Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia
Transkript
KDU 801.7:28 Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia Prof.. dr. Halil İnalcık Hermeneutika Nocioni hermeneutikë (dituria mbi interpretimin e tekstit) në mitologjinë greke nënkupton “lajmëtarin i cili përkthen urdhëratë e Zotit në gjuhën të cilën mund ta kuptojnë njerëzit”. Është një term që ka prejardhjen nga fjala „Hermes‟. Në gjuhën e lashtë greke hermeneuia bartë kuptimin e „interpretimit me mençuri‟1. Hermeneutika si nocion shkencor nënkupton artin e përkthimit të një teksti/mendimi që i përket një kulture tjetër, në gjuhën e cila kuptohet nga shoqëria gjegjëse. Në kuptimin bashkëkohor hermeneutika ka të bëjë me zhvillimin e nocionit metodë (mënyrë). Vepra e parë mbi hermeneutikën është shkruar në vitin 1654 (Hermeneutica Sacra nga Da nnhauser), që nga ajo kohë ky nocion është institucionalizuar në katër fusha duke përfshirë fushën: 1 Një nga St. Augustinus (354-430) deri në shek. XIX, deri te W. Dilthey,Lindja dhe Zhvillimi i Hermeneutikës-një përmbledhje e besueshme,Doĝan Ozlem, Hermeneutika e Teksteve (Dituria mbi interpretimin) Mësimet, l-Il,lzmir 1994, bot. Istanbul, Shtepia Botuese Inkilap 1996,8-52; Me burim të M. Riedel, J. Habermas, H. Gadamer përfshirë përkthimet. Mbi Hermeneutikën vepër klasike gjithëpërfshirëse, Han+Georg Gadamer Continium 1996; E Vërteta dhe Metoda,. Botim i përmirësuar: J. Weinsheinez dhe D.G. Marsall përkthim në gjuhë angleze, New York: 5. H-G. Gadamer›in Historisches Wiinerbuch der Philiosophie (Hermeneutik), Dolan Ozlem, përkthimi në gjuhën turke, Hermeneutik (Yorum bilgisi) üzerine yazılar, Ankara: Ark Kitabevi 1995. ll- 49. Prof.. dr. Halil İnalcık 170 1.Teologjike 2. Filologjike 3. Ligjore dhe 4. Filozofike. Neve këtu na interesojnë dy të parat të cilat dalin në shesh me humanizmin evropian, pra me interpretimin e teksteve të shenjta përmes metodës hermeneutike. Hermeneutika në Islam dhe Turqi Veprimtaria për të kuptuarit e teksteve të shenjta, fjalën e Zotit në mënyrë sa më të drejtë që fillon shek. XV, njëherit shënon edhe fillimin e hermeneutikes humaniste në Perëndim (Lorenzo,Valla,Erasmus). Qindra vite më parë, në botën islame hermeneutika kishte dalë në shesh nga dijetarët myslimanë nën emrin „usul (metodat, parimet) e hyrjes në komentimin e Kur‟anit‟. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me identifikimin e tekstit të Kur‟anit. Pas Librit të Shenjtë, si autoritet i dytë pranohet syneti e hadithi i Pejgamberit (s.a.v.s). Kështu dhe hapat për identifikimin e hadithit hapën rrugën për njohjen parimeve dhe të metodologjisë, gjë që shkaktoi lindjen e hermeneutikës Islame. Së pari mbledhja e haditheve dhe pastaj veprimtaria e dallimit të haditheve të vërteta nga jo të vërteta, solli deri te ballafaqimi me disa probleme në lidhje me metodologjinë dhe hulumtimin. Problemi më i rëndësishëm kishte të bënte me gjetjen e transmetuesve të hadithit dhe njohuria se në çfarë shkalle ishte e mundur dhe e sigurt mbështetja tek ata. Dijetarët e hadithit duke udhëtuar e posaçërisht duke shkuar në Mekë gjatë kohës së haxhit, mundoheshin të identifikonin transmetuesit e haditheve dhe bënin hulumtime rreth tyre sa i përket besueshmërisë dhe shkallës së sigurisë të transmetimeve të tyre. Kështu lindi literatura mbi prejardhjen, zinxhirin e transmetuesve që tregonin musnedin dhe në fund nisi veprimtaria e mbledhjes në mënyrë sistematike të haditheve të besuara, të vërteta-sahih në përmbledhje voluminozesunan. Prej këtyre përmbledhjeve, gjashtë përmledhje janë të njohura (më e njohura është sunan Al-Buhari; një prej metodave të zbatuara si dëshmi për vërtetësinë e hadithit është vërtetimi i hadithit të njëjtë të ardhur sipas transmetimit zinxhiror nga dy transmetues). Veprimtaria për identifikimin e haditheve të vërteta bëri të nevojshme përdorimin e metodave kritike, gjë që shpiu deri te metodologjia e kritikës së tekstit Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 171 dhe te lindja e hermeneutikës në filologjinë Islame2. Gjatë kritikave kujdes u kushtohej këtyre parimeve. Gjatë hulumtimeve kritike të një transmetuesi të hadithit merreshin parasysh disa pika: të gënjyerit (mashtrimi), moskujdesia, kujtesa e fortë apo e dobët, të anuarit apo të punuarit për një qëllim e kauzë të caktuar, etj.. Sa i përket kritikës gjuhësore ajo ka hapur rrugën për lindjen e një filologjie të mirëfillt shkencore. Kihej parasysh se një thënie apo një fjalë mund të barte kuptime të ndryshme dhe kërkohej kuptimi origjinal në mesin e fiseve arabe në Gadishullin Arabik, kështu si rezultat i këtyre kritereve dhe hulumtimeve lindi shkenca e leksikologjisë. Fjalët e përdorura në hadith ishin ndarë në tri kategori, sahih, dhaif dhe sakim. Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se metodat origjinale hermeneutike që i sollën dituritë Islame dhe sistemi i tij i drejtësisë, edhe sipas thënies së J. Shchat është „trashëgimia më e rëndësishme që Islami i ka dhënë botës së qytetëruar‟3. Kjo metodë e hollë dhe dituri e komentimit të cilën e krijuan dijetarët myslikmanë, përsëri është gjetur e pamjaftueshme në krahasim me metodat hermeneutike të Europës4. Islamologët perëndimorë, në mesin e tyre islamologu i çmuar hungarez I. Goldzhier5, duke përdorur burime më të gjëra dhe metodat hermeneutike perëndimore në fushën e kritikës metodologjike të hadithit, dituritë e dijetarëve myslimanë i ka konsideruar si të pamjaftueshme. Në fund të këtyre kritikave të perëndimorëve është treguar se shumë hadithe nuk kanë dalë nga goja e Pejgamberit, e posaçërisht disa hadithe që i përkasin të drejtës sheriatike 2 Vepra më e njohur në Islam e hartuar mbi dituritë sisematike është ajo e Abu Abdullah Mehmed Al Harezmit Mefiitihu’I-Ulum’. Tek Osmanlitë Tasköprülüzade Usarneddin Ahmed, Mevzu’iiti’lUlam, I-II, e përkthyer nga M. Kemaleddin, bot. Ahmed Cevdet, Istanbul H. 1313/1897 3 The Legacy of Islam, botimi i dytë (përgatitur nga: J. Schacht dhe C.E. Bosworth, Oxford: Clarendon Press, 1974), 392; J. Schacht, “A Revelation of lslamic Traditions”, JRAS, 1949. 4 Hadith” Encyc. of Islam, 2. bot, 23-28 (J. Robson), hadithi në literaturën Islame dhe mbi metodat e kritikës, shkurtimisht Taskëpruluzade, Mevzuat, vol. I. 5 Muhammedanische Studien, Halle 1890; J. Schacht, “Droit byzantin el droit musulman”, XII Convegno ‘Volta’ (Roma 1957), 197-218; A. Udovich, Western Comment/a”, Speculum, ve “Concepts Sunna, ictihad and Ijma‟in the Early Period” Islamic Studies, I, 1962. 172 Prof.. dr. Halil İnalcık kanë dalë në shesh pas kohës së Pejgamberit (J.Shchat ). Veçanërisht është kritikuar marrja e isnadit (zinxhiri i trasnsmetimeve) si metodë themelore në metodologjinë e hadithit. Me themelimin e Dâru‟l-Hadîthit të shkallës më të lartë në Medresenë e Sylejman Ligjvënësit, theksohet rëndësia që i është dhënë kësaj diturie në Turqi. Dijetarët që kanë sjellur risi gjatë viteve 18801914, në periudhën e iluminizmit janë: Ajni Ali, Ismail Hakki nga Izmiri dhe në fund Hamdi Yazar Elmallëllë. (Feja e Vërtetë, Gjuha e Kur‟anit në 9 pjesë). Qëllimi përfundimtar i shkencave islame është tefsiri, komentimi i drejtë i Kur‟anit. Arritja deri në të kuptuarit e saktë është e mundur me të kuptuarit në mënyrë të duhur të parimeve të shkencave që i përkasin gjuhës arabe, kelamit, fikhut, diskutimit dhe shkencave të ngjajshme. Ashtu si edhe në hermeneutikën perëndimore, i është dhënë rëndësi e posaçme shkencave gjuhësore dhe retorikës, ku mund të theksohet kompetenca e juristit të madh Ebu Hanife në gjuhësi. Komentimi më i suksesshëm i Kur‟anit pranohet ai i Abduxhafer Taberiut i cili ishte ekspert në fushën e historisë dhe të drejtësisë. Komentuesit janë ndarë sipas shkallës së afërsisë me rrethin e Pejgamberit (a.s). Nga komentuesi pritet të jetë ekspert në pesëmbdhjetë shkenca. Në krye të këtyre shkencave vijnë shkencat mbi gjuhën arabe (fjalori arab, gramatika, lakimi, zgjedhimi, prejardhja, kuptimi, përshkrimi dhe harmonia), kelami, usuli fikh (parimet e së drejtës islame) dhe hadithi. Termi „sharh’ që nënkupton komentimin, përdoret edhe për komentimin e teksteve jofetare dhe dijetarët myslimanë të kohërave të mëvonshme kanë bërë famë me komentimin e veprave klasike fetare dhe jo fetare. Sot në Turqi nëpër Fakultetet Teologjike, gjatë studimeve Islame përveç diturive tradicionale të usulit, nuk di a po zbatohen edhe metodat hermeneutike perëndimore. Në qoftë se nuk dëshirojmë që të jemi nevojtarë për orientalistët atëherë është e domosdoshme të zhvillojme programe që përfshijnë edhe metodat hermenutike perëndimore. E njëjta vlen edhe për fakultetet tona të gjuhës dhe letërsisë. Dijetarët osmanë, aftësinë dhe talentin e të shkruarit poezi në gjuhët arabe, turke dhe perse Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 173 e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë? Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në degët e gjuhës dhe letërsisë, teologjisë dhe historisë, duke marrë si shembull qendrat për studime orientale nëpër fakultetet perëndimore. Në Universitetin e Stambollit, metodat hermeneutike perëndimore i ka sjellë orientalisti perëndimor prof. H. Ritter, ndërsa studenti dhe bashkëpunëtori i tij Ahmet Ateş është dijetari i parë tek ne, që ka zbatuar metodën textcritic dhe ka shpjeguar atë6. Në Turqi dy mjeshtra të filologjisë arabe dhe perse prof. Rifat Bilge dhe prof. Mehmed Necati Lugal kanë dhënë kontribut të madh në fushën e kritikës së tekstit. Prof. Lugal ashtu siç i ka ndihmuar orientalistëve të rinj në universitetet gjeramane, në DTCF ka dhënë mësim edhe për gjuhët arabe dhe perse. Osman Turan, Adnan Erzi, Hasibe Mazioĝlu dhe Şevkiye İnalcık me publikimet e tyre kanë ofruar kontribute të çmuara në këtë drejtim. Në hermeneutikën perëndimore gjatë komentimit të teksteve fetare dhe letrare, përveç filologjisë, në rendë të dytë shfrytëzohen shkencat natyrore, shoqërore dhe filozofike dhe kështu hidhen hapa drejt komentimit të brendshëm të tij. Në Islam në këtë shkallë është arritur me anë të interpretimit ezoterik dhe tesavufit. Sipas Imam Gazaliut, çdo gjë që shihet ka anën e saj të jashtme (zahir) të dukshme dhe anën e brendshme (batin) të padukshme dhe pohon se ”kjo botë materiale ka edhe botën e saj të ideve - alegorisë”. (shih. Platon dhe Gadamer). Po ashtu edhe ajetet në Kur‟an kanë kuptimet e tyre të jashtme, literare dhe të brendshme batini. Në mesin e komentimeve të famshme të Kur‟anit, në tefsirin e Fahreddin Raziut janë përdorur nocione të tesavufit dhe të filozofisë, aty autori është në mes të esha‟rive dhe mutezilitëve. Raziu, duke mbajtur ligjërata emocionohej si një sufi dhe arrinte në atë shkallë sa që harronte veten. Ai në të njëjtën kohë njihej si mutasavvif. Sipas dijetarëve sunit, pikëpamja batinite është “ndryshim dhe falsifikim” i .A.Ateş ”Mbi Kritikën e Tekstit” Ditari i Shkrimeve Turke,VII-VIII(1942),253-268; Z.V.Togan Usuli gjatë Historisë, ibn Fadlan‟s Reisebericht, Leipzig, 1939. 6 174 Prof.. dr. Halil İnalcık Kur‟anit famlartë dhe nuk mund të llogaritet si komentim i mirëfillt dhe i vërtetë. Ai që beson në këtë mënyrë bëhet jobesimtar - kafir. Batinitët janë të devijuar.7 Bashkë me këto thënie, komenti i Raziut është pranuar dhe pasuar më së shumti në Anadoll dhe pastaj në mesin e dijetarëve Osmanlinj. Dijetarët e Al-Azher-it të Kajros, dijetarët osamanlinjë nuk i konsideronin për dijetarë të mirëfillt. Osmanlinjtë, që nga koha më e hershme kanë miratuar qasjen e komentimit alegorik të teksteve fetare. Sulltanët ashtu siç kanë pasur një mësues nga radhët e dijetarëvehoxhallarëve njëkohësisht kanë qenë nxënës të një shejhu të ndonjë tarikati. Sulltan Ahmedi i Parë këshillohej me Shejh Mahmud Hudaji për punët shtetërore. Në historinë tonë njëmijëvjeqare të besimit dhe kulturës Islame, dijetarët me origjinë turke më shumë kanë shkruar në gjuhën arabe dhe më rrallë në gjuhën turke. Në Perëndim, Orientalistika ka dalë në skenë si rezultat i hulumtimeve me metoda hermeneutike të teksteve të shkruara në rend të pare në gjuhën arabe. Në Islam, gjuhët kombëtare janë përdorur posaçërisht në veprat jofetare, së pari në pjesën e Iranit lindor (në kohën e sundimit të dinastisë Gaznevite, Firdevsi) dhe pas shek. X në shtetin e Karahanëve është përdorur gjuha turke (Kutudagu Bilig,1069), në Azinë Qendrore (Yesevi), në shek.XV gjatë sundimit të Timuritëve (Ali Şir Nevayi, Babur), në shtetin e Hordhisë së Artë (Őtmeş Haci), në shtetin e osmanëve (Ilmihalët në gjuhën turke, Mevludi, Yazıcizade, Şeyhi). Hulumtimi i veprave të shkruara në gjuhën turke në një degë tjetër të turkologjisë ka hapur rrugë për hulumtime filologjike, duke sjellë një degë të rëndësishme të Orientalistikës. D.m.th në mënyrë që të studiojmë ashtu siç duhet historinë e kulturës sonë, duhet që në fushat e këtyre gjuhëve, pra arabe, perse dhe turke të zbatojmë traditat hermeneutike të Orientalizmit Europian, nëpër universitetet dhe institutet tona shkencore. Në përgjithësi myslimanët nuk pranojnë që orientalistët krishterë të marrin Pejgamberin (s.a. v.s) dhe bazat e besimit dhe t‟i trajtojnë ato me metoda filologjike dhe sociologjike, duke parë ato si çështje të historisë shoqërore dhe të japin gjykime për to. 7 Taşköprülüzade, vëll. I, 536, 539, 540. Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 175 Në një konferencë të mbajtur në Universitetin e Prinstonit më 1954, në mes dijetarëve myslimanë dhe të krishterë, ministri pakistanez i kulturës duke u ngritur në këmbë në mënyrë të fuqishme ka refuzuar kritikat e delegatëve krishterë drejtuar Pejgamberit dhe Kur‟anit dhe ka kërcënuar me braktisjen e konferencës. Me rastin e përkthimit dhe botimit në gjuhën turke të veprës së Dozy-së për Pejgamberin nga ana e dr. Abdullah Xhevdetit, me ç‟rast ai shkroi edhe një parafjalë për këtë vepër, u bë kijameti dhe vepra u ndalua. Revista Ixhtihad duke mbledhur përreth “perëndimorët” si Dozy, Pejgamberin e trajtonin vetëm si personalitet historik. I kritikonin disa ajete të Kur‟anit dhe ajetet që tregonin për krijimin e botës i krahasonin me Darvinizmin. Ashtu si jakobinët francezë flisnin për “fe të mendjes” dhe në vend të fesë pretendonin vendosjen e diturisë pozitiviste.8 Këtu është me vend të përkujtojmë pikëpamjet e orientalistit Rus V. Barthold i cili është në mesin e atyre orientalistëve perëndimorë, të cilët kanë studiuar dhe hulumtuar në mënyrë të thellë civilizimin islam dhe historinë e turqve të Azisë Qendërore sipas burimeve të mirëfillta. Qasja themelore e Barthold ndaj civilizimit Islam, si vepër e përbashkët e arabëve, persëve dhe turqëve, sipas tij është një qasje e mbështetur në pikëpamjet më të gjëra se sa ajo e Krishterimit, dhe thotë: “Jeta dhe historia e popujve myslimanë dëshmojnë se paracaktimi (kaderi) në Kur‟an nuk është shprehur me një saktësi të madhe dhe të prerë, në një shkallë të tillë ashtu siç e ka shprehur atë apostulli Paul në broshurën Romakëve (9.Bab)”. Islami nuk i ka ndaluar myslimanëve që të marrin masa paraprake në vendimet dhe veprimet e tyre personale, andaj dhe historianët e Islamit nuk kanë hezituar të kërkojnë shkaqet dhe pasojat gjatë studimeve të ngjarjeve historike. Barthold thotë se është shumë e gabuar të shpjegohet prapambeturia që vërehet sot tek shoqëritë Ş.Mardin The Genesis of Young Ottoman Thought, Princeton, 1962; Hilmi Adnan Malik, «Survey of Intellectual Renaisance in Turkey», The Hartford Magazine, (1923, June); posaqërisht shikoni studimet e S. Hanioglu. V. Barthold, «Avrupa ve Rusya›da Şarki Tetebbu› Tarihi», Milli Tetebbu ‹far Mecmuasi, ll, 361- ~463;V. Barthold, Islam Medeniyeti, kontributet e F. Köprülü, Ankara, 1966. Këto ligjerata janë botuar nën titullin , Orta Asya Türk Tarihi Hakkında Dersler (Istanbul 1927). 8 176 Prof.. dr. Halil İnalcık islame me vet Islamin. Historia islame mund të shpjegohet me shkaqet historike e jo me fe. Ai thotë se në studimet e historisë islame duhet të zbatohen metodologjitë e njëjta si ato gjatë studimit të historisë së Perendimit. Sipas Bartholdit historia botërore paraqet një tërësi. Që të kuptohet historia e Europës duhet të hulumtohet dhe të mësohet historia e Lindjes. Në hulumtimet e Bartholdit rreth historisë së Lindjes, turqit zënë një vend të veçantë. Fuad Köprülü, themeluesi i studimeve të historisë së kulturës turke në bazë të metodave hermeneutike perëndimore, kishte vendosur marrëdhënie të ngushta me Bartholdin. Me rastin e themelimit të Institutit të Turkologjisë më 1926, ai ka ftuar Bartholdin në Stamboll që të mbajë një sërë ligjëratash mbi historinë turke.9 Köprülü në veprën e shkruar mbi historinë e Turqisë ka bërë huazime nga shkrimet e Bartholdit e posaçërisht ka huazime të gjëra nga vepra klasike e Barhtoldit mbi historinë e Turkistanit. Në Turqi, në njëzet-tridhjetë vitet e fundit, si baraspeshë ndaj zhvillimeve të mëdha në studimet osmane vërehet një veprimtari e gjërë e hulumtimeve, studimeve, përkthimeve dhe botimeve edhe në fushat e diturive islame. Botimi i parë i Encyclopedia of Islam (Leiden) është përkthyer në turqisht, duke u zgjeruar nga ana e studiuesve turq të ministrisë së arsimit. Në botimin e dytë i cili është duke përfunduar në Leiden kanë marrë pjesë në mënyrë të gjerë edhe dijetarët myslimanë. Ministria për çështjet fetare në Stamboll, si qendër bashkëkohore e studimeve islame është duke i tërhequr studiuesit vendas dhe të huaj, dhe si përgjigje ndaj orientalistëve të cilët botuan Enciklopedinë, është duke botuar një Enciklopedi të re islame, e cila do të mund të pranohej nga myslimanët. Studimet mbi fenë dhe civilizimin islam janë duke u zhvilluar në shtetet myslimane në atë shkallë çfarë dëshironin Barthold dhe Köprülü. Ashtu siç edhe tregoi Barthold, një historian që nuk merr parasysh civilizimin islam në kuadër të tërësisë së historisë botërore, nuk mund të kuptojë dhe të shpjegojë civilizimin perëndimor. Me botimin e librit The Legacy of Islam 10, si rezultat i kontributit të orientalistëve 9 Këto ligjerata janë botuar nën titullin ” Mbi historinë turke të Azisë Qendrore”. Botimi i 2.J.Schact dhe C.E. Bosworth,Oxford 1974. 10 Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 177 të njohur, kjo e vërtetë është pranuar haptazi. Barthold insiston në këtë të vërtetë historike. Civilizimi islam është zhvilluar nën ndikimin e kulturave të popujve që e pranuan fenë islame,” një pjesë e madhe e këtyre zhvillimeve kulturore dhe civilizuese është kontribut i popujve joarab, bashkë me këtë gjuha arabe është bërë gjuhë e përgjithshme e civilizimit islam”. Para më se pesëmbdhjetë viteve u mbajt në Paris një mbledhje me qëllim të përgatitjes së një raporti mbi botën islame për Parlamentin Evropian. Në këtë mbledhje ku morën pjesë përfaqësues nga vendet islame (nga Turqia Ismail Cem, Şerif Mardin, H. İnalcık), kur gjatë mbledhjes u bë referimi ndaj tërësisë si “Civilizim arab”, atëherë reaguan përfaqësuesit turq dhe përfaqësuesit tjerë myslimanë, duke theksuar se civilizimi islam është vepër e përbashkët e popujve myslimanë, ashtu siç kishte thënë më herët edhe Bartho ld. Historicizmi tek osmanlinjtë (ibnhaldunizmi) Në shek. XVII, osmanët kuptuan mirë se perandoria e tyre e “përjetshme” kishte hyrë në fazën e rënies. Kah fundi i shek. XVI dhe në gjysmën e parë të shek. XVII ekzistonte besimi se shteti përsëri mund të ngrihej nëse do të ringjalleshin ligjet që ishin vendosur në kohën e Sulltan Sylejman Ligjvënësit (Ali, Selaniki, Koçi Bey, autor i Kitabi-i Mustatab). Por kah mesi i shek. XVII, Katib Çelebi (vdiq më 1657), duke u frymëzuar prej teorisë së zhvillimit antropmorfikë të shteteve që ofrohej në veprën e Ibn Haldunit „Mukaddime’, mbrojti pikëpamjen e tij, se shteti osman kishte hyrë në fazën e tij të pleqërisë dhe assesi nuk do të arrinte të kthente fuqinë e dikurshme.11 Dusturu‟l- „Amel li-Islahi‟l-Halel, Istanbul 1280/1863; F. Fındıkoglu, “Türkiye‟de Ibn Haldunizm”,Melanges Fuad Köprülü; (Istanbul 1953), 153-163; C. Fleischer, “Royal Authority, Dynastic Cyclism, and “ibn Khaldunism” in Sixteenth Century Ottoman Letters”, Journal of Asian and African Studies, XYIIl, 3-4 (1983), 198-220; M. Şeker, “Political View of „Ali:Evaluation of the work of „Ali so-called “Fusul-I Harj u Naqd”, Collecta Turcica, vol. VllI, ed, D. Panzac, Paris 1998,85511 Prof.. dr. Halil İnalcık 178 Këtë mendim e ka përsëritur Vakanuvis Naima, në hyrjen e gjatë që ka shkruar për historinë e filozofisë. Ibn Halduni nga vështrimet e tij mbi historinë, projektoi teorinë mbi organizimin e shoqërive të cilën intelektualët osmanlinj dëshironin të shfrytëzonin për një sqarim praktik. Me një qasje të tillë kuptojmë historicizmin apo teorinë mbi ndryshimin e shoqërive dhe shteteve në bazë të ligjeve të caktuara në faza të njëpasnjëshme. Osmanëve aq i rëndësishëm iu duk Ibn Halduni sa që Pirizade Mehmed Sa‟ib (1674-1749), filloi të përkthente në turqisht librin e tij (1725-1730). Përkthimin e përfundoi dhe e botoi Ahmed Xhevdet Pasha. Shihet që edhe Katib Çelebiu në veprën e tij me titull Fusul-i Hall u’Akad, në të cilën analizon shkaqet e themelimit dhe rrënimit të tridhjetë e dy dinastive, pason filozofinë e historisë së Ibn Haldunit. Osmanlinjtë, diturisë islame i kanë bërë dy shërbime shumë të mëdha, e para është shkrimi i veprave që i pëkasin mendimit islam, numri i të cilave arrin deri në 250 mijë dhe e dyta ruajtja e tyre nëpër biblioteka. Veprat enciklopedike mbi dituritë islame të përpiluara nga ata edhe sot shfrytëzohen si vepra referencë në dituritë islame. (Haci Halife, Molla Lutfi, Taşköprülüzade). Fillet e Turkologjisë në Europë Gjatë viteve 1453-1553 mbretëritë evropiane kishin frikë nga mbretëria Osmane dhe njëkohësisht ajo perceptohej si fuqi superiore, institucionet ushtarake dhe politike të të cilit imitoheshin prej tyre.12 Më 1530 Martin Lutheri botoi broshurën e tij me titull Libellus de ritu et moribus Torcorum, ku bën një krahasim mes turqve dhe të krishterëve. Ai përshkruan turqit si njerëz që jetojnë thjesht, me karakter, të Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia virtytshëm dhe modest. Thotë se fshatarët në Evropën Lindore jetojnë në kushte aq të vështira sa që turqit i shohin si shpëtimtarë dhe si të tillë i mirëpresin.13 Sulltan Sylejman Ligjvënësi i bëri ftesë Lutherit të vinte në Turqi në cilësinë e ambasadorit gjerman. Por kur Osmanlinjtë e kërcënuan Gjermaninë, Lutheri si gjerman dhe krishterë shpalli turqit si “shërbëtorë të djallit” dhe bëri thirrje ndaj të gjithë të krishterëve që t‟i luftojnë ata.14 Përkundër kësaj shumë predikues lutherian lirisht predikonin dhe ftonin njerëzit në sektin e tyre në territoret Hungareze të cilat ishin nën mbrojtjen Turke. Në atë kohë një shkrimtar gjerman Paul Anderbach, duke analizuar praktikat e luterianëve siç ishin liria e besimit dhe adhurimit, luterizmin e shihte si fe të afërt me Islamin.15 Deri në çfarë shkallë mund të mbrojmë tregimet dhe pretendimet e princërve humanistë të Italisë (Deissman) për përvetësimin e traditave greko-romake nga ana e Fatih Sulltan Mehmedit? Është një e vërtetë historike se ai kishte themeluar një biblotekë me vepra greke dhe romake në pallatin e tij, se ka pranuar në pallatin e tij humanistë italian dhe dijetarë grek si Ciriaco d‟Ancona dhe Amuritzes, dhe ka ftuar dijetarët grek të cilët kishin ikur në Itali që të kthehen në Stamboll. Vlen të merret parasysh edhe deklarata e bërë nga Papa Piu II ndaj Sulltan Fatihut, në qoftë se ai pranonte të bëhej i krishterë, atëherë do të merrte në mënyrë të ligjshme titullin e perandorit Romak. Po ashtu është e vërtetë se Sulltan Fatihu ka kërkuar nga Patriku i Kishës Ortodokse që të shkruajë një broshurë ku do të tregoheshin në mënyrë të përmbledhur bazat e fesë Krishtere. Si posedues i Stambollit, Sulltan Fatihu pretendonte të ishte edhe Perandor i ligjshëm i perandorisë romake dhe kah fundi i jetës me qëllim të pushtimit të Italisë e pushtoi Otranton (1480) e cila formonte një urëlidhëse natyrore. Në vitet e fundit të jetës së tij ka ftuar në pallatin e tij piktorin Gentile Bellini nga Vendiku, i cili ka bërë portretin e tij dhe ka porositur afreske për muret 864. 12 Për një bibliografi të botimeve të bëra për turqit në Evropë gjatë shek.16, shiko C. Gëllner, Turcica: Die europaischen Tiirkendriike des XVl, Jahrhunden, I-ll, Bucharest¬Berlin 19611968, Për kushtet ekonomike shiko. Mustafa Ozel, “Iktisadi Oryantalizmin Sonu” Divan, hulumtimet shkencore, VIII (2000/1), 1-28..K.M, Setton, „Lutheranism and the Turkish Peril‟, Balkan Studies. III (1962), 137 vd. 179 K.M, Setton, „Lutheranism and the Turkish Peril‟, Balkan Studies. III (1962), 137 vd. 19/20. Ibid. 14 Ibid. 15 Ibid. 13 180 Prof.. dr. Halil İnalcık e pallatit të ri, si ato që bëheshin në pallatet italiane. Por duhet të jetë e drejtë se interesimi i Sulltan Fatihut për humanizmin ishte në funksion të qëllimeve të tija politike dhe atë interesim e shihte si mjet. Nuk duhet të harrojmë se ai ftonte çdo javë në oborrin e tij dijetarët myslimanë dhe duke qenë ai vet kryesues i mbledhjes, bëheshin diskutime dhe debate mbi fenë islame dhe filozofinë. Asnjëri prej dijetarëve osmanë nuk ka treguar interesim sikur ai për humanizmin. Ndoshta ai kishte përqafuar të drejtat dhe kulturat krishtere dhe islame por mbi ta bënte plane dhe projekte perandorake. Në gjysmën e parë të shek. XVI në përpjekjet kundër habsburgëve, mbreti Francës François i jepte rëndësi të madhe aleancës me mbretërinë osmane dhe më 1536 urdhëroi që në College Royal (sot College de France) të mësoheshin gjuhët e lindjes dhe vendosi që të mblidhen shkrimet dhe veprat e lindjes në Biblotheque Royal (sot B.Nationale). Ky institut dhe biblioteka do të bëhen institute themelore të orientalistikës në Francë. Kolbert një ministër i mbretit Luixhi i XIV vendosi të themeloj Jeunes de Langue, një shkollë të gjuhëve më1660, sipas shembullit të shkollës “Djemt e gjuhëve” në Venedik me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve të përkthyesve nëpër përfaqësi dhe konsullata. Nga këto shkolla dolën edhe familjet e përkthyesve. Vitet 1721-1762 ishin vitet e shkëlqimit të shkollës, shkolla u mbyll në shek. XIX më 1873. Kjo shkollë pranohej si e nevojshme sa i përket diturive të gjuhëve të Lindjes, tregtisë, artit dhe diturive në përgjithësi. Më 1795 poashtu u hap një Shkollë e Gjuhëve të Lindjes (Ecole des Langues Orientales Vivantes). L’Institut Nationale des Langues et Civilisations Orientales është vazhdimësi e kësaj shkolle. Në sajë të studiuesve që kanë dale nga kjo shkollë ka lindur Orientalistika (R.Mantran). Me fjalë të tjera, mësimi praktik i gjuhëve, ka hapur rrugën për hulumtimin e gjuhëve të Lindjes dhe civilizimet e tyre. Kjo lidhje kulturore ka përbërë një prej themeleve të mirëkuptimit dhe miqësisë tradicionale në mes Francës dhe shtetit Osman.16 Në të vërtetë aleanca Cent-cenquanenaire de I’ecole des Langues Orientale: Histoire, organization et ensiegnment de /’lico/e Nationale des Langues Orientales Ylvantes. Paris 1948; Enfants de Langue et Dragomans. Dil Oglanlan ve Tercumanlar, hazirlayan, F. Hitzel, istanbul: Yapi Kredi Yayin16 Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 181 e diplomacisë franceze me osmanët gjatë shekujve XVI - XVIII ka qenë mbështetja më e rëndësishme e Francës në luftën e tyre kundër habsburgëve dhe në ruajtjen e baraspeshës politike në Evropë. Për shembull në këtë shkollë ishte i arsimuar përkthyesi françez Andre de Ryer, i cili ka punuar në konsullatën e Aleksandrisë dhe është i njohur si përkthyesi i parë i Kur‟anit në gjuhën françeze. Përveç kësaj, ai është edhe autor i veprës Sommaire de la religion des Turcques dhe i një gramatike të gjuhës turke (1630). Gjithsesi Ryer është prej turkologëve të parë në mesin e orientalistëve. Sa i përket gjermanëve, fushata ushtarake që e ndërmori Sulltan Sylejman Ligjvënësi pas rrethimit të Vjenës 1529, ndaj perandorit Karli i V i njohur si “fushata gjermane” e vitit 1532, kishte rritur frikën e një pushtimi të afërt tek gjermanët. Në atë kohë gjermanët iu përveshën studimit serioz të gjuhës dhe historisë së osmanëve. Kush ishin këta turq që kërcënonin atdheun e tyre ? Më 1567 u përkthye në gjuhën gjermane dhe u botua nga ana e J. Gaudier një histori e shkurtër e osmanëve, Anonim Tevarh-i Al-i Osman 956/1549. Pastaj në Gjermani, Johannes Leunclavius(1533?-1593) u bë udhëheqësi i hulumtimeve për osmanë dhe u bë i famshëm me përkthimin e kronikave osmane në latinisht dhe gjermanisht. Ai jo vetëm që e përktheu në latinisht dhe gjermanisht librin e historisë së shkurtër Anonim Tevarh-i Al-i Osman (Annales Sultanorum Othmanidarum, Frankfurt 1588) por më vonë botoi edhe historikun e botimit të këtij libri në një vepër tjetër në latinisht me titull Historiae Muslumanae Turcorum de monumentis ipsorum exciptae libri XVIII(Frankfurt 1590) duke e prezantuar atë botës intelektuale lan, 1995, M. Roche. Assistance el eu/ture [rançaise dans l’Empire Ottoman. 1789·/868. istanbul, Paris 1989; C.D. Rouillard. The Turk in French History, Tought and Literature, 1520-1660. Paris 1941. A. Berthier, «A I‟origine de I‟etude dela langue turque en France», Varia Turcica. XIX (1992) Melanges offerts a Louis Bazin, 77·82. H. Laurens, Ata sources de L’orientalisme: La bibllotheque de Barhelemi de Barthelemi d’Herbelot, Paris, 1978. M. Roche. Assistance el culture française dans l’Empire Ottoman, /789·1868, istanbul, Paris 1989; C.D. Rouillard, The Turk in French History, Tought and Literature, 1520-1660, Paris 1941. A. Berthier, UA I‟origine de I‟etude dela langue turque en France». Varia Turcica. XIX (1992) Melanges offerts a Louis Barin, 77-82 H. Laurens. Ata sources de I’ orientalisme: La bibliotheque de Barhelemi de Barthelemi d’Herbelot, Paris, 1978. Prof.. dr. Halil İnalcık 182 europiane . Turkologjia dhe turqizmi në Turqi Revulucionarët nacionalist dhe liberal me origjinë polake dhe hungareze të cilët kishin gjet strehë në shtetin osman dhe pastaj kishin përparuar në shkallët e pushtetit (Celaledin, Omer Pasha) kanë punuar dhe janë munduar të zgjojnë vetëdijen e turqizmit tek osmanët. Derisa në anën tjetër, politika e regjimit të Rusisë cariste ishte kristianizimi – rusizimi i të tjerëve, si përgjigje ndaj kësaj politike, te popujt turq - myslimanë zgjohej lëvizja nacionaliste. Strehimi i përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje në territorin e shtetit osman të banuar nga turqit dhe kërkimi i përkrahjes këtu (Jusuf Akçura) përgatiti lindjen e lëvizjes së turqizmit. Një burim tjetër i rëndësishëm i vetëdijes së turqizmit janë shkollat ushtarake. Në këtë rreth më së shumti është ndjerë rreziku rus dhe në librat e mësimit pranë lojalitetit ndaj dinastisë është kushtuar kujdes edhe vetëdijësimit për turqizmin. (Sülejman Paşa). Në fund, ata që arritën deri tek vetëdijesimi kombëtar turk, për habinë e tyre burimet e ideve kombëtare i gjetën në turkologjinë franceze, angleze dhe hungareze. Xhelaledin Pasha duke shfrytëzuar librin e Leon Cahun, Hyrje në Historinë e Azisë (Introduction á l’histoire de l’Asie, Turcs et Mongoles des origins a 1405,Paris 1896), përcakton rëndësinë e turqve në historinë e botës. Libri i Cahun-it përkthehet së bashku me disa shtesa nga ana e Necib Asım, (Historia e Turqve, Stamboll, 1316/1900) dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e nacionalizmit turk. Prej 1830 dhe gjatë tërë dekadës anglezët morën iniciativa që të përmirësojnë dhe të reformojnë ekonominë osmane, njëkohësisht në fushën e turkologjisë qëndronin më përpara. Në parafjalën 78 faqëshe të librit Gramatikë e Gjuhës Turke (Grammer of the Turkish Language, London 1832) të dedikuar Sulltan Mahmudit të II, autori A. L. Davis bënte fjalë rreth gjuhëve turke, historisë së vjetër dhe civilizimit turk. Duke e parë si rrezik të madh për kolonin e vetIndinë, politikën sulmuese të Rusisë ndaj Turkestanit dhe përhapjen e Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 183 saj në Azinë Qendrore, Perandoria Britanike më 1870 dhe në vitet në vijim nxiti Sulltanin Osman që të ndërmerr politika më aktive në këtë regjion. Në kohën e Sulltan Abdylhamidit të II u vendosën lidhjet e drejtpërdrejta diplomatike me mbretërinë e Kashgarit. Edhe pse këto kontakte ishin të përkohshme ato hapën rrugë interesante dhe nisma tërheqëse në Turqi sa i përket idesë së bashkimit dhe unionit turk. Me paralajmërimin e anglezëve se Rusia cariste dëshironte të pushtonte jo vetëm mbretërinë osmane por edhe të gjitha mbretëritë turke në Azinë Qendrore, dhe pushtimet e bëra nga Rusia në këtë drejtim, çoi deri tek lindja e ndjenjës për fatin e njëjtë mes popujve turq të asaj hapësire. Në Stamboll u vërejtën disa lëvizje politike dhe kulturore me qëllim të bashkimit me turqit e Azisë Qendrore. Shejh Sylejmani botoi një fjalor Çaĝatay Lugatı dhe nga ana e qeverisë u dërgua në Azinë Qendrore. Miratohej mendimi që dinastia Osmane kishte prejardhjen nga fisi turk Kaj. Në Söĝüt u ndërtua muzeu i Ertugrullit. Këstu dhe Orientalistët janë themeluesit e turkologjisë, filologjisë turke, kurse V.Thomsen17 është i pari që ka arrit të gjejë dhe të deshifrojë mbishkrimet në përmendoret e Kok-turqve të vjetra rreth 800 vite, të shkruara me alfabetin e vjetër turk- runik. Përpiluesi i fjalorit dialektologjik turk është W. Radloff dhe veprat më të mira dhe më autoritative mbi popujt turq të Azisë Qendrore i ka shkruar V. Barthold. Të gjithë këta dijetarë perëndimorë kanë dalë nga shkolla e orientalizmit. Zbulimi i monumenteve të Orhonit ka zgjuar një ndjenjë të entuziazmit në mesin e turqve gjatë viteve pas 1900 dhe ka luajtur rol në zhvillimin e turqizmit dhe në fund në themelimin e Institutit të Turkologjisë më 1924, duke vendosur si degë shkencore studimin e turkologjisë në Turqi. Por prapë ka mbetur si problem mësimi dhe zbatimi metodave perëndimore të filologjisë. Ky boshllëk do të mbyllet me dërgimin e studentëve të turkologjisë për studime në Perendim dhe gjithashtu duke punësuar në universitetet tona ekspertët turk-tatar të ardhur nga Rusia dhe Gjermania. Deshifrimi i gjuhës me të cilin ishin shkruar mbishkrimet në Monumentet e Orhonit 17 V.Thomsen,Turcica, Helsingfors 1916, deshifruesi i pare i mbidhkrimeve të Orhonit,për herë të pare në Turqi i bëri të ditura Nexhip Asim duke e shfrytëzuar veprën e Thomsenit. 184 Prof.. dr. Halil İnalcık shënon një pikëkthesë të rëndësishme në zhvillimin e turkologjisë dhe të nacionalizmit turk. Këto mbishkrime tregonin për epopenë, letërsinë e Kök-turqëve (Gök-turqëve) të cilët gjatë shek. VI-VIII kishin shtrirë sundimin e tyre në tërë Euro-Azinë. Leximi i këtyre shkrimeve ka ndikuar shumë në zhvillimin e turkologjisë në Perendim. Në mesjetë, iranianët dhe kinezët ishin të informuar për këto shkrime. Për herë të parë në Perendim për këto shkrime bën fjalë në librin e vet suedezi Philip Johan von Strahlenberg gjatë kthimit në Europë më (1722), i cili kishte parë dhe kishte analizuar këto shkrime, derisa gjendej në Siberi për vuajtjen e dënimit. 18 Deshifrimin e gjuhës së shkrimeve të Orhonit dhe Jenisejit për herë të parë e ka bërë gjuhëtari danez V. L. P. Thomsen (1842-1927), për këtë zbulim ai ka shpjeguar në mbledhjen e mbajtur më 15.12.1893 në Akademinë e Shkencave të Danimarkës dhe tërë tekstin ka botuar me titull Inscriptions de l’Orkhon dechiffrees. Ai ka vazhduar studimet e tij në këtë çështje deri më1925.19 “Leximi i Shkrimeve të Orhonit ka hapur një epokë të re në turkologji.” (Hasan Eren) Shkrimet e Orhonit në një mënyrë të shkëlqyer kanë nxjerrë në shesh antikitetin turk dhe kjo është bërë burim i një entuziazmi dhe krenarie në Turqi. Për këtë zbulim të rëndësishëm, për herë të parë lexuesin turk e ka njoftuar turkologu Nexhip Asim, me veprën e tij Monumentet e Orhonit (“Shkrimi shumë i vjetër turk”, “Historia e Turqve”,1316/1900), i cili ka dhënë kontribut të madh për historinë e kulturës turke. Më vonë Hüsein Namık Orkun (1902-1956) është prej turkologëve të parë turk, i cili kishte studiuar turkologji në Hungari. Ka përkthyer në gjuhën e sotme turke veprën “Shkrimet e vjetra turke” dhe është botuar nga Instituti i Gjuhës Turke.20 Hulumtimet e mëtejshme Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 185 rreth shkrimeve të vjetra turke, si shkrimet e Orhonit dhe tekstet e vjetra ujgure i kanë vazhduar turkologët gjermanë dhe turq. Kështu në Orientalistikën perendimore, turkologjia ka arritur të zë pozitë dhe të bëhet një prej çështjeve dhe temave të para për hulumtime. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi nga ana e turkologëve të metodave filologjike – hermeneutike, të cilët kanë qenë në zhvillim e sipër që nga periudha e humanizmit. Viteve të fundit, prof.Talat Tekin ka boutuar shkrimet dhe gramatikën e tij duke shfrytëzuar të gjitha të dhënat e turkologjisë perendimore në mënyrë shembullore. Sa i përket ekspertëve të huaj dhe për studimet dhe botimet në vendet e huaja në fushën e turkologjisë mund të përmendim veprat e A. N. Kononov (vepra e pare e botuar më 1972), pastaj kohëve të fundit Dr. Hasan Eren botoi veprën voluminoze mbi „Turkologjinë dhe Turkologët e Huaj‟ (Türklük Bilimi Sözlüĝü, I.Yabanci Türkologlar, Ankara: TDK 1998). Dr.Eren na tërheq vëmendjen se në vitet e fundit numri i turkologëve është duke u rritur dukshëm. Mbi historinë letrare - fetare turke Gjatë vitit 1914 në revistën Dituria (I, 611-645) doli një artikull, hulumtim i gjatë me titull, ndikimi i Hoxha Ahmet Jeseviut në letërsinë Çagataje dhe Osmane. Ky artikull mund të konsiderohet si fillim i veprës së madhe klasike „Sufitë e Parë në Letërsinë Turke‟ i cili për herë të parë është botuar më 1918 në Stamboll, (bot. i tretë, Ankara 1976). Kjo vepër ka hapur një epokë në studimet mbi historinë e letërsisë turke, historinë letrare fetare turke dhe në përgjithësi mbi 18 Das Nord und östliche Theil von Europa und Asia, Stockholm 1730. Strahlenberg hakkinda bkz Hasan Eren,Turkluk Sozlugu, Ankara 1998,302•304. Për biografinë e Thomsenit shikoni Samlede Afhandlinger, I-IV, Kopenhag 1919-1931. 19 20 H.N.Orkun ka lindur në Stambool më1902,pas mbarimit të Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë në Stamboll (1924)ka vazhduar studimet në degën e turkologjisë në Universitetin e Budimpeshtit dhe është bërë asistent i turkologut të famhëm hungarez Gy.Nemeth (1890- 1976).Pas doktoraturës së bërë në Universitetin e Budimpeshtit ka botuar shkrime në gjuhën hungareze.Më 1930 kthehet në Turqi dhe punoi si profesor në Institutin Gazi për Edukim dhe Mësuesi.(1931-1932,H.İnalcık ka mrrë pjesë në mësimet e tij).Ka punuar si sekretar i përgjithshëm i Türk Ocaĝı.Veprat e tij janë:Bota Turke,Budimpesht 1928,Stamboll 1932; Mbi Oguzët,Ankara 1935,Shkrimet e Vjetra Turke,Stamboll 1936. E Vërteta e Fjalës Turke, Ankara 1940. 186 Prof.. dr. Halil İnalcık historinë e kulturës turke. Këtu po i përmendi disa rreshta, të cilat i shkroi turkologu i famshëm hungarez Gy Nemeth për këtë vepër. Në këtë fushë të vështirë Koprylizade ka sjellë një udhëzues të atillë, i cili ashtu siç i zgjodhi shumë çështje aktuale po ashtu do të lehtësojë në masë të madhe edhe procedurat hulumtuese në të ardhmen”. Pajtohem plotësisht me Ahmet Yaşar Ocak, i cili ishte një dijetar i ri që pasoi metodologjinë e Kopryliut në hulumtimet e historisë së fesë së turqve, dhe për të shkruan: “Kopryli ka ditur që në mënyrë të shkëlqyer të shfrytëzojë aftësinë e tij për sintezë dhe aftësinë intuitive, dhunti,të cilat çdo dijetar mund të mos i posedoj. Në veprat e tij të ndryshme, problemet dhe çështjet të cilat i ka shtruar në një formë apo një tjetër dhe natyrën e të cilave ka shpjeguar, sot janë shfaqur ashtu siç kishte parashikuar ai, në shumë përfundime që kishte arritur sot janë vërtetuar edhe më fuqishëm”. Orientalisti francez Cl. Huart, për librin Sufitë e Parë në Letërsinë Turke thotë: “Në këtë vepër shohim me mahnitje zbatimin e parimeve më rigoroze të cilat mësohen në universitetet perëndimore në fushën e historisë dhe letërsisë. Në rast se dalin vepra që e pasojnë, atëherë kjo vepër do të hapë një epokë të re”. Në Universitetin e Stambollit, Kopryli kishte pranuar konceptin “ambicie kombëtare” të Ziya Gökalpit dhe thotë se këtë vepër kishte shkruar që të “kuptohet dhe të shijohet shpirti kombëtar”. Vepra në fjalë edhe sot pranohet si vepër klasike në fushën e letërsisë dhe kulturës turke (por me zhvillimin e madh që ka pësuar gjuha turke në shekullin e fundit, i cili është aq i thellë dhe revolucionar, brezat e ri kanë vështirësi të lexojnë dhe të përfitojnë nga ai). Sipas mendimit të ekspertëve, sot është bërë e domosdoshme që veprat themelore si kjo e shkruar në gjuhen e vjetër të shkruhen (barten) në turqishten e re. Me veprën Sufitë e Parë, Köprülü ka hedhur gurthemelin e parë në hulumtimet shkencore mbi “kulturën kombëtare”, “frymën kombëtare” të rrjedhur në kohë ashtu siç kishte ëndërruar Gökalp. Kopryli pas kësaj vepre klasike ka vazhduar me hulumtime dhe analiza mbi historinë e fesë së turqve. Më 1921 në revistën e Fakultetit të Hermeneutika, orientalistika dhe turkologjia 187 Gjuhës dhe Letërsisë doli artikulli i tij me titull” Islami në Anadoll”. Ky artikull hapi shteg të ri sa i përket studimeve mbi historinë e fesë së turqve gjatë mesjetës, dhe për një kohë të shkurtër tërhoqi vëmendjen e orientalistëve dhe u përkthye në gjuhën gjermane në Vjenë, në revistën Mitteilungen zur Osmanischen Geschichte. Aty Kopryli korrigjonte gabimet e rënda të Fr. Babinger dhe hapte horizonte të reja sa i përket lëvizjeve fetare heterodokse në Anadoll. Mbi temën e njëjtë, në Kongresin Ndërkombëtar për Historinë e Religjioneve të mbajtur në Paris më 1923, lexoi artikullin me titull „Origjina e Bektashizmit‟, i cili më 1926 u botua në Paris, (” les origins du Bektachisme”). Me shkrimet për Abu Is‟hak Kazerunin të botuar më 1930 në Der Islam, pastaj me artikullin Bektashizmi në Egjipt, botuar më1935 në revistën Türkiyat, janë kontribute të rëndësishme për hulumtimet në fushën e historisë së religjionit të turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, në rend të parë orientalistët gjermanë dhe austriakë si: (P. Wittek, Fr.Giese. Fr.Kraelitz, T.Menzel, Fr.Babinger dhe Fr. Taeschner), ishin përqendruar në analiza të rëndësishme të burimeve të para osmane me metodat filologjike dhe të textkritik, kështu kishin arritur në përfundime të rëndësishme shkencore dhe sqarime për lindjen e shtetit osman (jo të perandorisë). Këto hulumtime dhe analiza kanë treguar se shteti Selçuk në Anadoll përfaqësonte një civilizim i cili nuk qëndronte aspak më poshtë se sa shteti dhe civilizimi Bizantin. Nga ana tjetër, fiset turkmene të cilët ishin vendosur në mënyrë të dendur në regjionet kufitare me Bizantin, duke zhvilluar luftëra të vazhdueshme me shtetet e tjera të krishtera (gaziyan,alplar) përfaqësonin një kulture origjinale, atë të jetesës në kufij. Në të vërtetë orientalistët gjermanë duke zbatuar metodat hermeneutike dhe të textkritik gjatë analizave të burimeve osmane, metoda këto të cilat ishin në zbatim në Perendim me qindra vite, kishin hapur një fushë tërësisht të re për hulumtime. Përktheu nga gjuha turke: Senad Gushlla Prof.. dr. Halil İnalcık 188 Hermeneutics, Orientalism and Turkology Summary The term hermeneutics (the science of interpretation of the text) in Greek mythology means “Messenger who translates God›s commandments into a language that people can understand.» It is a term that is derived from the word ‹ Hermes ‹. In ancient Greek language hermeneuia carries the sense of ‹ interpretation with wisdom ‹ . Hermeneutics as a scientific concept means an art of translation of a text /opinions belonging to a different culture, into language which is understood by respective society. In contemporary meaning, hermeneutics has to do with the development of notion method (way). The first work on hermeneutics was written in 1654 (Hermeneutica Sacra by Dannhauser ), since this notion is institutionalized in four areas, including the area of: 1. Theology, 2. Philology, 3. Legal and 4.Philosophy. Here we are interested with the first two that come to light with European Humanism, thus with the interpretation of sacred texts by hermeneutical method. Keywords: Hermes,hermeneutics, orientalism, turkology.
Benzer belgeler
Ahmet (Xhemajl) Ahmeti Gani (Xhemajl) Ahmeti Elmi
e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të
shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë?
Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në de...
lidhja e hoxhallareve te shqiperise
kanë dalë në shesh pas kohës së Pejgamberit (J.Shchat ). Veçanërisht
është kritikuar marrja e isnadit (zinxhiri i trasnsmetimeve) si metodë
themelore në metodologjinë e hadithit.
Me themelimin e Dâ...
Nr.6 (134) Maj 2010
Gjatë kritikave kujdes u kushtohej këtyre parimeve. Gjatë
hulumtimeve kritike të një transmetuesi të hadithit merreshin parasysh
disa pika: të gënjyerit (mashtrimi), moskujdesia, kujtesa e fortë ap...
gazeta nacional 168
e kanë marrë si kriter për vlerësimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve të
shkallës më të lartë. Sot sa dijetarë dhe shkrimtarë kemi në këtë shkallë?
Sot është e domosdoshme të bëhet riorganizimi në de...
Revista AlbIslam 67
Këto dy qëndrime shpirtërore dhe shumë ndikuese në jetë, janë të përhapura
anekënd njerëzimit. Disa janë optimistë të mëdhenj aq të skajshëm saqë cilado përpjekje për
t’ua shuar këtë optimizëm ësht...
Imam Ahmed Ibn Hanbel
shesh nga dijetarët myslimanë nën emrin „usul (metodat, parimet) e
hyrjes në komentimin e Kur‟anit‟. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me
identifikimin e tekstit të Kur‟anit. Pas Librit të Shenjtë, ...