetëm se unë dua t’i shkruaj këto radhë në nderim të nënës së Enver Lepenicës, nënës Male. Kështu e pat emrin se kjo labe trime që kish lindur në male, në kohë luftrash dhe tërë jetën e saj qëndroi e fortë e patundur si malet. Malja kur u martua nuk mundi të gëzojë rrobat e nusërisë sepse ishte kohë lufte, por edhe sepse që nga viti 1943 e në vijim për të filluan humbjet e njëpasnjëshme të më të dashurve: shtatë djem si shtatë lisa iu këputën fisit Shenaj dy vëllezërit e saj dhe pesë kushërinj të parë, djem xhaxhallarësh. Ata u vranë mizorisht me plumb pas shpine ose u varën në litar se famëkeqi regjim dinte të zgjidhte e nuk ngopej duke pirë gjakun e njerëzve më të mirë, më të mençur e më trima, të cilët e donin fort Shqipërinë. Në vitin 1958, bishat e egërsuara të Sigurimit të Shtetit erdhën një natë dhe arrestuan burrin e Males në sy të gjashtë fëmijëve të vegjël të llahtarisur. Ajo ishte vetëm 36 vjeç me siguri i ka thënë vetes: “Bëhu e fortë!” Dhe Malja e detyruar të punonte në kooperativë duhej të ushqente dhjetë vetë: vjehrrin e vjehrrën, gjashtë fëmijët dhe të mbante burrin në burg. Jetonin në kushte çnjerëzore të gjithë në një dhomë duke fjetur përtokë. Gjyshi nuk pranonte të hante gjellën, por mjaftohet me Fran Shkreli Komuna Shkrel shpall “Qytetar Nderi” gazetarin shqiptaro-amerikan, Fran Shkreli bukën thatë, ai iku nga jeta pas disa muajve nga e keqja që e pat zënë që nuk ndihmonte dot birin e vetëm të mbyllur në burg. (E të mendosh se një grusht njerëzish në ato vite jetonin me gjithë të mirat!) Porosia e fundit e nënës Male ishte që kur të largohej nga kjo jetë ta vishnin me rroba të bardha sepse atje në parajsë e prisnin më të dashurit e saj. Dihet fare mirë se parajsa është krijuar vetëm për engjëjt dhe ajo vetë ishte një engjëll.. SHKODËR, 5 TETOR - Në Komunën Shkrel të Malësisë së Madhe iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi” gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan, Fran Shkreli. Për 30 vjet me radhë, Fran Shkreli shërbeu në radion “Zëri i Amerikës”, ndërkohë që vazhdon të jetë një veprimtar aktiv në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. 19/ E Diel, nacional POEZI 7 tetor 2012 ZOGJ TË BARDHË PAVARËSI Pëllumbit, nga krahu i rrodhi një Atdheu, nga balli këputi një Vlora e Flamurit, qëndisi një Alpet legjendare, agun e bënë Rinia shkollore, mbolli shkronjën Ëndrra shekullore e solli një Sofra, shtroi sofrën që duket si Ilirët n’mermer e gdhendën një P A V A R Ë S I Për të na dhuruar fjalën PAVARËSI NE FËMIJËT Ne fëmijët, e duam Nëntorin, Siç don zemra, Rrotull kraharorin. Ne, fëmijët, sjellim rrugë të reja, Aty ku s’ka shkelur, Ujku, as rrufeja. Ne, fëmijët, shiun e bëjmë dritë, Kur s’ka betone, Këngën e bëjmë digë. Ne, fëmijët mbjellim pemë në duar, Gishtat i janë pritë, Zjarrit të tërbuar. Ne, fëmijët edhe përmbi letra, Dimë të gostisim, Vitfestën, me festa. Ne, nuk dimë të bëjmë përmendore, Dimë si kënga jonë, Gdhendet me zanore. Ne, fëmijët të lirë e të lirë, Mblidhemi nën moshën, Që quhet HAPSIRË Ne te flamuri takojmë një shqiponjë. Ajo valëvitje, Sjell edhe heronjë. Ne, fëmijët rritemi në vesë, Me zogun larosh, Hamë edhe mëngjes. Çdo ditë Nëntori,shtron sofër me burra, Ku del nga ç’do gojë, Betimi, si gurra. Ku u ngjyen penat për PAVARËSI, Bojë e ABC, U bë çdo fëmijë. Rreth dorës që ngriti flamurin me gjak, Ishin duart tona, Të shkrira në fllad. *** M os ngacmoni Diellin, O rën që na zgjon, S ot, e përgjithmonë. N atën ia jep grykës, G umzhimat ahishtes. A rrës i jep rritje, C icërimës ngjitje. M ollën e bën shije, O borrin me hije. N xihet po s’iu fale, I mbledh retë shitare. D iellin e kam zemër, I fali dhe këngën... E rdhi dhe më pruri, Llokume purpuri. Poezi për fëmijë nga SHKELZEN ZALLI I la mbi një lis, Ndaj, se e kam fis. *** B uron Valbona,dhe valë, U hedh shtegtarëve n’verim. R ëra-kordele e bardhë, I mcohet nga era që frynë. M beta këtu si një rrjedhë, E ulur me myshkun nën bredh, T ek dua të bëhem burim. V rullohen stërkalat që moti, A hishtes me rrjedha e shkumë… L azdrohet një troftë kot së koti, B uzë dorës që më ftohet në gjumë. O lum lakadredhash flladore, N ë ty buzëtharjen e lamë, At’ herë kur klasat verore, R imbushin luginat, si tren… E rdha, se gurrë më ke dhënë. ORA E VJETËR Ora e argjendt, Moshë me gjyshin Nure. Ai rri në qiell, Ajo varë në murë. Tik-tak, bën ora, Tak-tak, shpirti lart... Të dyja trokitjet, Shkrihen pak nga pak. Pushimi i ores, Gjyshin e bezdis. Ve shkallën e erës, Vjen edhe e kurdis. Ora nxjerr nga dhoma, Akrepat e faqet, Dhe i tregon gjyshit, Kur pihen ilaçet. L opa me viçin nga shtegu, I ndjek fushëblertat si prind. N ata, u fsheh nëpër xhepa, D itës që ike, lind tjetra. KALI NË SHTATË BJESHKË Kali im, Shtëpinë e gjenë dhe pa sy. Kali im, Hingëllimën e rrit nëpër shi. Kali im, Shtatë bjeshkë ke veruar sivjet. Kali im, Me mua i ndjek dhe rrufetë. Kali im, I njeh kaprojtë që ka mali. Kali im, Me këmbë nxjerr ujë nga livadhi. Kali im, Po deshti shkon dhe fluturim. Kali im, Di shumë,se është kali im. NJË QYTET GJYSH Syri im magjik, si dhe në përralla. Shikon brenda dheut, objekte të rralla. Gërmoni këtu, nën këta blirë. Plaça po nuk gjetët, një qytet ilir. D eti i përgjumur, R ëra valën djeg. I thërras sirenat, T ë më bëjnë gazmend. A to buzëqeshin, R anishten e ndezin, E dhe më bëjnë vend. *** K roin e nxorri baba nga rrënja e barit, Rinohet çdo prill kur më sheh me çantë. Oh’këtu i vjen flladi udhëtarit, I lodhur nga dredhat e udhës së gjatë. M uza poetike hidhet nëpër degë, A shtu si një ketër në ditën e parë. Gj ethnaja rimohet e futet në këngë... “I miri burim, paç valën e mbarë” K roin e uron gjyshi lahutar. SHTATË SHPIRTAT E MACES Të hënën, Ka shpirtin e hënës së pare. (Merrja, s’ka nevojë natën për fener) Të marten, Ka shpirtin e gjumit-magji. (Merrja, s’ka nevojë,fle dhe me një sy) Të mërkurën, Shpirti i vjen nga gërhima. (Merrja, se për të gërhet gurgullima) Të enjten, Ka shpirtin e ledhës së lehtë. (Merrja, s’ka nevojë,se lëpihet vet) Të premten, Ka shpirtin e veshit- radar. (Merrja, s’ka nevojë, gjuan me të pare) Të shtunën, Ka shpirtin e bredhjes së ëmbël. (Merrja, s’ka nevojë se shëtit në ëndërr) *** B AC,u kry,sot kam ardhë, A tje, ku lirinë e zure. C ek me buzë këngën e bardhë, I bashkoi lahutë e curle, T ek ky vend,ku besën ngule. A maneti mbiu te guri, D ora, djepi edhe kulla… E rdha, se më ndjell bozhuri, M ë përqaf shtigjet me burra. J a,sa zbrita nga një këngë, A shtu, thjeshtë si tel i ri. Sh oh sa yje ka ky vend, A rdhmëri dhe...Ardhmëri. R e,por kulla me oshtima, I bashkoi bjeshkë e lugina. Pranë ka amfora, puse të gërryer... Pastaj ca statuja, me hundën e thyer. *** Tutje dredhon lumi, Si përmes një vrime. Anës ka një shpellë, plot me vizatime. Pa shiko më tej Ku fillon bregdeti. Paskan rënë ca mure... Ndoshta, nga tërmeti. Shpata e shigjeta, Kalakryq rrinë, Nën tullat e kuqe, Thërmuar mbi shpinë. *** V etëm dita rilindë, E rën e sjell më të re, T ek pusi, përkulet një dritë E njomë,që flokët i kreh, N ë pishën që mban një fole. Të dielën, Ka shpirtin-duf,që të vras. (Merrja, dhe kjo mace do të vdes në çast) Nën këmbët e mia, Një qytet-gjysh. Po nuk më besuat, Plasni që të gjithë. *** D ritani,ka fjetur i ngrohtë, I shtrirë mbi ëndrrën e tij. T akohet me pemët e thotëA s’kemi një ag përsëri?! Nata në dritare, A rush- mbi liqen, T oka magjistare, A lpëzon në Hënë. R osat sheqerosen te pellgu. I ëmbël dhe uji që po lind. N donjë zog i vogël, E nd yllin si lodër. V arrit ku ti prehesh, A tje, mbi një breg, L ulja bozhurjane, Ë mbël i sjell këngë. Z ëri im si flladi, O shëtinë tek shpati, N atës i ndez hënë. B ora nuk të ftoh, O-het nuk lotojnë, Zh urmat ujëvaroshe, U len, të freskojnë. R inohesh i ri, I she vet liri. *** R ina, nga dritarja, I rimon dhe retë, M bas shiut, metafora, O borrit i ndjek. H ëna me verore, N ë vjersha i zbret. R inës, ia tund zemra, E rashkën lirike, T ë mbushë me ndjenja, Ë ndrrën poetike. nacional OPINION 20/ E Diel, 7 tetor 2012 Barra sociale e gjakmarrjes rëndon më shumë mbi femijët e moshës shkollore Ngujimi i shndërron femijët dhe të rinjtë në qenie të deformuara “Në përgjithësi, ata të rinj, që rriten në kushtet e izolimit dhe ngujimit të plotë, nuk mund të pritet që të kenë aftësi për socialitet, për të jetuar në bashkësi dhe për të ndërtuar marrëdhëniet e duhura shoqërore. Mënyra e të jetuarit në vetmi për ta bëhet në mënyrë të detyrueshme një patologji sociale me pasoja të rënda individuale” Nga FRAN GJOKA Dar Lezhë G jakmarrja është një nga fenomenet so ciale, që jo vetëm është shumë shqetë suese nga pikëpamja politike dhe qytetare, por dhe nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Duke qenë se dukuria e hakmarrjes dhe gjakmarrjes ka marrë përmasa serioze dhe duke vlerësuar efektet dhe kundërefektet që ajo ka në shoqërinë shqiptare, është detyrë e rëndësishme e politikës dhe shoqërisë civile, e organeve të drejtësisë dhe medias, e familjes dhe shkollës për të zgjeruar konturet e aksionit kombëtar emancipues për t’u ngritur në këmbë kundër kësaj plage të madhe që cënon rëndë rendin kushtetues, që merr padrejtësisht jetë në vazhdimësi. Psikologjikisht dhe kulturalisht është e domosdoshme që sytë të kthehen jo vetëm në aspektin juridik të vlerësimit dhe ndëshkimit të krimit të gjakmarrjes, por sidomos të luftës për të krijuar kulturën e duhur të respektimit të së drejtës së jetës së gjithkujt, i cili për çdo gjë që bën, ka përgjegjësi personale dhe po në mënyrë personale duhet të përballet dhe të vuajë pasojat e ligjit. Në këtë kontekst, besoj se ka ardhur koha që në shoqërinë tonë të krijohet kulturë tjetër për vlerën e madhe dhe të pacënueshme të jetës së njeriut. Një shoqëri që nuk ka sigurinë e jetës dhe që ka sindromën e vetëgjygjësisë, të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, tregon se akoma nuk është në kuotat e kërkuara të qytetërimit europian. Në këtë kontekst, fronti i luftës kundër fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është i gjërë dhe kompleks. Ai duhet parë si detyrë obligative e shoqërisë civile dhe shtetit ligjor, e medias dhe shoqërisë. Por unë besoj se në kompleksitetin e faktorëve që kanë ndikim në zbutjen e fenomenit të gjakmarrjes, dy janë aktorët më të rëndësishëm dhe me peshë të zgjeruar fondamentale: familja dhe shkolla. Në familjen shqiptare nuk mund të ecet duke ushqyer në çdo kohë dhe rast pas rasti shpirtin e deformuar të hakmarrjes dhe gjakmarrjes tek njerëzit tanë. Përkundrazi, është koha që familja shqiptare të besojë tek drejtësia dhe shteti ligjor dhe jo tek veprimet arriviste, antiligjore individuale, që i shërbejnë ndërtimit të kalvarit tragjik të hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve pa fund. Familja ka nevojë për tjetër kulturë qytetare dhe frymë besimi dhe tolerance, të cilat duhet të bëhen “limfa”, që duhet të rrjedhë në gjakun e të rinjve tanë. Nuk është normale që fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë të rriten me kulturën e deformuar e kriminale të hakmarrjes apo që ata të lindin dhe të jetojnë me hijen dhe frikën e vdekjes mbi kurrizin e tyre të pafajshëm. Në këtë kontekst, kjo mund të ndodhë vetëm në se gradualisht do fillojmë të mendojmë ndryshe, duke e konceptuar hakmarrjen dhe gjakmarrjen si një dukuri që nuk e nderon qytetërimin tonë. Madje atë duhet ta konsiderojmë një turp për qytetërimin tonë të sotëm. MUNGESË TË EDUKIMIT DHE SOCIALIZIMIT TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE Situata e zhvillimeve të fundit, ngjarjet e rënda dhe krimet e ndodhura me motive të hakmarrjes dhe gjakmarrjes kanë krijuar situatë humane, ekonomike dhe sociale, që janë paradoksale për shekullin që jetojmë dhe qytetërimin që duam të ndërtojmë. Pasoja akoma më e rëndë është zgjerimi i njerëzve që përjetojnë nga frika e gjakmarrjes dukurinë e ngujimit, e cila është një problem social, që është zgjeruar në mënyrë të frikshme. Nuk është në nderin tonë që të pranojmë se në disa zona, kjo kategori e njerëzve, që jetojnë në ngujim dhe përjetojnë pasojat e saj, është bërë shtresa më e margjinalizuar, më pak e integruar në jetën ekonomike dhe shoqërore. Në këto rrethana, duket se pasojat rëndojnë mbi të gjithë pjesëtarët e familjes së ngujuar nga frika e krimit të gjakmarrjes. Por brenda shtresës së njerëzve të ngujuar, ka një kategori sociale të veçantë, që përjeton pasoja të thella deformuese dhe katastrofike për zhvillimin e tyre intelektual, social dhe qytetar, siç janë fëm- ijët, adoleshentët dhe të rinjtë. Barra sociale e gjakmarrjes rëndon më shumë mbi këtë grup social, të cilët mbeten jashtë obligimeve dhe detyrimeve të zhvillimit moshor, mbeten pa shkollë dhe zhvillim kulturor, mbyllen në “biologjinë” e tyre të ekzistencës dhe mbeten jashtë rrjedhave normale të kulturimit dhe zhvillimeve të natyrshme qytetare. Fëmijët dhe të rinjtë e izoluar bëhen qenie të deformmuara që rriten me ndjenjën e frikës dhe frymën e dyshimit, që nuk besojnë në ekzistencën e mundur të lirisë individuale nga që ngujimi tejet i gjatë nuk i lejon që ta përjetojnë dhe kuptojnë të mirat e lirisë qytetare. Në përgjithësi, ata të rinj, që rriten në kushtet e izolimit dhe ngujimit të plotë, nuk mund të pritet që të kenë aftësi për socialitet, për të jetuar në bashkësi dhe për të ndërtuar marrëdhëniet e duhura shoqërore. Mënyra e të jetuarit në vetmi për ta bëhet në mënyrë të detyrueshme një patologji sociale me pasoja të rënda individuale. Këto janë ca arsye vërtetë madhore, që na detyrojnë të ngremë zërin më fort për këto të këqia madhore, që po përjetojnë fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë nga pasojat e fenomenit të gjakmarrjes, për të cilat është e patolerueshme për të gjithë ne: shtetin, shkollën, familjen, shoqërinë dhe drejtësinë që të jemi indiferentë apo të bazohemi në ca deklarata të sipërfaqshme, që nuk kanë efektin e vërtetë dhe të duhur të ndryshimit të situatës sociale për fëmijët dhe të rinjtë tanë që vuajnë nga kjo plagë, që nuk është për faj të tyre dhe nuk është e lidhur me mungesën e zhvillimit të jetës individuale dhe të personalitetit të tyre. VËSHTIRËSI NË SIGURIMIN E TË ARDHURAVE PËR JETESË NORMALE Padyshim, në se ka një të keqe të madhe, që vjen nga kjo plagë sociale, siç është gjakmarrja, është lidhja e saj me situatën e varfërisë ekstreme që përjeton familja, që për shkak të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është e detyruar të jetojë në ngujim të plotë. Ngujimi është ndarje e sforcuar e pjesëtarëve të familjes nga “bota e punës” dhe mirëqenies sociale. Varfëria, mungesa e angazhimit në punë dhe e të ardhurave që vijnë prej saj, e kanë bërë gjakmarrjen një plagë të vërtetë sociale me efekte polivalente dhe ndikime polidimensionale ekonomike. Të rinjtë e ngujur, të mbetur pa shkollë, pa njohuri, shprehi dhe shkathtësitë e duhura, jo vetëm që vuajnë plagën e varfërisë për shkak të suituatës së gjakmarrjes, por dhe janë kontigjenti që ka më pak shanse që të mund më vonë kur situata e gjakmarrjes të zgjidhet që të intervenojë në tregun e punës. Përgjithësisht ata janë të destinuar ose të mbeten të papunë, ose të jenë të lidhur vetëm me punët e thjeshta të ekonomisë së mbyllur private, e cila nuk mund të japë të ardhura aq të mjaftueshme sa të mund të rregullojë në parametrat e duhur mirëqenien e familjes së tyre. Varfëria që vjen nga statusi i familjes në situatë gjakmarrjeje është një lloj i ri i varfërisë, që vjen në mënyrë artificiale në një grup jo të vogël familjesh. Kjo varfëri është forma më e rëndë e padrejtësisë sociale, sepse varfëria që vjen nga gjakmarrja është një “shtesë artificiale” që i bëhet numurit jo të vogël të familjeve që përjetojnë situatë varfërie dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike nga skemat e mbështjes sociale të shtetit. Kjo ka bërë që shpesh familjet dhe të rinjtë e tyre të përfshihen në çdo lloj veprimtarie për të siguruar ekzistencën e familjes në kushtet e jetës minimale. VEÇIMI I FËMIJËVE DHE I TË RINJVE NGA MJEDISI KU JETOJNË DHE KOMUNITETI Padyshim, ekzistenca e gjakmarrjes është një plagë e rëndë sociale, që ka peshë dhe pasoja mbi të gjithë pjesëtarët e familjeve të ngujuara. Por barra më e rëndë peshon mbi fëmijët dhe të rinjtë. Qëndrimi i gjatë i tyre në këtë situatë sociale dhe bombardimi i përditshëm nga psikologjia e ankthit, frikës nga gjakëmarrja, kanë lënë pasoja tmerrësisht të rënda dhe shumë të vështira për t’u riparuar. Situata psiko-sociale e familjes së ngujuar është një ambient totalisht rëndë dhe antiedukativ për fëmijët. Në vend që tek ata të kultivohet ndjenja e qytetarit, e solidaritetit social dhe e mundësisë së lidhjeve shoqërore, krijohen fobi të llahtarrshme për “ambientin social”, i cili në përfytyrimin e tyre, për shkak të statusit që përjetojnë, duket tejet armiqësor dhe i papranuar. Në vend që të mësohen me frymën e tolerancës dhe shpirtin e humanizmit qytetar, tek ata kultivohen ndjenjat e deformuara të urrejtjes dhe vdekjes, të marrjes hak dhe të mosfaljes së gjakut. Të gjitha këto situata, jo vetëm që nuk janë adekuate dhe edukative për fëmijët, por janë në kundërsens me nevojat e zhvillimit të tyre psiko-fizik dhe kulturoro-qytetar. Doemos që do të ishte e udhës që, për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja, duhet vendosur një kod tjetër ligjor, moral, kulturor dhe pedagogjik për të shmangur ekzistencën e tyre të gjatë në gjirin e familjes së ngujuar, e cila është “pasdarmë deformuese” e zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Në këtë kontekst ka qenë ide e mirë e një shoqate të Lezhës, e cila ka mundur të krijojë një qendër sociale multidisiplinare me funksione sociale, kulturore dhe pedagogjike për të trajtuar në mënyrë të veçantë fëmijët e familjeve që janë në gjak apo që nuk kanë zgjidhur akoma problematikat e ndërlikuara të gjakmarrjes. Ndoshta është koha që të mendojmë më thellë dhe të bëjmë çdo gjë të mirë që mundemi për të shpëtuar fëmijët dhe të rinjtë nga prangat e ndryshkuara të gjakmarrjes dhe për të siguruar zhvillimin e tyre kulturor, social dhe qytetar. 21/ E Diel, 7 tetor 2012 PERSONAZH nacional 100-vjetori i Pavarësisë, një rast për të rivlerësuar figurat tona kombëtare Nga Prof. Dr. SHEFQET HOXHA dhe SEJDI PEKA K aluan 10 vjet, me 29 Shtatorë 2002, kur në Tiranë u nda nga jeta njëri nga intele ktualët më të spikatur të arsimit dhe dijes në Shqipëri, mësuesi dhe patrioti i pashoq që luftoi pa u lodhur për historinë, kulturën dhe arsimin shqip, biri i shquar i Gjakovës, Sami Ferizi. Në këtë 100 vjetor të Pavarsisë Kombëtare, Sami Ferizi ka vëndin e tij të nderit, si intelektual, patriot dhe njeriu që kurr nuk pushoi me kontributin e tij për përhapjen dhe funksionimin e shkollave sidomos në verilindjën e Shqipërisë, për arsimimin e bijve dhe bijave të Hasit, Lumës dhe Dibrës. Për kontributin e tij të shquar dhe të pa lodhur në fushën e arsimit, Sami Ferizi është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”dhe në Prill të vitit 1995 është dekoruar me medaljen “Mësues i Merituar.” U lind në Gjakovë në vitin 1930, në një familje të dalluar të traditës patriotike.Sami Ferizi është nipi Niman Ferizit, ish deputet i Tropojës, Hasit dhe Lumës, së bashku me Hoxhë Kadriun dhe Avni Rrustemin në Parlamentin e viteve 20 dhe Prefekt i Beratit në atë kohë.Drejtori i parë i shkollës së dëgjuar “Internati Kosova”në Krumë në vitin 1923-1924. Emri i Niman Ferizit rënditet përkrah figurave të mbëdha kombëtare të përhapjes së arsimit shqip si Bedri Pejani, Ferid Imami, Ahmet Gashi, Avni Zajmi, Ibrahim Kolçi, Ibrahim Fehmiu etj, që luftuan pa u lodhur për përhapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe nga Tropoja në Gjirokastër. Është dekoruar me medaljën më të lartë në fushën e arsimit, “Mësues i Popullit”. Është vrarë në Zara të Dalmacisë nga armiqtë e Shqipërisë me 6 Korrik 1937. Me këtë rast nuk mundet të mos jemi mjaft të çuditur dhe njëkohësisht është një handicap i madh i pushtetit vendor ne Rrethin e Hasit që apriori i kan hequr Shkollës 9 vjeçare në Krumë emrin e Niman Ferizit duke e zëvëndësuar me një emër tjetër të një ish mësuesi të zonës, që në asnjë vlersim nuk mundet të krahasohet me emrin e Niman Ferizit.Sigurisht shumë më keq që edhe Prefekti i Kukësit nuk është i njohur me emrin e Niman Ferizit. Ka shumë mundësi që të jetë një fyerje e rëndë për këtë personalitet të shquar, për të gjith bashkluftëtarët e tij që punuan dhe luftuan pa u lodhur për një Shqipëri etnike të bashkuar dhe me vlera demokratike, është fyerje për Kosovën.Është një rast pa preçedent që duhet korigjuar me ndërhyrjën e organeve kopetente të shtetit tonë. Në rrugën e kësaj tradite të xhaxhait të tij Niman Ferizi, Samiu i vogël ishte i edukuar që në fëmijëri nga i Ati Mulla Ahmeti, një klerik i shkolluar në Medresenë e Stambollit. Ai nuk ka reshtur duke ëndërruar për një Shqipëri të lirë dhe demokratike të bashkuar me Kosovën dhe trojet e tjera etnike. Ishte kjo arsyeja që komunistët e patën gjithnjë halë në sy z. Saminë siç e quanin gjithnjë nxënsit e tij të shumtë në dekada, kolegët e tijë të punës që e donin dhe e respektonin. Si një birë kleriku ai përbënte sipas komunistve një rrezik real për pushtetin e tyre të diktaturës. Në moshën 6 vjeçare Sami Ferizi largohet familjarisht nga Gjakova për në Krumë të Hasit.Hasi i bujarisë dhe mikpritjes tradicionale, ky djep i lashtë i kulturës shqiptare, vëndi që lindi një plejadë shkrimtarësh dhe mendimtarësh si Pjetër dhe Andrea Bogdanin, Pjetër Mazarekun, Pal Hasin, Pjetër Zahrishtin etj, do t’a nxiste djalin e ri në rrugën e dijes dhe të letrave shqipe, duke gërmuar gjithnjë dhe vazhdimisht në historinë dhe dhe kulturën e kësaj treve të lashtë.Në këtë mënyrë edhe një emër tjetër është i lidhur perjetësisht me Hasin, historinë dhe kulturën e tij dhe ky emër është Sami Ferizi. Sami Ferizi, sapo erdhi në Krumë, u regjis- In memoriam për dijetarin SAMI FERIZI “Me këtë rast nuk mundet të mos jemi mjaft të çuditur dhe njëkohësisht është një handicap i madh i pushtetit vendor ne Rrethin e Hasit që apriori i kan hequr Shkollës 9 vjeçare në Krumë emrin e Niman Ferizit duke e zëvëndësuar me një emër tjetër të një ish mësuesi të zonës, që në asnjë vlersim nuk mundet të krahasohet me emrin e Niman Ferizit.” trua në “Internatin Kosova”, njera ndër shkollat më të njohura dhe prestigjioze në Shqipëri, ku jepnin mësim mësues të talentuar, njerëz të dijes dhe patriot të dalluar, që me shumë dëshirë u mësonin gjuhën shqipe me një kulturë të gjërë, djemve të Hasit, Lumës, Tropojës dhe shumica e tyre ishin nga Kosova e martirizuar, që me ndihmën e qeverisë së Zogut, ndiqnin me shumë dëshirë shkollën në gjuhën amtare.Aty, Sami Ferizi njohu shumë nxënës që më vonë do të bënin emër në kulturën dhe politikën shqiptare. Në vitin 1944, me ardhjen e komunistëve në pushtet, shkolla në Krumë kishte mbetur pa mësues dhe djali i ri me dëshirë punon si mësues vullnetarë. Ishte vetëm 15 vjeç, kur si kundërshtarë i regjimit komunist që po instalohej, mori kontaktin e parë me Çetën Nacionaliste të Uk Sadik Gjerxhevikut që në atë kohë vepronte në Krahinën e Hasit dhe të Rrafshit të Dugagjinit.Në këtë çetë luftëtarësh nacionalistë që po kundërshtonin vendosjën e regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë, bënte pjesë dhe miku i tijë i familjes Iljaz Peka dhe luftëtarë të tjerë të Kosovës si Dem Ali Pazhari, Ndue Përlleshi,Taf Previzi, Sef Sadiku, Ejup Binaku, Daman Lila etj. Shumë herë Samiu u dërgonte ushqime dhe sidomos ilSami Ferizi açe që i merrte me porosi në Gjakovë. Pas kësaj kohe, Samiu shkon në Gjakovë ku ndoqi mësimet në shkollën normale- njohur Sami Ferizin, ka vënë re në personalitepedagogjike të këtijë qyteti.Ndërmjet të tjerve tin e tij, një njeri fisnik mjaft gojë embël, por kishte mësues edhe Qamil Hoxhën nga Luma, kur shikonte nëpërkëmbjën që i bëhëj nga regjiveteranin e arsimit shqip në Shqipëri. Ishte nxën- mi i kohës, ai revoltohej dhe gjithnjë ishte këmsi më i shkëlqyer dhe pasioni i tij ishte gjuhë- bëngulës të kundërshtonte padrejtësinë. Në vitin letarsia.Në vitin 1948 sapo mbaroj shkollën, 1955, pas shtatë vjet kërkesash për vijimin e emërohet mësues në Vranisht të Hasit, ku jepte arsimit të lartë i refuzuar nga pushteti komunist mësim në tre klasa kolektive me një dëshirë dhe “si birë hoxhe”, i jepet e drejta për të vazhduar passion të madh.Në vitin shkollor 1949-50, studimet. Në vitin 1959, Sami Ferizi mbaroj transferohet në Golaj ku edhe këtu punon me studimet e larta në Fakultetin Filologj-Histori një përkushtim të jashtzakonshëm. Emërohet më në Universitetin e Tiranës. Emërohet 1 vit inspastaj në shkollën 7 vjeçare në Krumë, ku jep pektor i arsimit, më pastaj Drejtor dhe zv. Drejmësim në lëndët, gjuhë, lexim, histori dhe tor i Gjimnazit të Kukësit deri në vitin 1964.Në gjeografi. Këtu njihet dhe krijon një miqësi të këto vite ka dhënë mësim në filialin e Univerngushtë me Drejtorin e shkollës Prof.Kujtim sitetit që u hap në Kukës, ku studentët ndiqni Dedej, që më vonë do të shkëlqente si person- studimet e larta me korrospodencë.Në vitet alitet i rëndësishëm, njeri ndër petagogët dhe 1964-66, ka qenë Drejtor i Shkollës Pedamatematicienët më të talentuar të Universitetit gogjike në Peshkopi. Përsëri në vitin 1966-67 të Tiranës.Së bashku krijuan një kolektiv shëm- punon si mësues në Shkollën 8 vjeçare në bullorë, një shkollë me një ambient të pastër Krumë. Pas kësaj kohe emërohet si përgjegjës i dhe disiplinë që deri në ditët tona, a koma Muzeut historik në Kukës deri në vitin 1970. mbahet mend nga ish nxënsit dhe banorët e asaj Më pastaj punon përsëri si mësues në shkollën krahine. Por siç duket edhe kjo nuk u pëlqente e mesme,në Kabinetin Pedagogjik, deri sa doli autoriteteve komuniste që po i shikonin me ner- në pension në Dhjetorë të vitit 1985. Edhe pse vozizëm dy djemtë e ri të etur për dije, njerin doli në pension,Sami Ferizi kurrë nuk ju nda nga Kosova dhe tjetrin nga Elbasani. Mësuesit punës në fushën e arsimit dhe të letrave. e rinj që të dy revoltoheshin kur imponohej “lufNë veprimtarinë e tij në fushën e arsimit shquta e klasave “edhe për nxënsit e shkollës. het gjithashtu edhe si një hulumtues i jashtzaNjëherësh i transferojnë në vitin 1954 dhe i lar- konshëm edhe i atyre trevave të dalluara në hisgojnë nga Kruma. Samiun e transferojnë në torinë tonë kombëtare.Në Has, mblodhi folklore Zapod me motivacionin se “ishte kundër vijës dhe kujtime për heronj, dëshmorë, atdhetarë të së partisë dhe kishte kundërshtuar inspektorin Hasit dhe mbarë Kosovës. Mbajti shumë kumtee arsimit dhe instruktorin e partisë të Rrethit sa në simpoziume dhe konferenca për luftërat për Kukësit”.Thënë për hir të së vertetës, kush e ka liri dhe pavarsi kombëtare, ruajtjën e tërsisë tok- sore dhe luftën për demokraci.Ka ndriçuar më tej figurat e shquara të Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Mehmet Ali Bajraktarit të Vlahnës, Ramë Rexhës në Golaj, Isuf Meshit, Hysen Selmanit, Daut Lah Muhadrit të Vlahnës, Iljaz Pekës, Myrteza Shaqirit etj. Ka botuar një përmbledhje të biografisë së dëshmorve me titull “Në flakë e zjarr, me pushkë në dorë”. Ka botuar një monografi për Hasan Prishtinën dhe Ansamblin Kukësi i Ri. Ka botuar edhe një seri kumtesash për Lidhjën e Prizërenit, të cilat janë botuar nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ka shkruar “Historikun e Arsimit në Rrethin e Kukësit 1912-1944”. Për mësuesit veteranë të Kosovës ka shkruar tek gazetat “Mesuesi” dhe “Rilindja”. Duke qenë njeri nga bashkpuntorët më të ngushtë të “Rilindja”, ka botuar një numur të madh artikuj për atdhetarë të Kosovës, Lumës dhe të Hasit.Ka bashkpunuar me Radio Kukësin në shumë emisione me vlera historike dhe kulturore në emisionin “Vatër”.Si poet ka shkruar shumë poezi për fëmijë dhe këngë kushtuar heronjve, të cilat më pastaj janë marrë nga kompozitorë të ndryshëm dhe janë kënduar nga artistë dhe ansamble kulturore artistike. Me një punë të pa lodhur ka rëmuar në arkivat e shtetit dhe të Bibliotekës Kombëtare duke nxjerrë në dritë, fakte, dekumente dhe fotografi, të cilat i ka vendosur në muzetë e Kukësit dhe të Hasit të cilat i ka krijuar me një punë të mundimshme. Është dalluar edhe në zbulimet arkeologjike në fshatrat Çinamak e Bardhoc të Rrethit të Kukësit. Edhe pse në moshë të thyer, Sami Ferizi e ka përjetuar me mjaft gëzim rënjën e komunizmit dhe fitoren e demokracisë ne Shqipëri, një ëndërr që e priste të ndodhte që në vitet e hershme të rinisë. Dha një kontribut të vyer, një ndihmesë të rëndësishme,për vlersimin e figurave të dalluara në historinë tonë kombëtare tani në një realitet të ri, sidomos për krahinën e Hasit. Me shume dëshirë ka ndihmuar studjues të rinj me materiale arkivore duke i nxitur më tej për një punë shkencore më të avancuar.Z.Samiu, u nda prej nesh në një kohë që kishim më shumë nevojë për dijet dhe intelektin e tijë, për talentin e tij të lindur në fushën e letërsisë dhe të historisë. E kujtojnë me mallë qindra e mijra nxënës që u dha mësim, dije dhe kulturë, e kujtojnë kolegët e tijë të punës mësuesin dhe patriotin e dalluar, e kujtojnë miqt e tij të shumtë në Kosovë, Has, Lumë, Dibër dhe në të katër anët e Shqipërisë.Sami Ferizi ka lene pas një familje të shkëlqyer me djem dhe vajza, nipa dhe mbesa që janë shkolluar dhe kanë bërë emër duke studjuar në fusha të ndryshme të shkencës dhe kulturës këtu në Shqipëri por edhe në universitetet më të mira të Europës.Kanë plotësuar në këtë mënyrë një amanet, një dëshirë që kishte Sami Ferizi ashtu si shkruante Sami Frashëri se “në ka gjë që më shumë kanë nevojë shqiptarët, ajo është dituria.” nacional INFO Bashkia e Tiranës hap veprimtaritë kulturore, “Tirana Art Day” Shfaqja “Ritual i jetës” në Prishtinë më 6 tetor Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar është hera e parë që trupa e baletit dhe ansambli i këngëve dhe valleve popullore performoi në Prishtinë. Dhe është pikërisht shfaqja “Ritual i jetës” me muzikë të Klodian Qafokut dhe koreografi të Arjan Sukniqit që u performua për publikun e prishtines më 6 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës bën me dije drejtori Zhani Ciko. Ndërkohë përfaqësuesja e ambasadës së Kozovës në Tiranë tha se dhënia e kësaj shfaqje në Prishtinë ishte një ngjarje e vecante pasi pasqyron ritet shqiptareTurneu në Prishtinë i artistëve është mbështetur nga Spitali Amerikan.Ritual i jetës pasqyron përmes kërcimit të baletit tri rituale të shqiptarëve: ritualin e lindjes, martesës dhe vdekjes. “Dear Albania” e Eliza Dushkut premierë në kinema”Ky dokumentar i cili promovon Shqipërinë është xhiruar në qytete të ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, për të vijuar me Beratin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Tetovën, Prishtinën, Tropojën, Ulqinin e Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat e shqiptarëve sillen në këtë dokumentar, përmes vizitave që Eliza Dushku zhvillon në qytetet shqiptare.” N ë një atmosferë të veçantë festive si pjesë e aktiv iteteve kulturore “Tirana Art Day”, e organizuar nga Bashkia e Tiranës është zhvilluar ceremonia e shfaqjes së premierës të dokumentarit të realizuar nga aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, “Dear Albania”. Personalitete të shquara në vend të pranishëm në premierë si, Kryeministri, Sali Berisha, ministra, përfaqësues të trupit diplomatik, të medias, e personalitete të artit, kulturës etj, kanë shkelur mbi tapetin e kuq, ku dhe kanë pozuar krah aktores Dushku. Ky dokumentar i cili promovon Shqipërinë është xhiruar në qytete të ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, për të vijuar me Beratin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Tetovën, Prishtinën, Tropojën, Ulqinin e Shkodrën. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat e shqiptarëve sillen në këtë dokumentar, përmes vizitave që Eliza Dushku zhvillon në qytetet shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë dokumentar, një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë. Jam e lumtur që ndodhëm këtu mes jush, thotë Dushku, për të shfaqur projektin tim të madh për Laramania e formacioneve, veprave e nacionaliteteve përbën mozaikun e edicionit të ri të festivalit që i dedikohet muzikës kamertale. Me aq sa kanë pasur mbështetje financiare, organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale ia kanë dalë të projektojnë agjendën e edicionit të trembëdhjetë. “Kamerfest” i sivjetmë do të ofrojë për publikun në Prishtine nëntë mbrëmje muzikore. Pianistët italianë Marco Sollini dhe Salvatore Barbatano, janë të parët që më tetë të këtij muaji do të ngjiten në skenë për të hapur festivalin. Veç tyre, në kuadër të festivalit trembëdhjetëvjeçar do të performojnë edhe muzikantë nga Spanja, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Gjermania. 7 tetor 2012 “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999” në Muzeun Historik Nga data 8 deri me 14 tetor 2012, në Muzeun Kombëtar në Tiranë (Shqipëri), Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të hapë ekspozitën “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999”. Në hapjen zyrtare të kësaj ekspozitë, e cila do bëhet me 8 tetor 2012, në ora 18:00, janë ftuar të marrinë pjesë përfaqësues të institucioneve politike dhe kulturore nga Kosova e Shqipëria, si dhe kori diplomatik i akredituar në Tiranë. Në këtë ekspozitë e cila do jetë e hapur për 7 ditë me radhë, të interesuarit mund të gjejnë fotografi të objekteve kulturorë - historike dhe objekteve arkitektonike, para dhe pas shkatërrimit të tyre. Filmi “Pharmakon” i Joni Shanajt në garën botërore të çmimeve “Oscar” rrënjët e mija shqiptare. Madje, ajo remtoi se në filmin tjetër do të flas shqipDokumentari është një bashkëprodhim mes saj dhe fotografit me famë botërore Fadil Berisha. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerin Destani. Në fokus janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar Aktorja dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja startin e udhëtimit të saj e nis nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke rrugëtuar në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukurit e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme. E gjithë kjo kombinohet me shijen e zakoneve shqiptare dhe me muzikë që flet veç shqip në sfond.E pranishme ishte edhe modelja shqiptare, e cila jeton ne Amerike, Anxhela Martini, e cila tha se u ndje mjaft mirë në shijimin e mrekullive shqiptare që Eliza ofroj për të pranishmit. Të parnishmit në ceremonin e shfaqjes së dokumentarit me gotat e shampanjës në duar uruan Dushkun për realizmin e filmit. Nga ana e saj Dushku premtoi se projektet me Shqipërinë do vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi tashmë ajo është e lidhur ngushtë me vendin e saj të origjinës me të shtrenjtën Shqipëri. Vepra e Odise Paskalit do vendoset në sheshin “Ismail Qemali” Edicioni i 13-të i “Kamerfest” me nëntë mbrëmje muzikore 22/ E Diel, Jane ne perfundim e siper shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut dhe pritete qe veprat do të jenë gati në kremtimin e 100 vjetorit te Pavaresise. Por ndryshe nga ç’ishte parashikuar shtatorja e ismail Qemalit nuk do të vihet në sheshet e Tiranës por do të “strehohet” pranë Muzeut Historik, ndërsa prej aty do të dalë vepra e Odise Paskalit për plakun e urtë të Vlorës, që do të vihet në sheshin që mban të njëjtin emër. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Janë në proces Realizimin e Monumentit të Pavarësisë; monumentit për Kongresin e Lushnjes; shatoret e Mbretit Zog dhe Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Javën e ardhshme nis puna për restaurimin e 4 flamujve historikë Katër flamujt kryesorë që u identifikuan në fondin e etnografisë të qendrës Albanologjike shqiptare do fillojnë të restaurohen në fillim të javës së ardhshme. Këtë e bën me dije drejtori i kësaj qendre Ardian Marashi. Sipas tij në kuadër të 100 vjetorit flamujve do t’i realizohet një restaurim i pjesshëm nga restauranti Ferderik Stamati dhe më pas objektet e ralla do të resturohen në tërësi. Marashi thotë se në bashkëpunim me Muzeun His- torik Kombëtar flamujt kryesorë siç është ai që u valvit në godinën e pavarësisë, flamuri që u përdor në ceremoninë mortore të Ismail Qemalit si dhe ai i Kongresit të Lushnjes së bashku me objekte të tjera të rëndësishme do të prezantohen për publikun e gjerë përmes një ekspozite të rrallë. Ndërkohë që më pas do të vijohet edhe me ekspozita të tjera siç është ajo e kostumeve të veçanta origjinale popullore nga gjithë trevat e Shqipërisë. Filmi “Pharmakon” i regjisorit Joni Shanajt do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe kinematografike botërore të çmimeve “Oscar”. Bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike këtë vit e ka pasur të lehtë përzgjedhjen e filmit pasi mes prodhimeve të tjera kinematografike, “Pharmakon” është i vetmi që i plotëson kërkesat e akademisë “Oscar” bënë me dije Artan Minarolli. Që të shkohet drejt “Oscar-it”, përveç faktit që produksioni duhet të jetë shqiptar në tërësinë e elementeve, filmi duhet të jetë shfaqur në kinema nga tetori i vitit 2011 deri në shtator të këtij viti Prizren, mbyllet Festivali ndërkombëtar i skulpturës SCULPFEST PRIZREN - Festivali ndërkombëtar i skulpturës SCULPFEST, mbylli të mërkurën edicionin e parë të ‘Sculp’Edu” ne qytetin e Prizrenit. Në kuadër të Sculpfest për pesë ditë radhazi u organizuan një varg aktivitetesh, që për bazë kishin artin dhe skulpturën.Në hapësirat e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës , në Katedralen “Zonja Ndihmtare” dhe në xhaminë “Sinan Pasha” janë mbajtur ligjërata me tema të lidhura me historinë e vetë këtyre objekteve dhe me artin e skulpturës dhe arkitekturën. Zhvillohet Festivali i Parë i Këngës Popullore Qytetare nga Televizioni Publik Shqiptar Për dy netë me radhë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit u mbajt Festivali i Parë i Këngës Popullore Qytetare nga Televizioni Publik Shqiptar. Zëvendës drejtori i RTSH, Martin Leka, tha se ky festival ka si motiv ne kete vit jubilar për të nderuar dhe edukuar shijet muzikore të shqiptarëve, per te nxjerre ne pah muziken e vertete popullore qytetare shqiptare.Ndërkohë që drejtori artistik, Edmond Zhulali, tha se ne festival interpretuan 10 këngëtarë të zgjedhur nga hapsira mbrë shqiptare, të cilët kënduan nga një këngë të njohur të zonës të cilën përfaqësojnë, por edhe nga një këngë të re të kompozuar enkas për festivalin.Ndër emrat e shumte qe do që interpretuan live permendim zërat më të njohur të muzikës popullore si Shkëlzen Jetishin, Frederik Ndocin ,Bujar Qamilin, Artiola Toska e Valbona Mema ,Kastriot Tusha, Eli Fara etj. Shqipëria për herë të parë në Festivalin Europian për Fëmijë Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë në Festivalin Europian për Fëmijë “Junior Eurovision Song Contest”. Festivali i radhës ku do të debutojë dhe përfaqësuesja e shtetit shqiptar, mbahet në Amsterdam të Hollandës. Festivali do të zhvillohet me datë 1 dhjetor, ndërsa do të ketë një numër jo të vogël shtetesh pjesëmarrëse. Këtë vit është edicioni i dhjetë i këtij festivali dhe do të marrin pjesë 12 shtete. 23/ E Diel, INFO 7 tetor 2012 “Talk” do të rikthehet në KTV PRISHTINË - Pas dy muajsh e gjysmë pauze, “Talk” do të rikthehet në formatin e emisionit në të cilin “rrëfehen” personalitet publike. Sezoni i ri i emisionit argëtues i Kohavisionit do të nisë së transmetuari të dielën e javës së ardhshme. Nga data trembëdhjetë e këtij muaji, “Talk” do të zërë vend në skemën programore të kanalit më alternativ në Kosovë çdo të diel në orën 14:05. Autori i këtij emisioni, Amir Mjeku, ka thënë se pas pushimeve gjatë sezonit veror, “Talk” kthehet me disa risi. Promovohet këtë javë libri “Vitet shqiptare 43-45”, i David Smajlit Shqipëria në librin me kujtime të kolonelit anglez Kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë dhe parathënien e librit. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e çmuar Smajlit në luftën clirimtare të vendit tonë Libra të rinj në kryeqytet Penat e autorëve shqiptarë pasurojnë vitrinat e librarive të kryeqytetit. Shkrimtari dhe studiuesi, Behar Gjoka, sjell librin “Autonomia e kritikës letrare”, trajtesa mbi letersinë dhe cështje të ndryshme kritike ndaj realitetit kulturor dhe letrar. ”Shqipëria ime, unë dhe Ramiz Alia” vjen nga Januz Januzaj, e ndërtuar mbi modelin e dialogut midis personazheve, prapavijën politike dhe filozofike, ligjësinë e veprimit të Partisë së Punës në pushtet. Ndërsa shkrimtari kosovar, Bajram Kosumi, sjell “Fishta dhe Tradita Letrare”, ndikimet e shkrimtarëve të vjetër të veriut në veprimtarinë e Fishtës. Ndërsa përsa i përket përkthimeve për këtë javë, lexuesi ka mundësi të njihet me titujt si: “Shkretëtira” romani nobelistit britanik i J.M.G. Lw Clezio, jeteshkrim “JosephAnton”i Selman Rushdie , autori i cili ka sjellë në shqip edhe “Vargje Satanike”dhe Andre Malraut vjen me romanin “Shpresa”. Hado: Drejt përmbylljes përgatitjeve për festimet e 100-vjetorit Edhe përsa i përket panoramës së dekorit të festimeve të 100vjetorit te Pavaresisë, Zv. Ministri i kulturës Abaz Hado thotë se epiqëndra e festimeve do jetë Tirana dhe Vlora dhe se muaji tetor ështe muaji i përmbulljes së përgatitjeve të koncerteve dhe pozicionimit të monumenteve. Gjithashtu Hado tha se janë në proces realizimi i Monumentit të Pavarësisë; monumentit për Kongresin e Lushnjes; shtatoret e Mbretit Zog, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Monumente këto që do të vendosen në disa sheshe të vendit duke i dhënë një atmosferë më historike këtij momenti të rëndësishëm për Shqipërinë. Hapen Ditët e Kulturës shqiptare në Rusi 1 tetori shenoi hapjen e Diteve te Kultures shqiptare ne Rusi. Ky aktivitet i rendesishem i Shqiperise ne Federaten Ruse, me i madhi ne keto 20 vitet e fundit, u parapri nga nenshkrimi i nje Programi Bashkepunimi 3-vjecar midis ministrive te kultures te dy vendeve tona, të nënshkruar nga Zv.Ministrja e MTKRS Suzana Turku dhe nga zv.Ministrja e Kultures dhe Turizmit te Rusisë, Alla Manilova. Ne kete program parashikohen aktivitete te ndryshme me karakter njohes, kulturor, artistik etj., midis te dy vendeve tona per periudhen 2013-2015. Hapet konkursi artistik me emrin “Street Art Utopia” PRISHTINË, 5 TETOR. Konkursi artistik me emrin “StreetArt Utopia” i cili eshte bere present prej te enjtes ne Prishtine, është realizuar në kuadër të projektit “Culture for all” (Kulturë për të gjithë), që është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë. Projekti është duke u implementuar nga “Ars PROGETTI SpA”. Mesditën e së enjtes ideatorët kanë dalë në rrugë për të folur për produktet e punës që kanë bërë. Në emër të “artit të rrugës”, kanë folur garuesit, veprat e të cilëve janë përzgjedhur për t’u ekzekutuar. nacional Meta: Instituti i Historisë, shifër rekord botimesh, shkencore Ë shtë promovuar kete jave libri “Vitet sh qiptare 43-45”, i autorit David Smajli. Luf ta e Dytë Botërore, ngjarje e personazhe shqiptare në fokusin e një ushtaraku anglez. Në promovimin e librit i pranishëm ishte dhe kreu i qeversië, Sali Berisha, i cili ka bërë dhe parathënien e librit. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e çmuar Smajlit në luftën clirimtare të vendit tonë.”Dejvi ishte pjesmarrës në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike në shtator të vitit 1991. Ai ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në Shqipëri. Dua të theksoj se parathënia nuk i kushtohet direkt atij, por ai do të ishte i kënaqur, po ta lexonte atë, pasi është një vlerësim dhe një mirënjohje e sinqertë për Dejvin”, tha Kryeministri. Sipas tij, ish-gjenerali së bashku me grupin në të cilin ai bënte pjesë, organizuan, financuan dhe armatosën shqiptarët në rezistencë duke i nxjerrë ato në krahun e fitimtarëve. “Vitet shqiptare `43453 , libri me kujtime i kolonelit anglez David Smajli, përshkruan dy misionet e tij në vitet 1943 dhe 1944 me luftëtarët e rezistencës shqiptare. Libri i përfshirë në kolanën “Skripta imanent”, vjen në shqip nën përkthimin e Aleksandër Dakos dhe hap një dritare rreth ngjarjeve që shoqëruan vitet 1943-44.Koloneli David Smiley lindi më 11 prill të vitit 1916 dhe vdiq më 9 janar të 2009-s, ai ishte një oficer i Forcave Speciale dhe Inteligjencës britanike. Ka luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Palestinë, Irak, Persi, Siri, Shkretëtirën Perëndimore dhe me ekzekutivin e operacioneve speciale në Shqipëri e Tajlandë. Është autor i tre librave të bazuar në përvojat e tij të luftës. Ai e priti me shumë gëzim kthimin e tij në 1990 në Shqipëri, pasi regjimi komunist, që e kishte dënuar atë me vdekje në mungesë, po rrëzohej. Gjenevë, prezantohet shfaqja “Apologjia e vërtetë e Sokratit” Para ndërkombëtarëve aktroi aktori ynë Mirush Kabashi Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i ftuar nga misioni shqiptar pranë OKB-së, ne Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë para qindra pjesëmarrësve, u prezantua shfaqja teatrale “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, ku kësaj radhe para ndërkombëtarëve dëshmoi aktrimin e shkëlqyeshëm aktori ynë i madh Mirush Kabashi, i cili në një koferencë për shtyp bën me dije se u ndje mjaft i emocionuar. Shfaqja në Pallatin e OKB-së “Apologjia e vërtetë e Sokratit” (La véritable apologie de Socrate) e luajtur nga artisti Mirush Kabashi, u prit me një interesim të madh nga publiku zviceranë dhe ambasadorë të vendeve botëror, e diplomatë ndërkombëtarë. Përveç publikut zviceran, shqiptar e grek, shfaqja u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër: Sejdi Qerimaj (OKB), Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë. Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambasador grek. Pjesëmarrësve i pari ju prezantua duke i përshëndetur z. Jomart Tokajev drejtor i OKB-së, i cili foli për vlerat e kulturës në Ballkan si vlera të përbashkëta, virtyte këto të OKB-së respektit të të drejtave të njeriut, të së kaluarës dhe perspektivës së këtyre vendeve, në këtë rast të Shqipërisë dhe Greqisë. Po ashtu para publikut fjalën e morën edhe dy ambasadorët e misionit shqiptarë dhe atin grek. Të cilët folën për kulturën dhe bashkëpunim e mirë kulturo mes dy vendeve si dhe shfaqjen e “Sokratit” nga një autor grekë dhe aktor i shkëlqyeshëm shqiptarë. Në fund të shfaqjes me pak fjalë përshëndeti të pranishmit edhe aktori ynë Kabashi. Ambasadori shqiptarë në OKB Sejdi Qerimaj ka thënë se “prezantimi i “Antologjisë…” në Gjenevë e kishte rëndësinë e vetë, pasi më shumë se një shfaqje teatrore, e ka rëndësinë e vet kombëtare dhe artistike në një qendër evropiane, pikërisht në një institucion ndërkombëtar, në OKB ku u ndoq me një interesim të madh nga publiku shqiptarë, zviceranë dhe ai botëror.” “Shfaqja në Kombet e Bashkuara ka peshën e vete më diçka më shumë se një dramë kulturore, por edhe artistike dhe kombëtare e aranazhuar nga misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka unë falënderoj nga zemra misionin shqiptarë dhe publiku shqiptarë dhe gjithë stafi i OKB-së dhe ambasadorë e diplomatë botëror që kishin ardhur të më ndiqnin.” i ka deklaruar pas shfaqjes artisti ynë Mirush Kabashi. Viti i 100-vjetorit të pavarësisë do të sjellë për herë të parë për vendin tonë një shifër rekord botimesh, shkencore nga Instituti i Historisë. Kreu i këtij Institucioni, Beqir Meta, tha se janë rreth 17 tituj, studime, monografi, vëllime dokumetash, të cilat sjellin për herë të parë arkiva dhe dëshmi nga vende të ndryshme si Franca, Britania, Austro-Hungaria në lidhje me Shqipërinë e vitit 1912. Botimet tashmë janë drejt përfundimit dhe do të promovohen në Konferencen shkencore të 100-vjetorit të pavarësisë që do të organizohet nga Instituti i Historisë në muajin nëntor Teatri Metropol vë në skenë “14-vjeç dhëndër” 100 vjetori i pavaresise sjell në nje version teatral komedinë e famshme të Çajupit, “14-vjec dhëndër”. Do të jetë teatri Metropol, i cili do ta vejë për herë të parë në skenë pjesën e njohur vetëm në kinematografi. Gjatë nje konference per shtyp, Drejtoresha e Qëndrës kulturore të Tiranës Suela Konjari, ka prezantuar aktivitetet e sezonit të ri artistik dhe surprizat në lidhje me aktivitetet ne kuader te 100-vjetorit të pavarësisë. GKA: Udhëtim 500-vjeçar i artit bizantin TIRANË, 4 TETOR - Galeria Kombëtare e Arteve ekspozon javën e dytë të tetorit rreth 80 ikona përfaqësuese të koleksioneve kombëtar,e që ndodhen në muzetë e artit ikonografik në Korçë, Berat dhe në fondet e GKA-së në Tiranë. Siç merret vesh në sallën e madhe zë vend një udhëtim 500-vjeçar i artit bizantin, por kryesisht pasbizantin. Hapet me “Shën Mëhillin” e Oparit e një anonimi të shek.14 dhe mbyllet me ikonat e familjes Zengo nga Korça, që vijnë deri në vitet ’60-të. U nda nga jeta shkrimtari Aqif Malaj Ndërroi jetë Aqif Malaj, shkrimtari i njohur i prozës shqiptare për të rritur e fëmijë. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar nga lexuesit e kritika për pasqyrimin e gjerë të realitetit tonë historik e aktual, duke dhënë personazhe të goditur e tablo realiste, çka dëshmon për vlerat artistike të spikatura të prozës së tij. Opusi prej dhjetë romanesh kanë zënë një vend të nderuar në gjerdanin e prozës bashkëkohore shqipe, sidomos romanet “Lajthitje”, “Dikur në Iliri”, “Brenga e studentit” etj. Gjuha e gjallë dhe e larmishme, fantazia e pasur dhe zhdërvjelltësia e subjekteve në prozën për fëmijë të Aqif Malajt e kanë radhitur atë ndër shkrimtarët më cilësor të kësaj letërsie. Librat e tij janë vlerësuar me disa çmime në konkurset letraro-artistike. Humbja e Aqif Malajt ka dëshpëruar gjithë lexuesit e kolegët e shkrimtarë. nacional CMYK 24/ E Diel, 7 tetor 2012
Benzer belgeler
Nr.6 (134) Maj 2010
me xhama të thyera, në mesin e dimrit,
gjate kohës që isha në specializim, sapo
kalonim tunelin para nesh dilnin dy
pamje: bregu ynë i zhytur në errësirë,
ndërsa përballë llamburiste vendi me
drita...
Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
Pra, në këtë përvjetor, i cili u shënua edhe në
kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,
duke folur për historikun e kësaj shoqate, u theksuan dhe u veçuan edhe shumë data e rrjedha hist...
Revista AlbIslam 67
i cili tani ka ngelur pa asnjë nxënës, e që dikur
këtu zhurmonin muri dhe oborri nga shpirti dhe
fryma e vogëlushëve. Pastaj, ua tregoj edhe objektin e ambulancës shëndetësore, i cili, po ashtu
ka ...
kllapia e tesavvufit - El
Struktura kategoriale e mendimit filozofik/sufik nuk është
konstantë kuptimore të cilën e marrim nga trashëgimia
filozofike si të dhënë ideore a priori. Po të ishte e tillë, do të
shndërrohej në ka...